Ky është klubi më i famshëm privat në Angli në të cilin “futesh me mend dhe del pa mend”.
“Annabel” u hap nga sipërmarrësi Mark Birley në vitin 1963, dhe këtë klub e kanë vizituar një numër të madh aristokratësh.
Por tani të gjithë sytë janë në rihapjen e lavdishme të “Annabel” këtë javë pas një investimi prej 100 milionë paundësh për t’i dhënë një “fytyrë” komplet të re lokalit.
Milioneri 69 vjecar, Richard Caring, i cili e bleu atë nga Birley në vitin 2007.
Brenda tij gjendet një pikturë e rrallë e Picasso-s e varur në koridor e cila kushton rreth 20 milionë paund.
Një nga dhomat e ngrënies përmban 9 mijë lule prej qeramikeje dhe diamanti të vendosura në panele muri.
Një nga shtatë baret e klubit përmban 10 koka elefantësh prej argjendi që mbështeten mbi rafte, ndërsa një bar tjetër disponon një oborr në formën e pyllit.
Por “xhevahiri” i klubit gjenden në “zemrën” e ndërtesës. I aksesueshëm vetëm për 100 anëtarë, dhoma e fshehtë përmban një dysheme kristali blu dhe një banak prej argjendi.
100 personat që duan të anëtarësohen duhet të paguajnë 150 mijë paund për të patur akses në këtë dhomë.
Tualeti përmban 10 lavamanë rozë prej kristali, çezma bronzi me forma dhe një tavan i hollë rozë prej mëndafshi me petale lulesh të bardha. (TemA)