VIDEO/ Taulant Balla përgënjeshtron me zë dhe figurë Berishën

5 Mars 2018, 19:29Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Sot në Parlament dhe para pak minutash edhe në facebook Sali Berisha gënjeu përsëri, siç e ka edhe zakon, se gjoja ministri i Mbrojtjes së së Kolumbisë Luis Carlos Villegas ka folur lidhur me kokainën e kapur nga Policia shqiptare në Maminas.

Është një aksion i shkëlqyer i Policisë shqiptare dhe meritojnë tu njihet ky sukses, o Sali! Ua njohu SHBA, BE, Europol etj., vetëm ti dhe dishepulli Lul nuk doni tia njihni.

Më poshtë shikoni videon dhe fjalën e plotë të ministrit të Mbrojtjes së Kolumbisë:

“Atë që ju bëni në këtë bazë që nga karabinierët tek forcat tona Antinarkotik, Forcat Speciale, Policia Rrugore, të transportit, pilotët, të gjithë forcat tona ushtarake të bashkuara në këtë disfatë për të shkatërruar ashtu siç jemi duke bërë rrezikun më të madh, krimin e organizuar siç janë anëtarët, delinkuentet e (Klani i Gjirit ose Klani i Gjelbër).

Sot na shoqëron një delegacion amerikano-verior shumë special, që kryesohet nga Gjenerali dhe Dr.Ricky Waddell, i cili është njeriu i dytë në hierarki në qeverinë Amerikano-Veriore për sigurinë globale dhe dëshiroi të vinte në Kolumbi për të parë me sytë e tij.

E para, si është vullneti politik i këtij kombi për luftën kundër krimit, për kërkimin e sigurisë deri në nivelet më të larta, nga Z.President Santos, këshilltaret, ministritë e ndryshme edhe agjencitë që kanë të bëjnë me këtë lidhje kaq të fortë që ka Kolumbia me Shtetet e Bashkuara.

Edhe pikërisht dje mundëm të binim dakord në një horizont të ri bashkëpunimi për 5 vjet bashkëpunim, si komb, si forcë publike që prej tani deri në 2023, të paktën të kemi gjysmën e narko-trafikut që kemi tani, të paktën.

Kjo do të thotë të bëjmë akoma më shume sforco në çrrënjimin. Kjo do të thotë të bëjmë akoma më shumë sforco në zëvendësimin. Kjo do të thotë të bëjmë akoma më shumë sforco në ndalimin e pastrimin e parave dhe kapjen dhe dënimin jo vetëm të shefave të mëdhenj, por edhe atyre që insistojnë me dhunën e armatosur duke mbajtur krimin e organizuar.

Do të vendosim gjithë entuziazmin në këtë bashkëpunim për qëllimet e reja. Do të vendosim të gjitha mjetet dhe jemi të sigurt që edhe Shtetet e Bashkuara do të jenë në dispozicion të këtij vendimi politik, strategjik dhe taktik.

Në materialet e ndalimit (posterat) të operacionit “Agamemnon” ju keni mbrapa jush listën dhe fotot e 27 heronjve të forcave publike që kanë rënë në 4 vitet e fundit, që kanë dhënë jetën e tyre për të pasur një Kolumbi më të qetë, por gjithashtu një listë të arritjeve që tani do të shohim me detaje, që programohen edhe për të ardhmen si arritje operacionale shumë të rëndësishme.

Në këtë operacion “Klani i Gjirit” ka humbur më shumë se 100 tonë kokainë të pastër dhe këto janë më shumë se 6 miliardë dollarë amerikan nëpër rrugët e New York.

Kjo është ajo që nuk ka dalë më në qarkullim në botën e krimit, 6 miliardë dollarë vetëm me këtë operacion.

Edhe po shikojmë si Uraba (qytet) po rilind. Gjeneral Barga po më tregonte që ka filluar të përdoret fjala “Uraba e Lirë”, gjë që ne nuk e mendonim para 4 vitesh.

Në mënyrë që sot miqtë tanë të çmuar kemi në radhë të parë qartësinë mbi politikën tonë antikrim, antidrogë, kundër krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar dhe një shoqëri që do të mbahet në një horizont të paktën për 5 vjet me aleatët tanë kryesor strategjik të Shteteve të Bashkuara.

Kemi lajme të mira, se ajo që keni bërë ju, ka prodhuar rezultate të suksesshme me një rëndësi të madhe, javë pas jave, ditë pas dite, muaj pas muaji, gjatë këtyre 4 viteve dhe kështu do të vazhdojë derisa t’i gjejmë fundin kësaj organizate mafioze.

Kjo organizatë e di që fundi i saj është me forcën publike duke i vendosur para drejtësisë dhe ligjeve me rregullat që ekzistojnë, nuk ka rrugë të ndërmjetme dhe opsione. Këto janë të dyja prandaj do të vazhdojmë me gjithë entuziazëm këtë luftë dhe këtë operacion.

Prandaj do vazhdojë të vijë, derisa të mbarojë përgjegjësinë time, t’iu falënderojë ditë pas dite, ky është bashkimi i kolumbianëve në uniforme që ju shihni këtu ambasador, Gjeneral, Zotërinj te delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është manifestimi më i mirë i një shoqërie që ishte gati duke u rrënuar dhe sot me krenari mund të thotë qe i kaloi kërcënimet, që mundi të kontrolloi më të rëndësishmet mbas një beteje ushtarake dhe policore, dhe një negociatë politike si është ASFAR që vazhdon të ndjekë ligjin me entuziazëm të madh do të vazhdojë duke u përballur me ELN me një negociatë politike siç është ASFAR.

Dhe do të vazhdoi të përballet me pjesën tjetër të krimit të organizuar. Me këtë sukses që kemi arritur deri tani kemi akoma punë dhe ju sigurojmë që është një shtet i pa mposhtur kundër krimit dhe atyre që duan të turbullojnë hapjen e demokracisë me të cilën jemi krenarë të gjithë.

Në këtë mënyrë ju falënderoje për këtë vizitë, për këtë mbështetje politike për prezencën tuaj fizike Gjeneral, për vizitën që keni bërë sot në disa zona edhe prezenca ime këtu është gjithashtu për t’iu thënë që do të vazhdojmë të mbajmë këtë marrëdhënie strategjike me të, gjithë entuziazmin me gjithë rezultatet dhe me gjithë vendimet dhe plot me rezultate.

Urime Zonja dhe Zotërinj që jeni në këtë bazë dhe falënderimi i Kolumbisë është i madh dhe prezenca e miqve tanë Amerikano -Veriorë është gjithashtu një mesazh falënderimi dhe solidariteti.

Faleminderit!”

Në datën 2 mars 2018, ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë Luis Carlos Villegas i shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mes tyre Ambasadori i SHBA Kevin Withaker dhe Gjeneral Rick Waddell, Zv.këshilltar i Sigurisë Kombëtare, kanë vizituar bazën Antidrogë të Policisë Kombëtare, të Necocli, selia e operacionit politik dhe ushtarak “Agemenon II”. Qëllimi i vizitës ishte njohja me goditjet e bëra kundër organizatës kriminale dhe narkotrafikut e njohur si “Clan del Golfo”.

Ndërkohë Sali Berisha mundohet të vendosë në gojën e Ministrit kolumbian komentin pa burim të një radioje lokale.

5 komente në “VIDEO/ Taulant Balla përgënjeshtron me zë dhe figurë Berishën”

  1. ?? says:

    Po çmerreni me Berishën a derbardhë!
    Se shihni që është çmendur?!
    Shihni punën, zini drogën dhe realizoni premtimet se po vijnë zgjedhjet lokale, dhe do hani ndonjë turrinjëve.!
    Me BERISHAT , do të merret VETINGU.????????

  2. Ilir says:

    Balla, kape, balla Hidhu, balla ham, Balla kerce, Balla na..na …Qeni i rraces i Edi Rames…qeni qe ve partine mbi atdheun, pink color te ps mbi te kuqen e flamurit,por qen i shtrenjte ama…
    Ne kohe vere ka ne trup,ai + gruan e tije(e tije?) mbi 50 mije euro…
    Kushton te lehurit…

  3. seba says:

    DUhet te ndalin qenin plak te leh e te qelbe dynjane me genjeshtra sepse Shqiperia me shume i ka pa sherrin Salihut se Enver Hoxhes.Disa here u la ne gjak dhe u dogj e u shkatrrua Shqiperia nga Sali Berisha ne lufte per pushtet.Ky perbindesh politik me duar te lyera me gjak e kontaminoi dhe e degjeneroi deri ne ekstrem skenen politike shqiptare sa duket e pamundur ti kthehet normalitetit.Ky shkerdhate plakut ende hedh helm e ndytesi ne tentative ne riktheje gjakderdhjen dhe perplasjet.Eshte ne interes te shqiptareve ta izolojne kete hakubet dhe te kthehet normaliteti e mos te jetohet nen ethe si te jete tere kohen fushate zgjedhore .Duhet ti thuhet stop secilit qe luan me ardhmerine e shqiptareve dhe te qohet para drejtesise secili qe ka shkaktuar tragjedi me marrje jetesh te pafajshme dhe qe ka vjedhe e keqperdore djeresen e shqiptareve.

  4. VICTOR says:

    nickname Ilir, Balla po thotë se haleja sali, citoi ministrin e mbrojtjes së Kolumbisë,sepse gjoja ai kish thënë se njoftoi policinë Shqiptare, dhe Balla sipas teje servil i Edit, na tha diçka që ska lidhje me muhabetin e kështu që bën ti. Pra fol për çfarë ndodhi në Parlament dhe mos na trego përralla më servilë, sepse sa për servilë kemi memecin paloqe dhe mul halenë.

  5. alphade says:

    Thjeshte ilir qelbesi ! Do ta shohesh ku do te perfundoje jo vetem Berisha
    por edhe berishizmi si bande mafioze,hajne,vrasese,kriminele , nje bande
    gangstersh te tipit AlCapone, Gambino, Corleone, etj.etj. Fara juaj do te
    zhduket nje here e pergjithemone. U fillue me horrin Llalla dhe do te per –
    fundoi me monstren e Vicidolit dhe Ilir Floririn ….Kjo eshte e ardhmja juaj
    BURGU I RECIT . Raca me e ndyre qe ka pare kombi shqiotar..!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje