Moti i acartë, 55 viktima në Europë

2 Mars 2018, 09:55Bota TEMA

Arrin në 55 numri i viktimave nga vala e motit të keq që ka përfshirë Europën që prej të dielës.

Lajmin e bën të ditur BBC-ja.

Situata më e rëndë paraqitet në Poloni, ku numri i viktimave ka shkuar në 21.

Shtatë viktima të tjera janë regjistruar në Sllovaki dhe 6 në Republikën Çeke.

Moti i acartë ka shkaktuar viktima edhe në pjesë të tjera të Europës.

Tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, 5 në Lituani, 4 në Francë, 2 në Serbi dhe 1 në Britaninë e Madhe.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje