Të shesësh një “Porche” për 20 paund dhe të fitosh më shumë se çmimi me të cilin e ke blerë

4 Mars 2018, 20:30Lifestyle TEMA
Të shesësh një “Porche” për 20 paund dhe të

Një agjent shitjesh në Chelsea di si të bëjë biznes.

Ai e pa emrin e vet në titujt e gazetave në gusht të vitit të kaluar, kur nxori makinën e tij “Porche Cayman” në shitje për vetëm 20 paund.

Ed Bezzant nuk ngurron të paraqesë në “Instagram” momente të jetës së tij luksoze në Londër.

Pjesë e këtij luksi janë edhe makinat e tij të shtrenjta.

Por kur i mërziten, ai di sit ë nxjerrë para prej tyre. Madje më shumë se sa paguar.

Ai vendosi ta shiste “Porche Cayman” vitin e kaluar, duke hedhur ofruar 2500 bileta me vlerë secila 20 paund.

Në fund, mes biletave, ai përzgjedh fituesin që merr makinën.

Me 2 500 bileta, ai mund të ketë mbledhur 50 mijë paund, ndërkohë që makina është blerë e re për 42 897 paund.

Makinën e fitoi një vajzë me emrin Chloe Issacs.

Tani Bezzant po e bën sërish këtë.

Ai ka nxjerrë në shitje një Jaguar F Type, me kilometrazh 22 mijë km. mes 2250 biletave, ai do të përzgjedhë live në Instagram biletën fituese.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

1 komente në “Të shesësh një “Porche” për 20 paund dhe të fitosh më shumë se çmimi me të cilin e ke blerë”

  1. hh says:

    Porsche porsche porsche. Gabim titulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje