Një aeroplan i ngarkuar me dhjetë ton ar, platin dhe diamante humbi një pjesë të ngarkesës së tij pasi u nis nga aeroporti i Yakutsk-ut në Siberi.
Metalet e çmuara ranë në pistë dhe jo vetëm pasi avioni model ”An-12” i kompanisë ”Nimbus” pësoi një dëmtim në strukturën, ku u hap një nga portat e tij.
Pas konstatimit të defektin pilotët e ulën avionin në mënyrë urgjente në aeroportin e afërt të Maganit, rreth 26 kilometra në veri-perëndim të Yakutsk.
Ndërkohë gurët e çmuar dhe metalet ranë jo vetëm në pistë, por edhe mbi rajonin më të ftohtë të Rusisë gjatë kohës që avioni ishte në fluturim.
Ende nuk dihet arsyet e këtij defekti dhe dëmi që është shkaktuar.
Policia ka mbyllur pistën dhe po kërkon për grurët e çmuar që ranë nga avioni.
Vlera e ngarkesës që mbante avioni llogaritet mbi 360 milionë euro. (TemA)