SHIFRAT/ Amerika nën "magjinë" e bimëve shqiptare: I përdorim për ilaçe

21 Shkurt 2018, 16:57Sociale TEMA

“Një çaj lavande i ngrohtë, mente, trumzë dhe borzilok”, recetë e lashtë, e përmendur nga Shekspiri në Përrallë Dimri dhe gjithkush është i lirë të mendojë efektin e bekuar shëronjës të shpirtrave të trazuar.

Ka vetëm një vend të bekuar në Europë, me qindra lloje bimësh shëronjëse e aromatike. Shqipëria, sherebela e së cilës shijohet nga mijëra familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi ynë zë 70% të tregut sherebelës në Amerikë, por sherebelës sonë autoktone të quajtur ‘albanian sage’ i kanoset një rrezik i madh.

Për shkak se kërkesat nga jashtë janë të larta, ka nisur të mbillet pa kriter farë e huaj sherebele, hollandeze, polake e madje edhe kineze.

Shijuesit e çajit ‘albanian sage tea’ e kanë nuhatur këtë ndryshim dhe kultivuesve të sherebelës shpesh i mbetet malli stok i kthyer nga tregjet eksportuese.

Mungesa e tregjeve, pasojë edhe e mosfunksionim të hallkave nga kultivimi deri në eksport, është një nga problemet madhore të këtyre fermerëve, por ka edhe të tjera.

“20% ia falim diellit dhe 20% shtetit” është shqetësimi nga grumbulluesit e Koplikut për TVSH-në 20% dhe vështirësitë për ta rimbursuar atë nga shteti.

Infrastruktura, kushtet për ruajtjen, teknologjia për tharjen, problematika e çertifikimit të tokës të kërkuara për përfitim nga skemat e finacimit, të gjitha këto kërkojnë një vemendje më të madhe dhe më afatgjatë.

Zgjidhjet janë shpesh më të qarta nga ata që i përjetojnë problemet. Ndaj, kultivuesit, grumbullesit dhe përpunuesit e bimëve mjekësore në Shqipëri kërkojnë mbështetje.

Çfarë kërkohet

Përpunuesit e bimëve mjekësore nuk kërkojnë asgjë të jashtëzakonshme përveç garantimit të markës autoktone shqiptare. Ja disa nga kërkesat e tyre:

Sherebela shqiptare, tregojnë specialistët, nuk ka të krahasuar me fidanët hollandez. Ndaj duhen nxitur fidanishtet me farë autoktone shqiptare.

AgroWeb thotë se 1 kg sherebelë u blihet me më pak se 4 dollarë fermerëve shqiptarë, ndërsa në Amerikë në Walmart vetëm 20 gramë sherebelë shqiptare shitet rreth 5.2 dollarë.

Veç të tjerash vihet re një rënie e ndjeshme e çmimit të blerjes së sherebelës në Shqipëri duke dëmtuar komunitetin e mbledhësve të saj.

2 komente në “SHIFRAT/ Amerika nën “magjinë” e bimëve shqiptare: I përdorim për ilaçe”

  1. lavdosh says:

    dhe keto ja kerkojne qeverise? Crazy? Fermeret mbjellin jashte kritereve dhe nuk jane ne gjendje te bejne ate qe eshte e mire per ta. Presin nga qeveria tju thote cfare te bejne, tju hapi tregje dhe te tju rrisi vleren! Idiotesira qe vetem ne Albanistan egzistojne

  2. Al says:

    ore idiot ,cfare krahasimi ben ti me walmart.edhe portokallet ne greqi blihen me 15 cent kg por shiten 1.2 euro kg. edhe qumshi shitet per pak cent kg nga fermeret por nje kg djath eshte 8000 leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje