Basha nuk e do më Berishën në PD

4 Mars 2018, 18:02Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Situata më e fundit në selinë blu, ka sjellë lëkundje dhe ndryshime të cilat tashmë janë konturuar mes dy grupimeve, të përfaqësuara nga Lulzim Basha dhe një pakicë e cila ka mbetur besnike e Sali Berishës. Duket qartë se Lulzim Basha nuk e do më Berishën në PD, dhe kjo për shumë e shumë arsye. Natyrisht jo pa ndihmën e Berishës, ai e rimori sërish PD edhe pas humbjes katastrofale në zgjedhje. Kaq i mjaftonte si fillim. Por zhvillimet e fundit, kanë treguar se Partia Demokratike, gjithnjë e më shumë po shkon drejt një ndarje të thellë, qysh pas daljes së grupimit “Lëvizja për ringritjen e PD-së”.

Në këtë ndarje, e cila po kthehet në shpërbërje, de facto edhe Berisha është pjesë e një celule, që realisht nuk mbështet Bashën në zhvillimet e fundit brënda partisë. Debatet fillimisht treguan se palët nisën të sfidonin njëri-tjetrin, duke kërkuar dhe vëmendjen liderit historikë të PD. Do të ishte ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, një nga besniket e Berishës , e cila do ta vlerësonte atë si “personin që mban Bashën kryetar të PD, dhe po të donte ai, Basha ikën brenda 24 orësh”.

Deklarata e saj në fakt ishte edhe si sfidë ndaj Bashës, i cili qysh në hartimin e listave të deputetëve (krahas fanatikëve të tij) po kërkonte të distancohej gradualisht nga Berisha. Megjithë heshtjen e Lulit, ishte zoti Berisha që ndjeu disi peshën e fajit, pasi ishte ai personi që katapultoi në krye të PD personin që humbi zgjedhjet, shkatërroi partinë, dhe që rifitoi postin me vota të blera nga besnikët e tij në rrethe. Në fakt deklarata e zonjës Topallit, kishte nisur ti “kriste” marrëdhëniet mes Lulit dhe Berishës, pasi ishte ky i fundit që në daljet e tij, nisi të atakonte Bashën, por duke qenë mjaft rracional. Por gjërat nisën të ndryshojnë, dhe në krah të Lulit nisën të dalin me deklaratat dhe veprimet e tyre edhe ish-besnikët e dikurshëm të Berishës.

Ndër ata ishte do të ishte edhe Paloka që do të deklaronte se “askush nuk mund të shkarkojë kryetarin e partisë, qoftë edhe Berisha, ndërkohë që ai ka marrë votat e anëtarësisë”, natyrisht duke dalë edhe kundër zonjës Topalli dhe zotit Patozi. Por zoti Berisha qysh nga ajo kohë dhe vazhdimisht , ka vazhduar të rezistojë dhe të tregojë se “ i ka akoma ai në dorë fatet e PD”, edhe pse Luli kishte nisur të tregonte se “ishte ai në krye të PD, kurse Doktori është thjeshtë historia e saj ”.

Ardhja në PD e deputetëve (prurjeve të reja) të tillë si Salianji apo dhe Duma, gjetjet specifike të Lulit, do të sillnin të tjera surpriza në deklarata televizive, dhe kulmi arriti kur Grida do ta quante Berishën “thjesht koleg”. Apo mjafton të kujtojmë deklaratën e Lulit e bërë gjatë fushatës elektorale se “demokratët e dinë shumë mirë kush është kryetari i PD, zoti Berisha nuk ka asnjë lidhje me listat, ishte vendimi ekskluziv i imi. Nuk ia kam lejuar vetes të komunikoj me Berishën për zgjedhjen e kandidatëve”.

