Trump nuk ndalet: Shkarkon zv/drejtori i FBI disa ditë para daljes në pension

17 Mars 2018, 17:46Bota TEMA

Ish-zëvendësdrejtori i FBI-së Andrew McCabe është shkarkuar disa ditë para se të dilte në pensionin e planifikuar.

Ai u shkarkua nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions, i cili tha se një rishikim i brendshëm zbuloi se kishte zbuluar informacion dhe mashtroi hetuesit, raporton BBC.

McCabe mohoi pretendimet dhe tha se ai ishte në shënjestër për shkak të përfshirjes së tij në hetimin e ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Trump ka akuzuar gjatë McCabe për paragjykimet në favor të demokratëve.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e vlerësoi menjëherë vendimin e Sessions për shkarkimin e Andrew McCabe.

Session më 16 mars ka thënë se e ka shkarkuar McCabe dy ditë para se ai të dalë në pensionin e planifikuar, sipas rekomandimeve të inspektorit të përgjithshëm të FBI-së dhe zyrës për përgjegjësi profesionale.

Sessions ka thënë se hetuesit e FBI-së kanë “arritur në përfundim se zoti McCabe ka bërë një zbulim të pautorizuar para mediave dhe i ka munguar sinqeriteti në disa raste”.

Raporti nuk është publikuar ende, por mendohet t’i referohet një interviste të cilën McCabe autorizoi midis dy zyrtarëve të FBI dhe një gazetari të Wall Street Journal në tetor 2016 për të shpjeguar pozitën e agjencisë në hetimin e emailit të Clinton.

Më pas, ai u intervistua nga inspektori i përgjithshëm i departamentit të drejtësisë.

Shkarkimi i McCabe vjen nëntë muaj pasi Trump shkarkoi James Comey nga pozita e drejtorit të FBI-së për shkak të mënyrës se si ai po trajtonte hetimin për Rusinë – një lëvizje kjo që alarmoi Kongresin çoi në emërimin e Robert Mueller si prokuror i posaçëm për këtë çështje.

Shkarkimi i McCabe ka rritur shqetësimin nëse ai është trajtuar ashpër për shkak të presionit politik nga Trump.

“Jam veçuar dhe jam trajtuar në këtë mënyrë për shkak të rolit që kam luajtur, veprimeve që kam ndërmarrë dhe ngjarjeve që kam qenë dëshmitar pas shkarkimit të James Comey”, ka thënë McCabe në një deklaratë.

“Ky sulm ndaj kredibilitetit tim është pjesë e një përpjekje të madhe… që të dëmtojë më tepër FBI-në, zbatuesit e ligjit dhe pjesëtarët e inteligjencës”, ka thënë ai.

Përveç se ka mbikqyrur hetimin mbi çështjen ruse, pasi Comey është shkarkuar, McCabe gjithashtu ka mbikqyrur hetimin e FBI-së rreth përdorimit të emailave privat nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton,

Turmp e kishte kritikuar McCabe se ishte treguar i njëanshëm dhe në favor të Clintonit gjatë hetimeve të tij.(TemA TV)

1 komente në “Trump nuk ndalet: Shkarkon zv/drejtori i FBI disa ditë para daljes në pension”

  1. trojani says:

    O ju te temës !! jepini lajmet drejte nuk eshte Tramp qe e shkarkoje. ishte rekomondim nga dy institucine te pa varura qe kontrollojne institucionet specifikisht, fbi dhe departamentin e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje