Thellohet rëndë skandali 1 milionë dollarësh i Lulzim Bashës. Dil Lul, dhe fol...

6 Mars 2018, 19:48Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Lulzim dil menjëherë dhe sqaro publikun për gropën e zezë ku e paske futur Partinë Demokratike!

Zbardhen lidhjet e fshehta të Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike me llogari bankare të dyshimta dhe kompanive të lobimit

Në një artikull investigativ të tre gazetarëve zbulohen fakte konkrete ku Partia Demokratike ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e Lulzim Bashës, në SHBA.

Siç konfirmon investigimi, Lulzim Basha kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.

Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj.

Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente.

Pas pagesës Muzin kontaktoi Stephen Bannonin dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në emër të Bashës dhe vendosi që Lulzim Basha të intervistohej nga Breitbart News.

“Në atë kohë, Shqipëria po kalonte një fushatë të hidhur politike.

Për disa javë, PDSH e Bashës, e cila udhëhoqi opozitën, kishte protestuar kundër koalicionit qeverisës të kryesuar nga kryeministri Rama dhe Partia Socialiste.

U fol që PDSH dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Dukej se Shqipëria mund të shkonte në trazira serioze. PDSH ju kthye republikanëve në Uashington për ndihmë,” konfirmohet në hetimin e tre gazetarëve.

Më poshtë, linku i shkrimit të plotë:

https://www.motherjones.com/…/how-a-russian-linked-shell-c…/

4 komente në “Thellohet rëndë skandali 1 milionë dollarësh i Lulzim Bashës. Dil Lul, dhe fol…”

  1. Toma says:

    Lulzim, larg duart nga PD-ja.
    E shkatërrove mr mut!?

  2. adi says:

    Lulzim basha ka bere kontrate lobimi me nje ndihmes keshilltar te presidentit te amerikes.
    Qe qenka dhe republikan.
    Po kjo nuk eshte me e keqja me e keqja eshte se ky njeri paska pasur komshi njerin qe cuni i tezes se tij ka qene i martuar dy here dhe gruaja e tij e pare paska qene ukrainase. Dhe kjo verteton katerciperisht se lulzim basha eshte pjese e agjentures ruse .
    Ky po qe eshte super skandal!!!
    Vazhdon fushata e Fake News Rilindje.
    Me kete popull dele qe cdardo qe ti hedhesh e ha e keni ne terezi ju te rilindjes.
    Me kete popull po nuk talle trapin ske gje ne vije jo,
    Dhe kjo eshte thirje per kedo qe meret me politike ne shqiperi.

    1. Miri says:

      Dollaret per te paguar lobuesit vijne nga Ruset! Te duket gje e vogel? Se i japin parate kot ata ? Eshte i SHITUR tek ruset dhe Serbet. Te duhen me shume prova se kaq qe ta marresh vesh se per ke punon Basha? Zgjohu Salianus.

  3. Tr says:

    ESHTE E KOTE , FAKTET JANE TE SHUMTA PER KETA POLITIKANE ,PROKUROR ,GJYQTAR . ESHTE NJE THES AQ I MADH I ZULLUMEVE TE TYRE , SIKUR VETEM NJE PREJ TYRE TE MARRIN ,SOT DO TE ISHIN TE GJITE PERPARA DREJTESISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje