Njihuni me satelitin kameleon, pёrdorim fleksibёl si asnjё satelit tjetёr mё parё

26 Shkurt 2018, 10:36Bota TEMA

Të hënën Eutelsat, Airbus dhe ESA prezantojnë në Portsmouth satelitin e parë quantum. Sateliti i komunikimit i gjeneratës së re ka një përdorim fleksibël si asnjë satelit tjetër më parë.

Para tre vjetësh – më 9 korrik 2015 – Eutelsat, Airbus dhe Agjencia Europiane e Astronautikës (ESA) ranë dakord për ndërtimin e një sateliti të telekomunikacionit. Tani ky satelit është gati. Të hënën (26.02) ato e prezantojnë atë në Portsmouth-in britanik. I pranishëm do të jetë edhe astronauti i ESA-s Tim Peake.

E veҁanta e Satelitit-Quantum: ai është një i shtuquajtur satelit kameleon, që mund t’u përshtatet nevojave të klientëve të vet me një shtypje të butonit.

Konkretisht kjo do të thotë: ai mund të rrezatojë sinjalin, që e dërgon në Tokë me objektiv të caktuar dhe të harmonizuar duke rregulluar forcën dhe frekuencën e tij individualisht sipas nevojës.

Deri tani satelitët e telekomunikacionit janë ndërtuar disi statikë: ata janë të fiksuar në orbitën gjeostacionare dhe marrin ose dërgojnë frekuenca sinjalesh, që pastaj me frekuencë të pandryshuar dhe me një forcë sinjali të paracaktuar kthejnë në sipërfaqen e Tokës një gjurmë të paracaktuar. Kjo gjurmë duket si një njollë e madhe.

Në periferi të njollës sinjali është më i dobët – në qendër më i fortë. Kush do të marrë një sinjal në periferi të gjurmës duhet të përdorë një antenë parabolike të madhe. Në qendër mjafton një antenë e vogël, ndoshta me një diametër më pak se një metër.

Tek satelitët e ri do të jetë krejt ndryshe: ndonëse ai do të jetë sërish një satelit gjeostacionar, ai do të dërgojë në Tokë jo një por tetë sektorë rrezatimi që rregullohen veҁmas. Me këtë ai prodhon edhe tetë gjurmë, që janë të përdorshme veҁmas. Diametri i tyre mund të variojë nga 600 kilometra deri në një të tretën e sipërfaqes së globit. Edhe forca e sinjaleve, gjerësia e transportuesve dhe frekuenca mund të përcaktohen nga përdoruesi.

E mundur është madje, që gjurma të ndjekë vazhdimisht objektivin e saj – si p.sh. anijet, që e ndryshojnë pozicionin e tyre vazhdimisht.

Edhe mundësia për ta ndryshuar frekuencën sipas nevojës shërben për sigurinë. Nëse dikush përpiqet të dërgojë sinjal pengues ndaj frekuencës së përcaktuar, përdoruesi mund ta kalojë atë në një tjetër kanal.

Satelitin e kanë ndërtuar inxhinierët e Airbus-it në Portsmouth dhe në Guildford në Britaninë e Madhe. Së shpejti ai do të niset për në Tuluzën franceze, ku do të përgatitet n dhe do të provohet.

Më pas Sateliti-Quantum vitin e ardhshëm do të dërgohet me një raketë Falcon 9 Rakete të SpaceX në atmosferë. Një marrëveshje përkatëse e ka vendosur Eutelsat më 2016, por mund ta përdorë atë edhe për transportin e një könnte ihn aber auch für den Tra sateliti tjetër.

Sateliti do të zerë një pozicion mbi Atlantik, prej nga mund të shërbejë si për Amerikën e Europën edhe për Afrikën. Më pas do të shtohen edhe dy satelitë të tjerë – të paktën njëri për Azinë.

Por në afatgjatë nuk do të mbetet me kaq. Pritet, që të tillë satelitë kameleonë të bëhen gjithnjë e më shumë standard ndër satelitët e telekomunikacionit.(DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje