Ushqimet që nuk shiten, dhuratë për familjet e varfra. Ligji i ri në Francë rezulton i suksesshëm

27 Shkurt 2018, 09:09Bota TEMA

T’ua dhurosh ushqimet e mbetura të varfërve dikur ishte një akt bamirësie. Sot në Francë është një ligj që dënon me gjoba deri në 4500 dollarë ata që nuk e zbatojnë këtë.

Kur u hartua ligji, në vitin 2016, ekspertët shpjeguan se supermarketet do të detyrohen të firmosin një marrëveshje bamirësie për ushqimet e pashitura.

A ka funksionuar deri tani?

Jacques Bailet i Bankës Ushqimore, një rrjet bankash të ushqimit, thotë se ligji i ri ka rritur donacionet dhe cilësia e ushqimit të dhuruar është përmirësuar.

Vullnetarët paraqiten në rreth 9 mijë supermarkete të Francës, ku marrin ushqime si kos, pica, fruta dhe perime.

Rreth 125 mijë vullnetarë në të gjithë Francën i dërgojnë ushqimet në kisha dhe vende të tjera, nga ku bankat e ushqimit i shpërnajnë për familjet e varfra.

Në Francë rreth 5000 aktivitete bamirësie lidhen me bankat e ushqimit dhe falë ligjit të ri, rreth gjysma e donacioneve të tyre vijnë nga supermarketet. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje