VIDEO: “Bisha” pritet të godasë Europën

24 Shkurt 2018, 19:17Sociale TEMA

I ftohti siberian pritet të godasë Europën javën e ardhshme, teksa metereologët parashikojnë që moti i keq të zgjasë dy javë.

Rrymat e ftohta do të shoqërohen me reshje bore dhe ulje drastike të temperaturave disa gradë nën zero. Skocia, Britania dhe vendet skandinave do të jenë të parat që do të përfshihen nga “bisha” sic e kanë emërtuar metereologët, teksa më pas i ftohti do të përfshijë të gjithë Europën, kryesisht alpet në Spanjë, Itali, Francë, Kroaci dhe Europën Juglindore, ku do të ketë reshje të dendura bore.

Disa metereologë në Britani kanë dhënë alarmin se vendi do të përfshihet nga i ftohti më i ashpër që prej vitit 2013.

Do të jetë më ngrohtë në Polin e Veriut se san ë Europë- mësohet të kenë thënë ata, ndërkohë që rënia e temperaturave tashmë ka nisur.

3 komente në “VIDEO: “Bisha” pritet të godasë Europën”

  1. zi says:

    Nu ka me i ba gja brisha Europes,
    or taj.

    1. Lynx balcanicus says:

      Na jena bisha vete

  2. Qumësht says:

    Kurse në Shqipëri do boj diell si pjesë e Afrikës që jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje