"Skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu ", Fatos Klosi i përgjigjet vëllezërve Haxhia: Ja e vërteta

2 Mars 2018, 14:27Politika TEMA

Vëllezërit Haxhia janë bërë krejtësisht të pabesueshëm! Kështu shprehet Fatos Klosi, ish shef i SHIK-ut, pas një sërë akuzash që i kanë bërë ditët e fundit vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia, të akuzuar dhe të dënuar për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit.

“Nuk marr asgjë seriozisht nga ato që thonë vëllezërit Haxhia. Përderisa ata sajojnë situata dhe emra që unë nuk i kam dëgjuar ndonjëherë, atëherë unë i vë në dyshim edhe deklaratat e tjera të tyre.”

Kështu u shpreh dje ekskluzivisht për gazetën ‘DITA’ ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, pas akuzës që Ismet Haxhia bëri dje se “Fatos Klosi i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte në gjyq se Sali Berisha ishte urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.”

Një ditë më parë, Fatos Klosi i cilësoi të pabaza akuzat Izet Haxhisë kundër tij.

I pyetur për akuzën se së bashku me “Grupin e Rognerit” planifikoi vrasjen e Azem Hajdarit, Klosi tha se nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e ish-badigardit të Berishës.

“Më morën nga Prishtina dhe më thanë, mos u bëj merak se çfarë shkruan Izet Haxhia. Më mirë se të tjerët, e di unë se çfarë kam bërë në punën time.

Kur nuk u merakosa kur dola para Komisionit Hetimor Parlamentar, kur i kisha të gjithë kundër, kur kisha dhe Nanon dhe Berishën përballë sepse ishin në periudhë mjalti mes tyre, e jo më tani me Izetin.

Atëherë nuk pata asnjë merak se isha i qartë se çfarë kisha bërë me detyrën time”, shprehet Klosi.

Duke folur për gjyqin e Azem Hajdarit, shprehet se Izet Haxhia duhet të kishte folur gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, tani është vonë dhe dëshmitë e tij nuk do të mund të ndryshojnë asgjë.

“Unë nuk besoj se kjo do të përmbysë ndonjë gjë. Sepse shumica e njerëzve nuk janë gjallë. Ata që e vranë, vërtet nuk janë. Jaho është në burg dhe ai nuk ka folur dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Them se është e vështirë të ndryshojë ndonjë gjë në atë gjyq”- thotë ai.

Sipas Klosit, vrasësit e Azem Hajdarit i kanë thënë se ishin në hakmarrje me të, por Berisha kishte interes nga eliminimi.

“Vrasësit më kanë thënë se ne me Azemin ishim në hakmarrje, por Berisha kishte interes nga ai eliminim. Bashkëpunuam të dyja palët dhe u krye. Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi”, thotë Klosi.

17 komente në ““Skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu “, Fatos Klosi i përgjigjet vëllezërve Haxhia: Ja e vërteta”

  1. Shkelcim Miri says:

    Shkrim i perseritur pas tre ditesh

  2. Ish agjent special Somalez says:

    “Me moren nga Prishtina dhe me thane , mos u bej merak se ç’fare shkruan Izet Haxhia” ?????!!!!!!! ….. Citoj …. Fatosin (Klosin) ?????!!!!!!!! Si ta kuptojme kete “xhevahir” Fatosi i Klosajve ???!!!! Qe padronet e tu qenkerkan ne Kosove ….. Prishtine ???!!!! Qe “grupi i Rognerit ” qenkerkan kosovare dhe ne pushtet (Prishtine) …???!!! Qe ti vazhdon mban lidhjet me “grupin e Rognerit” ……. vazhdon te jesh ne sherbim te tyre ????!!!!!!! Klosi ….. ti e di mire “ku ka tym …. pa zjarr nuk eshte” !!!! Shume enigma shume “hije” ….. domosdo qe SH.I.K-u ka pjesen e vete ne shume “meselera” !!!!!!!!!

    1. tarasi says:

      o ….. ish agjent special somalez , ti duhet te ishe shefi i SH.I SH , me meritat e tua nuk do ngelej asnje ceshtje pa u zbardhur ,me teorite e tua do te kish zili dhe Sherlock Holmes . Duhet ta dish qe ne det ka disa lloje peshqish qe peshkohen pa karem , nje nga ata je dhe ti , te thote tjetri qe : ikisha te gjithe perballe, me hetuan nga te gjitha anet ne komisionin e parlamentit , dhe nuk doli gje qe une jam fajtori edhe kur Saliu dhe Fatosi ishin ” bashke ” . Te ka shpelare trute panuklla e Saliut …… Eshte e mundur sot ne 2018 te besosh Saliun ?? eshte them une e beson ti ………..

      1. Ish agjent special Somalez says:

        O tarras-ça fort i nderuar replikues …….. ku e pe “hijen” Salen ti ke komenti im i mesipermi ???!!!! Une thjesht bera disa pyetje duke u bazuar ne nje thenie-fjali e cituar nga vete i zoti artikullit qe po komentojme ….nga Fatosi i Klosajve !!!! Ti si peshk qe kapesh me karr-em jepi pergjigje pyetjeve ose me shpjego se ç’donte te thoshte Tosi i Klosit me ate citoj : Me moren nga Prishtina dhe me thane , mos u bej merak se ç’fare shkruan Izet Haxhia !!!!!!! Izeti eshte ne Turqie dhe jo ne Prishtine ……. plus Izeti eshte nga Tropoja dhe jo nga Prishtina ……. pra ti mer peshk karr-emash me shpjego se ç’hyn ketu Prishtina me intervisten replike te Izetit ????!!!!!! PS: Nese sje ti vete Fatua i Klosit do te jesh ndonje nga ata peshqit qe mban ne akuarium Tosi dhe i ushqen me kerma …… dmth peshk “pirania” (Piranha) !!!!

  3. Miri says:

    Klosi ti funderine qe je futur ne mijera hale,keshtu te gjen o krunde,pseudoprofesor,fare e kuqe.

    1. Mami Mirit says:

      Miri mamiqiri…

    2. XheJ eN Bi says:

      Mami Mirit….
      Pse të dogji komenti i Mirit.
      Të dogji sikur Miri fjeti me mamin tënd
      dhe jo se komentoi për F.Klosi-n me një antipati
      që ka për të.

  4. Demi says:

    Me thane, i thashe, me tha….
    Nivele ordinere nga te dyja palet…
    Se kush jane tropojanet e angazhuar ne politike dhe ne kriminalitet tashme i njeh publiku…
    Njeh edhe nivelin ordiner qe ata transmetuan gjate ketyre viteve me ne krye llumin dhe dyshen kriminale Berisha-Hajdari..
    Por nuk kam pare dhe degjuar askund por edhe ne Shqiperi, nje tjeter person te dyte, qe te kete qene drejtues i i instititucionit me te rendesishem informativ sic eshte SHISH, dhe qe te dale ore e cast e te jape opinione publike te pabazuar ne ligj, ne profesionalizem dhe ne seriozitetin e institucionit, ku ato te cilat kane ndodhur duhet te jene vetem te dokumentuara dhe ne snje menyre nuk duhet te nxirren ne pazar sic ben ky Klosi ore e cast…. Dhe ne te kundert, drejtuesi i SHISH nuk ben debat publik me kriminelet dhe te denuarit nga drejtesia.. Kushdo qe nuk e ndjen veten fajtor ndjek rrugen ligjore per ta provuar, dhe celesat e drejtesise nuk i ka Klosi ne dore, te te nxjerre fajtor apo te te nxjerre te pafajshem.. Kaq mend besoj te dyja palet e kane..
    Si ka mundesi qe ky ka i ka takuar e biseduar me vrasesit e Hajdarit dhe ata i kane thene keshtu e ashtu…Edhe nese per shkak te pergjegjesise dhe te detyres qe kishte ka marre takime te tilla, keto nuk mund te behen publike dhe jane pjese e procesit hetimor e me pas pjese e procesit gjyqesor. Kush do qe ben akuza mund ti referohet dokumenteve, dhe ky duhet te jete qendrimi zyrtar i Klosit….Duke bere protagonistin kot dhe duke folur studio me studio, jo vetem e ka ulur nivelin, por te ve ne dyshim nese vertet ky ka patur informacione se si u zhvilluan ngjarjet???!!! Dhe e verteta eshte se Fatmir Haklaj u kap shume vone nga autoritetet dhe rrinte ne mes te Tropojes e Komisariatit te Policise si ne shtepi te vet, megjithse ishte ne kerkim jo per vrasjen e Hajdarit por per nje vrasje tjeter brenda nderteses se Komisarjatit !!!!
    Klosi jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera me te cilat e ka perballur detyra e tij shteterore, nuk duhet te beje politike por ti mbylle keto histori ne sirtaret e kujteses, dhe te beje politike si nje politikan qe di te mos i ngaterroje detyren shteterore me politiken e dites dhe ate ne pergjithesi…
    Thjesht tregon qe nuk eshte profesionist dhe se ishte ne ate detyre rastesisht sic ishte me pare Gazidedja.
    Politika gjithnje ne keto vite eshte tallur me Shqiperine dhe shqiptaret sepse ne krye te institucioneve ka patur te tille trapa qe jo vetem nuk kane bere pune, por me shume kane demtuar..

