Shoqata e Bletarëve, së bashku me të gjithë fermerët e anëtarësuar, prej vitesh u adresohen dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, për të gjetur zgjidhje të disa nga problematikat që shoqëron këtë sektor.
Sipas burimeve, në mbledhjen e fundit Ministria iu është përgjigjur me plane konkrete, ndërsa disa nga bletarët në vend sërish ngrenë zërin e tyre për të tjera çështje.
Një ndër kërkesat e Shoqatës ka qenë mungesa e subvencioneve. Më parë, skema ka qenë 1000 lekë për koshere, e cila përfitohej për fermerët me më shumë se 50 koshere.
Ministria e Bujqësisë, pas mbledhjeve me aktorët e tregut, në skemën e mbështetjes për vitin 2018 ka miratuar financime prej 1000 lekësh për fermerë me mbi 100 koshere, për të nxitur sipas tyre edhe grumbullimin e bashkëpunimin mes fermerëve për të prodhuar.
Eugen Skermo nga “Morava” thotë sërish se skema e subvencionit duhet të jetë për njësi prodhimi. “Kjo do të nxiste prodhimin e mjaltit dhe do të shmangte abuzimet me numrin fiktiv të koshereve të raportuara për të marrë subvencione”, – thotë z. Skermo.
Një tjetër çështje e cila ka kërkuar mbështetjen e Ministrisë ka qenë ajo e sëmundjes që është përhapur te bletët. Burime pranë Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se kjo kërkesë pritet që të përfshihet në skemën e projektit IPARD, por bletarët thonë ende që nuk janë të qartë me vijimësinë.
Znj. Lejla Shehu nga Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë ka thënë më herët se mungon një strategji e mirëfilltë e sektorit të bletarisë në vend dhe, pavarësisht përpjekjeve të shoqatës apo fermerëve, kjo nuk po arrihet.
Në një komunikim me revistën “Monitor”, pikat e kërkuara në mbledhjet e mëparshme nga Shoqata e Bletarëve nga Ministria janë:
Ne kerkesat e bletrritesve eshte edhe financimi shteteror prej 1000 lek/koshere! Vetem financim nuk duhet tu behet bletrritesve . 1Kg. mjalt shitet deri 1200lek , kur nga nji koshere mund te merret deri 50-60kg mjalt, pa investuar thuajse asgje , I vetmi investim per bletet eshte kosherja . Ndersa per semundjet , nuk ka nevoje per barna po te mbahet bleta ne pyje e kullote malore , ku nuk perdoen helme dhe ajri eshte i paster e i shendetshem si per njerzit dhe per bletet. Kullotat e “helmuara ” por edhe barnat qe perdoren per te kuruar semundjet e bleteve e bejne mjaltin te paperdorshem ! Dhe ne fund kur shume bleterrites ankohen se nuk u shitet mjalti , si mund te kerkojne financim nga shteti ?! Mjafte me me financime shteterore!Shtepite botuse kerkojne financime kur vetem nga botimet shkollore marrin miljojona vit pervit; financime kerkojne bile edhe disa biznese e ndermarrje sherbimi! Atehere pensionet tona mbeten ne ate nivel qe nuk na dalin as per tu ushqyer , pale per nevoja te tjera te domosdoshme!