Pse Holanda është “parajsa” e re e krimit të organizuar

27 Shkurt 2018, 11:38Bota TEMA

Holanda është kthyer në “parajsën” e trafikuesve dhe shpërndarësve të drogës.

Këta të fundit drejtojnë një ekonomi të mirëfilltë paralele, ndërkohë që forcat e rendit përballen me vështirësi si burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe infrastruktura e dobët për një luftë efektive kundër bandave.

Për shumicën e hetuesve holandezë, “vendi ka tashmë tiparet e një narko-shteti”.

Sipas një raporti të policisë kombëtare, i cili u publikua të martën e kaluar, vetëm 20 % e rasteve të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës marrin vëmendjen e policisë, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të hetuesve.

Oficerët e policisë fokusohen kryesisht në rastet e vrasjeve apo grabitjeve të dhunshme, ndërsa krimet e vogla mbeten shpesh pa zbuluar dhe pa ndëshkuar.

“Në 25 vitet e fundit, kam parë shpërndarës të vegjël të kthehen në sipërmarrës të mirëfilltë me lidhje të forta politike dhe investitorë të respektuar”, thotë një prej 400 hetuesve që citohen në raport në kushte anonimati.

“Me burimet aktuale njerëzore, vetëm 1 në 9 grupe kriminale është subjekt i luftës kundër krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Përveç numrit të madh të shkeljeve dhe burimeve të pamjaftueshme, policia holandeze përballet edhe me trajnimet e pamjaftueshme, shërbimet e pakta mbështetëse dhe vështirësitë burokratike.

Vendit i duhen 2000 hetues më tepër, citohet ish-hetuesi Jan Struijs në raport.

RT – Përgatiti: Gazmira Sokoli 

2 komente në “Pse Holanda është “parajsa” e re e krimit të organizuar”

  1. O says:

    Gjithçka e legalizuar në Hollande

  2. Zigur Qarri says:

    Hollanda ka dy portet nga me te medhenj ne Europe,nje nga faktoret qe mundeson
    edhe trafikun e droges.Hollanda liberale,ka qene gjithmone qendra e trafikanteve
    te droges.Ky problem mund te jete edhe me Shqiperine kur te mbaroi Porti i Karpenit
    ne katundet e Kavajes,qe sipas Milva Ekonomit do te investohen 5 miliard Dollare dhe
    do te punesohen 70 mije persona,nderkoh qe Porti Roterdamit ka 1100 te punesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje