Nga Era Çela
Ishte plagosur në vitin 1983, kohë kur kryente shërbimin ushtarak. Iljaz Dashi, 55 vjeç nga Rrajcë, Bashkia Prrenjas, është plagosur në moshën 23 vjeç, kohë kur kryente shërbimin ushtarak. Mjekët nuk arritën t’i identifikonin plumbin e mbetur brenda në trup. E mbyllën duke thëne që ti je ushtar dhe je vetë-plagosur me bajonetë, për të mos bërë shërbim. Historia e tij.
Si ka ndodhur ngjarja dhe a mund të na tregoni konkretisht?
Unë isha atëherë 23- vjeç, u mobilizova më 20 Janar 1983 dhe mbasi mbarova periudhën tre mujore te garantinës, më caktuan me shërbim në repartin ushtarak të Brigadës së Prrenjasit, në atë kohë ajo ishte brigada më e madhe e Korpusit të Burrelit, mbasi ishte edhe rrethi kufitar, ku dhe në projektet e Ministrise së Mbrojtjes dhe Qeverisë së atëhershme ishte barriera e parë e bllokimit të kufirit në rast sulmi nga “armiqtë” e huaj jugosllavë, sepse Rrajca ishte vend kufitar.
Konkretisht kur ka ndodhur dhe a mbani mend ndonjë detaj?
Përgjigje! Posi e mbaj mend shumë mire, sepse atë kohë ishte korrik ka qënë ora 14:00 e ditës dhe unë sapo kisha marrë shërbimin në vendrojen e caktuar nga komanda e Brigadës Ushtarake. Dhe në një moment mua mu duk si kur diçka më pickoi,ose më mirë më ngrohu,a nuk e di se si të them,por mbas tridhjetë minutash sikur po më binte të fikët, atëherë thërrita përgjegjësin e rojes, që njoftoi komandantin dhe vajta në ambulancën e brigadës ku u mjekova. Mjeku më nisi menjëherë në spitalin Civil të Librazhdit ku unë ju nënshtrova disa analizave dhe më thanë që nuk ke gjë, shko në shërbim. Unë këmbëngula se e ndieja që nuk isha mirë, por mjekët kirurgë të asaj kohe më thanë që nuk ke gjë sepse ti je ushtar dhe e bën për të mos kryer shërbim, prandaj je plagosur vetë më bajonetën e pushkës. Në atë kohë kishte shumë raste që ushtarët nuk i rezistonin shërbimit dhe dispilinës së fortë ushtarake dhe bënin dhe vetëplagosje. Mbasi më mbajtën rreth një jave më nxorën nga spitali dhe më nisën përsëri në repart ku unë për dy vjet kreva shërbimin ushtarak.
A keni patur shqetësime gjatë kësaj kohe që ju shërbenit në ushtri?
Unë gjatë kohës që kryeja shërbimin ushtarak kisha dhimbje dhe ndjeja këputje, marrje mendsh dhe i pafuqishëm, por asnjë nuk ma vinte veshin,me shumë vështirësi lodhje dhe torturë shpirtërore dhe I këputur përfundova shërbimin ushtarak. Edhe kur u lirova nga ushtria ku unë kam punuar në punë të ndryshme,nuk kam qenë në rregull, ndjehesha se kisha shumë probleme dhe këputje, shume herë jam shtruar nëpër spitale, por asnjeri nga mjekët nuk arrinte të më thoshte se çfarë kisha. Madje dhe pas disa vjetësh unë u shtrova në spital ku u kurova, por pa me gjetur sëmundjen.
Por si u zbulua rasti?
Mua një ditë më kapi një dhimbje mesi dhe ra të fikët, vajta tek mjeku i fshatit Reshit Hana dhe pasi më vizitoi me tha që duhet të shkosh urgjent të bësh radio grafinë sepse ti mundet të kesh probleme. Vajta tek mjeku Petrit Dashi, të cilin e kisha edhe kushëri, nga grafia që më bëri rezultoi se kisha një plumb arme në shpatullën e djathtë ashtu siç pretendoja por që mjekët nuk e kishin gjetur. Mjeku më dha rekomandimin që të shkoj në spitalin ushtarak për tu operuar për të hequr plumbin. Dhe menjëherë bëra të gjitha analizat në spitalin ushtarak ku më pas mjekët kirurgë më hoqën plumbin nga shpatulla të cilin e kisha mbajtur në trup 35 vjet. E sot ndjehem shumë mirë.
Ja çfarë thotë mjeku Reshit Hana:
Si e ekzaminuat pacientin dhe që kishte problem, pasi sipas tij ka gjetur me plumbin në shpatull për 35 vjet?
Mua pacienti mu paraqit me mjaft probleme, por nga shenjat që mu ankua dhe nga vizita që bëra unë dyshova menjëherë për trup të huaj, brenda trupit të tij, por që të ishte plumb, mua nuk ma merrte kurrë mëndja,por fati e ka sjellë që është gjallë dhe është një rast tepër i rrallë, mesa kam njohur unë mjekësinë dhe e sa kam studiuar.
Pastaj, si vepruat?
Pra mbasi unë dyshova për trup të huaj unë i dhashë rekomandimin që duhet të bënte një radiografi të trupit të tij sepse dyshoja, por siç theksova jo për një plumb arme. Dhe është e vërtetë, ashtu siç dyshova, mjeku radiollog nxjerr që në trupin e pacientit në shpatullën e djathë, në vetebrën e pestë,ngjitur me kolonën e shtyllës kurrizore të ishte një plumb arme i kalibrit 7.62 mm. Atëherë i rekomandova që të shkonte në spitalin ushtarak për tu operuar urgjent,mbasi ti nënshtrohej disa analizave te specializuara. Ka qënë një qitje e largët, ku shpejtësia fluturuese e plumbit ka qënë në ulje jo shumë e fortë dhe ka bërë që të jetë pa probleme për pacientin. Por gjatë këtyre 35 vjetëve plumbi ka lëvizur në mënyrë të ngadaltë dhe ka mbetur ngjitur me shtyllën kurrizore dhe paraqiste tepër probleme për jetën e pacientit. Prandaj duhet të operohej urgjentisht. Sot pacienti gëzon shëndet të plotë,megjithëse ka vuajtur për një kohë shumë të gjatë,e që i ka sjellë shumë shqetësime,por është dhe me fat që më në fund shpëtoi nga dhimbja e tmerrshme që i krijohej në trup.(Librazhdi.info)
Nuk sqarohet si hyri plumbi ne trup; kush shtiu me arme; plagosje apo veteplagosje. Duket sikur plumbi ka ardhur “nga qielli”, pa zhurme. Ta kete bere vete veteplagosjen per te shpetuar nga sherbimi ushtarak? Po zhurma e qitjes? Po plumbat qe ishin te numeruar e duhej te jepje llogari se ku shkoi nje plumb? Ka shume mistere.
Joel, lexo mire. Ka qene qitje e larget thuhet me siper. Dmth diku ne ate zone jane bere qitje dhe nje plumb ardhur nga siper, i hyri ketij ne shpatull.
Turp faqa e zeze,
Po them per nostalgjiket e Enverit,qe atehere as grafi nuk kishin spitalet.
Lazi
Shyqyr paske shpetuar se mbete neper spitale.
Joel je i madh. IQ = 2
O ALBANUSH , radiot ai sitem i bente deri ne piken me te larget t territorit se dhe makina apostafat kishte ne at koh me aparaturat e radios , pyet te tem , perpara qarkullonte nje barcalet , shkoi makina radiografis ne nje fshat t larget ne veri dhe u fute nje grua brenda doktori mbylli deren dhe beri errsir i tha diles qe do bente radio xhvishu dile , po doktor i tha dila , prit doktori se po del dila per tek aparati ska , i thot doktori o dile a u xhveshe ,,po doktor i thot dila u xhesha po ti a u xheshe , viti 60t or çun dilja kujtonte se doktori desh me i bo noj pun , a e kupton qe ne çfar periudhe ka pas radio ne kte vend , pyesni para se te komentoni kur nuk keni habr nga ajo koh megjithse m varet ku keni jetu ne at koh.