  5. Ali Pasha says:

    Klosi ne foto i pershtatet 100% detyres qe ka kryer. Gjynah ti thuash profesor keti m.ti… jo m.t por qenef..

  6. Jak Boston says:

    Kriminel i ati Bilbili, kriminel i biri Fatosi.
    Familje kriminelesh te kuq hajduto-kriminelo-tradhetare.

  7. Ardi says:

    Po ti disa muaji me pare I referoheshe Izetit, e quale thesar per kete ngjarje?! Ti plehre e kuqe…ptuuu

  8. katarakti says:

    Po ti o Fatos çfare pate qe u fute ne kete mesele. Pse nuk i le tropojanet Izet/Sali te merreshin mes vedi?!

  9. murat kepa says:

    Ata nga Prishtina,të morën në telefon,se bandën e SHIK-t e krihove dhe me banditë nga Kosova.Për çfsrë ta japin prnsionin nga Kosova,për poshtërsitë që i ke bërë këtij populli,së bashku me banditët që qeverisin në Kosovë.Nuk e di çfarë presin familjarët e z.Krasniqi,që nuk e hedhin në gjygj këtë banditë.Ky është njeriu më i poshtër,që ka drejtuar këtë shërbim,ky është njeri i 99,mos e merni nëpër studio këtë bandit.Ky tradhëtoj shefin e tij për para,mpstër shumë e ndyrë

    1. Eri says:

      Cili eshte zoti Krasniqi Murat,nese se ke bezdi t’me shpjegosh pak?

  10. komentuesi says:

    Fatos me ke meresh a derzi.
    maloket ca thon sot e mohojne neser.

  11. alex says:

    nje e vecante e shqiptarit. e analizon tjetrin dhe nuk pranon ta shajne te tjeret, po nuk kini pune tjeter o derezinj .merruni dhe lexoni ndonje liber me femijet tuaj ndihmoni ne punet e shtepise beni pak pazar dhe mendoni si ta nxirrni lekun per familjet tuaja etj si keto .
    mos u merrni me klosrat dhe haxhiajt se ata ashtu jane gatuar per ta ngrysur jeten e tyre . nuk i nxirrni ju qimmrat nga qullrat .I paudhi e gjen rrugen vete.
    a e shikoni si ziren gjoja analistet ne tv te gjithe flasin ne nje kohe dhe asnjeri nuk pranon tjetrin. turp , mjere ne qe jemi larg dhe ju themi miqve tane pusho pak se do degjoj pak shqip ….dhe pastaj e mbyll tv se turperohem per gjullurdite qe cfaqen ne cdo kanal shqiptar. ja keshtu jeni dhe ju komentues varianti shtellunga shani nga nena e baba per saline me company ..eh

  12. Shemia says:

    Vrasja e AZEMIT edhte demonstrative; e vrau shoqeria e vet per shkak se i preu ne bese. Kete e dinte Berisha, prandaj e stimuloje hakmarrjen. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. E
    Ermali

    O Fatos pushti ,po per oficerin e zbulimit shqiptar qe per arsye te dobeta ekzekutoi ne mes te Tiranes nene e bije , dhe me ndrhyrjen tende u dergua jashte shtetit per strehim dhe harese do na thuash gje ?????? Fale vendosmerisese se bijes dhe motres se viktimes , u investigua privatisht dhe u soll vrasesi ne Shqiperi u perball me drejtesin......thuaj dicka, ceshtje eshte dhe kjo , na ke care trapin nje jete me Azemin , me Axhine dhe Saline .....jep llogari plere , pse financove dhe dergove jashte shtetit nje kriminel ordiner .....thuaji hapur gjerat , ta mesoj e te gjithe qe ti pusht ke drejtuar nje digaster me metodika kamora ......lere Haxhine , Haxhia eshte ne burg , Azemi ka ikur me kohe .....trego pse ndihmove oficerin e spiunazhit te tejkalonte ligjin dhe te ndihmohej nga ana finaciare por dhe te largohej jashte me ndrhyrjen tende personale ......trego pusht i pist

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje