Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është takuar me zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut, bën të ditur agjencia e lajmeve, Yonhap.
Sipas zyrës së shtypit të presidentit të Koresë së Jugut, Kim ka patur një darkë pune me të dërguarit specialë koreanojunogrë.
Kjo mund të jetë hera e parë që lideri i Koresë së Veriut takohet me zyrtarë të Koresë së Jugut që prej marrjes së pushtetit në vitin 2011.
Takimi erdhi në kuadër të vizitës që zyrtarët e Koresë së Jugut zhvilluan në Korenë e Veriut të hënën për të diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe mes dy fqinjëve rivalë dhe dialogun potencial mes Uashingtonit dhe administratës së Penianit.
Sipas mediave amerikane, të dërguarit e Koresë së Jugut pritet të nxisin dialogun për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean. Pas vizitës dyditore në Korenë e Veriut, delegacioni do të udhëtojë drejt SHBA-ve për të informuar zyrtarët amerikanë mbi bisedimet me Penianin. (TemA TV)