Vdiq në moshën 99 vjeçare Billy Graham, evangjelisti i krishterë amerikan që ka predikuar për miliona njerëz në mbarë botën.
Udhëheqësi ungjillor ka këshilluar figurat më të fuqishme e më të njohura të shekullit të 20-të, përfshirë çdo president amerikan nga Harry Truman tek Barack Obama.
Sipas ekspertëve të fesë, Billy Graham ishte një udhëheqës karizmatik, një nga pak evangjelistët amerikanë që e përçonte mesazhin te masat e mëdha të njerëzve, pa marrë parasysh bindjet fetare.
Në vitin 1950 ai themeloi shoqatën evangjeliste “Billy Graham” për të përhapur më tej ungjillin nëpërmjet “kryqëzatave” të tij të famshme, seanca shumëditore predikimi, që shpesh mbaheshin në stadiume.
Ai i zhvilloi këto “kryqëzata” në çdo kontinent, përveç Antarktidës.
Billy Graham ka predikuar në ish- bllokun sovjetik përpara rënies së komunizmit.
Në dimrin e vitit 1994, Billy Graham mbajti predikime në Kinë dhe Korenë e Veriut, ku gjithashtu u takua me udhëheqësit politikë dhe fetarë të atyre vendeve.
Si rezultat i udhëtimeve të tij, ai arriti në përfundimin se krishterimi nuk është më një fe vetëm perëndimore.
“Krishtërimi është më i fortë në Afrikë, në Amerikën Latine dhe në Azi se sa në Europë.
Në Europë quhet ende krishtërim, por nuk ka shumë forcë dhe fuqi.
Isha në Romë dhe pata një bisedë me Papën lidhur me këtë.
Mendoj se ai pajtohej me atë se tashmë, jeta e vërtetë e krishterimit ndodhet në atë që ne e quajmë bota e tretë“, ka thënë Billy Graham.
perse u duhet nje lajm i tille mbi udheheqesin ungjillor kristian sumqireve muslims……..!!!??
Po,eshte e vertete,atje ku eshte injoranca eshte Krishterimi.
Rilindja Evropiane lindi se ju te Krishteret e Kryqezatave barbare e late ne sketere.
Kujt i plasi iraku se vdiq ky predikusi mashtrimit. Me se normle qe jeta e vertet e krishterimit ndodhet ne ate qe ne e quajme bota e trete, sepse fukarenjte dhe hallexhinjte mbajne shprese nga qielli. Te zgjuarit dhe puntoret mbajne shprese tek vendimet dhe llogjiken e tyre te kultivuar me shkollim dhe kjo eshte e verteta absolute !!!!
Lamtumire, Bill!
Cna duhet Krshti i Palestines ne jemi Europian.