Një avion privat turk me 11 persona në bord është rrëzuar në Iran.
Aeroplani privat u rrëzua në një zonë malore pranë qytetit të Shahr-e Kord në Iranin perëndimor, ndërsa po kthente vajzën e një biznesmeni të njohur nga festa e saj e beqarisë.
Zyrtarët turq thanë se, 8 pasagjerë dhe 3 pjesëtarë të ekuipazhit që ndodheshin në bord, kanë humbur jetën, pasi avioni u dogj plotësisht.
Një zëdhënës i shërbimeve emergjente tha se aeroplani i cili udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Stambollit u rrëzua në një zonë malore dhe shpërtheu në flakë.
“Ne mund të konfirmojmë se një aeroplan privat turk, duke kaluar nëpër hapësirën ajrore tonë, u zhduk nga radari dhe u rrëzua afër Shahr-e Kord”, tha një zëdhënës i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit për televizionin shtetëror.
Avioni i përkiste një firme të zotëruar nga biznesmeni turk Hussein Basaran, babai i nuses së ardhshme.
Vajza e tij dhe shtatë mike të saj ishin në bordin e aeroplanit dhe po ktheheshin nga një parti në Dubai kur aeroplani u rrëzua.
Mina Basaran, vajza e biznesmenit turk kishte postuar një foto në Instagram, një ditë më parë, ku ajo rrethohej nga mikeshat e saj në hotelin “Royal Mirage” në Dubai. (TemA)