Rama vazhdon denoncimet për ndihmën ekonomike, sjell rastin e vilës 3-katëshe në Malësinë e Madhe: Deri dje...

26 Shkurt 2018, 20:27Sociale TEMA
Rama vazhdon denoncimet për ndihmën ekonomike, sjell rastin e

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme me denoncimin e rasteve abuzime me skemën e ndihmës ekonomike. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë sjell rastin e një familje në Malësinë e Madhe, e cila ndonëse banonte në një vilë trekatëshe, trajtohej me ndihmë ekonomike.

Sakaq, ai sjell edhe rastin e një familje e cila është përshfshirë aktualisht në këtë skemë, për të përfituar ndihmë ekonomike.

“Lart vila 3 katëshe e F.P në Malësinë e Madhe që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.H po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.P është përjashtuar dhe A.H është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është në nevojë.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare”, shkruan kryeministri Rama

3 komente në “Rama vazhdon denoncimet për ndihmën ekonomike, sjell rastin e vilës 3-katëshe në Malësinë e Madhe: Deri dje…”

  1. O says:

    Barë miu me pikatore

  2. USA says:

    Vilen mund te ja kete ndertuar falur apo e ka ndertuar ate here kur ishte ne pune , e verteta eshte se ne cofte se eshte pa pune ose invalid ate here eshte turp te merresh me kete fshatarin , sepse bytha ben jashteqitje cdo kohe jo nje here ne vjet apo dy vjet , shikoni formularin dhe jo shtepiat shtet hajdut si pretendon te mbijetoje me jobitje shoferesh dhe me neperkembje te familjarve te emigranteve

  3. Bunkeri dhe Floriri says:

    Bunkeri , bir, na trego sa ka kushtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje