Britania e Madhe duhet të paguajë një kosto të lartë për “divorcin” nga BE-ja.
Brexit-i do t’u kushtojë britanikëve plot 37,1 miliardë stërlina (rreth 42 miliardë euro me kursin aktual), shumë e cila duhet të likujdohet në periudhën 2019-2064.
Shifra është bërë publike nga Zyra për Buxhetin, organizëm qeveritar i pavarur që vepron krahas atij të Thesarit, duke analizuar të dhënat financiare.
Publikimi i kostos së Brexit-it vjen pak para nisjes së Diskutimeve të Pranverës mbi ekonominë e vendit dhe llogaritë publike, që mbahen në Dhomën e Ulët.
Përllogaritet që 16.4 miliardë stërlina, Londra duhet t’ia derdhë Brukselit në llogaritë e tij gjatë periudhës 2019-2020, si një garanci për status quo-në në fazën e tranzicionit.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Kaq e me shume i paguan gjithesesi UK si quote edhe gjate qendrimit si anetar keshtu qe nuk eshte shpenzim sht
Ku eshte “cmimi i kripur”, kur cdo vit Britania e Madhe u dhuron burokrateve te Brukselit 13 miliarde sterlina?!
Thjesht do paguajne dhe 3 vjet “taksen” dhe lamtumire hajduteve te Brukselit.