Bushati reagon për sulmet ndaj Institutit të Trashëgimisë në Shkup: Veprime nacionaliste të një grupi të vogël pas ligjit për Gjuhën Shqipe

15 Mars 2018, 19:05Rajoni TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe dënon gjuhën e urrejtjes e sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Kjo është hera e disatë që institucionet kulturore që ruajnë dhe pasqyrojnë historinë, traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare dhunohen qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte, të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

Këto akte, pikërisht në momentet kur afrimi dhe kohezioni ndëretnik njeh hapa progresi drejt forcimit të mëtejshëm janë sulm i drejtëpërdrejtë ndaj paqes, stabilitetit e harmonisë ndëretnike në vendin fqinj.

Besojmë se këto sulme janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, si dhe veprimet obstruksioniste e retorika e dëmshme e ditëve të fundit nga segmente të politkës së vjetër pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë u kërkon autoriteteve të Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.

2 komente në “Bushati reagon për sulmet ndaj Institutit të Trashëgimisë në Shkup: Veprime nacionaliste të një grupi të vogël pas ligjit për Gjuhën Shqipe”

  1. Kuq e zi says:

    Nuk eshte aspak grup i vogel eshte gati gjysma e fyrom qe na urren
    Po te ishte vertet i vogel besoj se hiresia juaj nuk do u mundonte ta denonte kete akt pra denoje dhe thuaj qe eshte rrezik i madh gruevski me shoke
    Do preferoja komentin e presidentit tone per argumentin ne fjale meqe ka dhe partneritet me opoziten e shkupit

  2. Baton Gostivari says:

    Tipike!

    Shqipëria zyrtare dhe pjesa dëmuese e politikanëve shqiptarë flasin për shovenizmin e sllavëve të FYROM-it me gjuhën e gomarit të sulmuar nga UJKU: Bëne zot ëndërr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje