Skandali brenda skandalit: Pedagogët nuk paraqiten, shtyjnë provimet. Një histori për...

23 Shkurt 2018, 11:41Sociale TEMA

Kërkojnë të drejtat e tyre pedagogët dhe është normale se duhen mbështetur, pasi kanë në dorë të ardhmen e kombit.

Pavarësisht kontestimeve që dikush ka për cilësinë e mësimdhënies apo rastet sporadike, kur një pedagog pyet në fund të muajit “pse ka dhe rrogë për ne?!”, e përgjithshmja është se nga protesta nuk vjen asnjëherë keq. Aq më tepër nga pedagogët tanë.

Pasi kohët e fundit situata në Universitetin e Tiranës ka qënë në qendër të debateve politike dhe jo vetëm et atyre politike por dhe vete brenda perbrenda kuoples se universitetit.

Debati në krye të herës filloi si një reagim për shkak të vonesave në dhënien e pagesave për stafin akademik, ku pagesa e muajit janar ju dha pothuajse në mesin e shkurtit.

Pedagogët kanë zhvilluar dhe një takim me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, ku i kanë parashtruar kërkesat e tyre dhe i kanë lënë afat deri në 10 mars për dhënien e një zgjidhjeje përfundimtare, në të kundërt do të dalin në protesta.

Të gjithë, e theksuam, jemi dakort me profesorët dhe shumë mirë bëjnë që ngrenë zërin për problematikat e universitetit.

Por ka një problem. Mirë që për pedagogët u ngrit shqetësimi deri në instancat më të larta, madje dhe në publik, po për studentët kush do e ngrejë zërin?

Duke zbritur në bazën e shqetësimit tonë, ajo që është fakt është se studentët e fakultetit Histori-Filologji jo pak herë janë ankuar për sjellje jo korrekte të profesorëve.

Duke qënë se tani është edhe sezoni i provimeve, studentët ankohen se në shumicën e rasteve provimet nuk zhvillohen në datën e paracaktuar.

Nga Fakulteti shprehen se studentët paraqiten në auditore për të zhvilluar provimet, ndërkohë që në momentin e fundit pedagogët i njoftojnë se kanë ndryshuar orën e provimit, apo dhe më keq akoma në disa raste ju ndryshojnë edhe datën.

Studentët bëjnë vajtje-ardhje në fakultet, sipas axhendës tepër të “ngarkuar” të pedagogëve.

Po për këtë kush do mbajë përgjegjësi? Pedagogët jo e jo, pasi kanë axhendë tjetër.(TemA)

2 komente në “Skandali brenda skandalit: Pedagogët nuk paraqiten, shtyjnë provimet. Një histori për…”

  1. O says:

    Kërkojn té pasurohen pedagogët nga xhelozia pasi në këtë gjendje s’ju a var kush

  2. Nyc says:

    Ata qe nuk paraqiten ne pune pushohen nga puna. Ne asnje vend nuk paguhesh Po nuk punove. Kane goje dhe ankohen pedagogucet qe nuk dine te shkruajne nje fjali pa gabime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje