Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkakruar nga detyra sekretarin e përgjithshëm të shtetit Rex Tillerson dhe në vend të tij ka emëruar shefin i CIA-s Mike Pompeo.
Ndërkohë në vendin e mbetur vakant në CIA pas largimit të Mike Pompeo, Trump emëroi një grua, Gina Haspel.
Ajo është gruaja e parë që është zgjedhur ndonjëherë në këtë post.
Por kush është shefja e re e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës?
Gina Cheri Haspel (lindur më 1 tetor 1956) është një zyrtare e Inteligjencës amerikane e cila është quajtur ekspertja e torturave.
Ajo u bashkua me CIA në vitin 1985. Në shkurt 2017 u emërua nga Presidenti Donald Trump si Zëvendës Drejtore e CIA-s.
Ajo është “zyrtarja e parë e karrierës në CIA” që ka marrë atë emërim, edhe pse është gruaja e dytë, pasi Avril Haines ishte emëruar nga Barack Obama në vitin 2013.
Haspel drejtoi një nga burgjet e CIA-s të vendosur në Tajlandë në 2002, të quajtur “hapësirë e zezë” ku terroristët e dyshuar të Al-Caeda, Abd al-Rahim al-Nashiri and Abu Zubaydah janë mbajtur për një kohë të gjatë dhe i nënshtroheshin praktikave më të ashpra të torturës, si futja e kokës në ujë.
Burgu ishte koduar me emrin “Syri i Maces”.
Raporti i Komisionit të Inteligjencës të Senatit mbi torturën e CIA-s specifikon se gjatë ndalimit të terroristeve të dyshuar në këtë burg, u morën në pyetje duke mos përdorur metoda të ndryshme te tortures.
Kabllogramet e deklasifikuara të CIA-s specifikojnë se Zubaydah futej në ujë 83 herë në muaj, ishte i privuar nga gjumi, e koka e tij përplasej në mur e gjatë kësaj kohe humbi syrin e majtë. (TemA)
E mer Enver , çfar tortuash i paske bo shqiptarve , te ka lezet shpirti me ameriken ven i te drejtave te njeriut qe nuk e njef torturen as ligjin me vdekje ,kjo esht bukuria demokracis . kemi 25 vjet qe nuk ka as ligj me vdekje as tortura e kemi jeten te garantume 100 per 100n ka lezet.