Edhe periudha më e fundit, që lidhet me “krushqinë” me LSI, apo dështimet e protestave “popullore” kanë qenë sërish “ekskluziviteti” Lulit, duke e rrënuar edhe më shumë atë parti. Pavarisht se i pranishëm në “aksionet” e fundit opozitare të PD, duket qartë se zoti Berisha nuk është ndjerë mirë, nuk ka qenë entuziast, dhe nuk ka mbështetur me bindje politike Lulzim Bashën, tek shikonte në rreshtat e fundit të turmës ish-bashkëpunëtorët e tij, të përzënë dhunshëm nga partia, apo kur nuk e futën fare në listën e folësve në podium. E thënë shkurt, Lulzim Basha nuk e do më Berishën në Partinë Demokratike, dhe ka kohë që nuk dëgjon as këshillat e tij. Nuk e do sepse “hija” e tij e dëmton, sepse prania e tij e zhvlerëson si kryetar apo lider, duke u ndjerë gjithmonë i dyti, dhe jo i pari në parti.

Por një arsye tjetër që e bën më të fortë bindjen se, Lulzim Basha nuk e do më Berishën në PD, është edhe fakti që lidhet me ngjarjet e fundit ku përfliten familjarët e Doktorit, apo dhe paralajmërimet e Kryeprokurores Marku se “do të hapen edhe dosjet e vjetra të mbyllura nga Adriatik Llalla”, duke i sjellë në vëmëndje atij rrugën e “Kombit” apo afera të tjera. Luli ka kohë që ka nisur të mos dëgjojë asnjë këshillë të Doktorit, duke krijuar terrenin e duhur që nesër edhe ta “shesë” atë. Ashtu sikurse ka bërë me partinë, Lulzim Basha natyrisht do të bëjë edhe me Sali Berishën, në këmbim të “qetësisë” personale, për të mos u bezdisur asnjë ditë të vetme nga Arta Marku deri në humbjen e rradhës në zgjedhjet e ardhshme.

18 komente në “Basha nuk e do më Berishën në PD”

  1. z ajazi, eshte e vertete dhe kjo eshte dukur qysh me listat, por basha ta dije se pa berishen do te thyeje turinjte. berisha duhet urgjentisht ta largoje me te gjithe menyrat lulashin sepse ndryshe pd do te shuhet si kandili.

    1. Lushnjari says:

      Kujt I plas kari ke pd apo ps

      1. Harillaqi says:

        E per ç’fare ta doje Basha Berishen,per ta dhjere ne koke? Me mire ta mare Basha Berishen ta vere plak bostani qe ta ruaj nga hajdutet.

  2. SAJMIRI says:

    Te them te verteten… na plasi cari. Nje e vertet tjeter eshte se berisha di tja dali mbare kur e ka lakun ne fyt… Kurre nuk mbylli dyert e ish sigurimseve, po ashtu dhe ish qeverritarve.
    Tani, e tera qendron ne duart e rames… Thua ti kete keq punet me ramen?
    Po tvsh-ja per bizneset e vogla do realizohet?
    Po uje do ngrihet?
    Po rruget do behen?
    Po rrogat do ngrihen?
    Po vetingu ke prokuror apo gjykates ka kapur?
    Po edukimi per adoleshentet kunder armbajtjeve dhe lendeve narkotike a vazhdon?
    Meqenese na ishte dhe edi ne izraeil sot,kur nje ish kryeminister izraelit u pyet se si ja dalin mbare me tere ato sulme terrorriste(vitet 90-2005),ai tha”jeta vazhdon, ecim perpara”
    Jeta ecen me cdo behet me saliun apo me pensione 100mij leksha?!

  3. Ohoooo says:

    Z .Ajazi qe nuk e do dihet ,po halli eshte se nuk ka bythe Luli « te mos e doje » Birrishen.
    Lulushi edhe.shurren po nuk I dha leje Birrisha nuk e ben dot
    Edhe listat jane 100% te Birrishes ,
    P.D. Birrisha e shkaterrovi qe kur beri aleance me Liken me.2009′,,,,dhe me vone e shkaterrovi kur futi ne liste « te djathte» si
    Kastriot Islami,, ,Asllan Dogjani. etj si keta duke e cuar P.D. drejt katastrofes
    Pavarsisht se ajo ngelet Parti e Ramiz Alise ,,,,,,,
    PARTIA E PARDESYVE TE BARDHA,,,,,,,,,,,,
    Duke u tallur me votiesit e saj te shumte ,pasi I ra komplet maska ,,,,

  4. Bushi says:

    Pd-ke dhe Sali Berisha kane shume gjynahe per te lare ketij populli e ketij vendi.Shperberja e turpsheme e pd-ke eshte gjynahu qe e ka zene,sepse zullume e saj nuk kane te sosur.Pra ate parti e ka zene gjynahu i popullit,qe mashtroi per vite te tera,e shkaterroi kete shqiperi,vrau shqipetare te pafajshem,vodhi gjithe pasurine e popullit dhe jane bere sot,nga bythegrisur qe ishin,jane bere miljonera me prona e pasuri marramendese.Zoti degjon dhe nuk vonon.Mallkimi i popullit do t’a zere,dhe do vuajne shpirterisht.

  5. Cutter says:

    Luli shef lekun,
    Xeni shef lekun,
    mire qe paguajne Gjekmarkajn te bej vajtojcen e kufomes politike te Sali Berishes

  6. Fokus says:

    Duhet te ishte larguar vete, po eshte legen qe se ka per turp te poshterohet. Cdo lider ka kohen e tij, ben luftrat e tij, me gjeneraten e tij, me pas largohet me ta. Ky i eshte qepur si mut pas kepuce Pdse, qe ne aparence ben sikur e ka lider shpirteror si Komeinin i Jatollaheve te Iranit, por ne realitet mezi presin qe te kepuse qafen. Berisha ashtu si Shqiperine ne 97, ushtrine, rendin, financat, drejtesine i çoi ne humnere, po ashtu beri dhe me PDne, keshtu qe kufoma e tij politike eshte nje peshe e vdekur qe terheq poshte drejt varrit te tij PDne e shkaterruar dhe ne PD jane te gjithe te bindur per kete.
    Po vete Berisha e di se PDja ka vetem nje mundesi te rimarre veten. Duhet publikisht te denoje krimet e Berishes dhe te shkeputet nga trashegimia e tij kriminale dhe vdekjeprurese. Basha nuk ka as mendere, as zgjuarsi per te qene lider. Vete eshte i paafte te marre qofte edhe nje vote, keshtu qe mban si ata femijet parazite, kufomen e prinderve ne frigorifer, per ti hangur akoma pensionin dhe pret qe Berishen tja qeroje Arta Marku. Te gjithe jane ne pritje te Arta Markut, qe nga Basha e deri tek teveqelet e tjere qe vagabondojne duke u qurravitur rreth kangjellave te PDse, te shporrur nga Basha.
    Paradoks por PDja per here te pare mendon si gjithe shqiptaret. Urojme qe Drejtesia te mos te vazhdoje dhe te beje si deri tani , qenin roje tek porta e kulles se krimeve te Berishajve!

    1. gjithashtu malok says:

      fokus… ky komenti jot duhet te botohet si artikull….
      po te jesh ne gjendje qe te prodhosh gjithmon analiza te ketij niveli, te keshilloj qe te mendosh seriozisht per ti hyr gazetaris.

  7. P-D,pa berishen eshte si nje kopshte pa lule.
    nje dezerte total.
    pa berishen ne parlament shqiponjes i keputet nje krahe.
    pa avokat berishen pd jete nje parti shterrpe.

  8. alphade says:

    Salikryemafiozi te pergatitet per ne burg . ,! Reci po e pret “krahehapur” !

  9. dashi kopes says:

    Atje le te rrije deri sa te qelbet. Nuk ka hale tjeter per nje mut qeni si berishovici

  10. uskania says:

    Jam plotësisht në një mendje me “fokus”. Berisha këto vite është sjellur si AJATOLLAH. Prandaj e zgjodhi Bashën. Por…edhe durimi i HIJES e ka një fund.

  11. DALLTON says:

    Zoti Artur PD ju thoni se e shkaterroi Saliu,une do te shtoj se Saliu e krijoi PD,por kush e shkaterroi Shqiperine dhe popullin shqiptar:1)Ramis-Alia;2)Fatos-Nano;3)Sali-Berisha;4)Ilir-Meta;5)Lulezim-Basha;5)Edvin-Rama.Jane keta persona qe larguan “Rinine-SHqiptare”,futen dhe kultivuan ashashin se bashku me kokainen,krijuan nji jete te pa sigurte ne SHqiperi ,futen ne hasmeri villain me villain,njohen ligjin e Leke-Dukagjinit ,nuk duan te futin SHqiperine ne EUROPE,nuk duan te bejne reformen ne drejtesi ,k/partive jane te pa zvendesushem ,DEPUTETET te zgjidhen nga kryetari dhe jo nga populli etj.Pra sa te jene keto figura ne politike SHqiperi s’ka per tu future ne EUROPE.Sepse keta jane sheike dhe jo shqiptare.

  12. Bledi says:

    Politika eshte si shahu
    Pd ka marre fund me figurat e vjetra
    Luli duhet te ndrroje lekure
    Berrisha e di qe urrehet komandon ne prapaskene
    Me lejen e tij Luli ben si i pavarur
    Me ata qe duan komand merret Berisha gjoja viktim e Lulit dhe ai vete
    Duan vota edhe te atyre qe kerkojn ndryshim edhe te besnikeve te vjeter.
    Te vjeterve ja mbledh votat Saliu
    Te rinjve ja mbledh Luli
    Pastaj i bashkojne te gjitha me Meten dhe Satelitet e tjere dhe keshtu bejne politiken e tyre ndryshe shperbehen dhe i ha ujku RAMA

  13. Tralala says:

    U ka ngel mendja te politika, se cfare mendon Luli e cfare pjerdh Berisha. U eshte zvogluar mendja, duke menduar e shkruar per Berishen keni harruar veten dhe ecurine ekonomike te vendit. Shqiptaret duan te jetojne e te rrisin femijte dhe s’u bie ne mend per brockullat e politikanve, as per jeten e tyre. Kur vine zgjedhjet po, futu voten kundra dhe vazhdo jeten tende.

  14. ledioni says:

    Thene shkurt Basha nuk e tha nje fjale te vetme as ne mbrojtje te kryetarit historik ne sulmet dhe kercnimet direkte si qe po i behen Berishes dhe femijeve te tij nga gazetare e eksponente politik.Jane vertete kerto signale se Berisha do te kaloje ma keq se Nano me Ramen.Kur kemi parasysh jkercnimet per kapjen e peshkut te madh,atehere kush ka nje fije mend ne koke e din fare mire se peshku i pare dhe me i madhi eshte Sali Berisha per te cilin FBI-a,CIA dhe vete Prokuroria e Shqiperise ka materiale,fakte dhe prova te bolleshme per ta hedhe pas hekurave.SI dfuke Basha e ka llogarite fare mire dhe per kete arsye me heshtje ka dhene signalin se ai dhe PD nuk do bejne zhurme ne momentin kur i ngulet grepi peshkut te madh.Kjo do i sillte Bashes pushtetin apsolut ne PD por edhe bonitete tek nderkombetaret.Ndryshe si te kuptohet fakti se vetem i biri i doli ne mbrojtje Berishes gjate sulmeve te fundit agresive qe ju bene.Kjo para pak kohesh do te ishte e paimagjinuar.Dukert se Basha ka filluar te kuptoje politiken.

  15. 99 says:

    Basha eshte teveqel dhe frikacak, i sherben padronit qe ka me frike. Amerika i shfrytezoi te njejten dobesi, qe i shfrytezoi Berisha. Po ky i fundit nuk deshi ta kuptoje qe pa pushtet dhe me peshen e frikes dhe pleqerise, po katandisej ne karagjozin me te madh te historise dhe ne tapetin te Bashes, qe deri dje terhiqte per hunde.
    Edhe asin qe i kishte ngelur ne dore Berishes, mundesine per te destabilizuar PD, Basha ja hoqi nga duart, duke i lene vetem qytetarin dixhital, si poshterim bezdises ndaj Arta Markut, qe duhet te zgjohet nga letargjia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje