Të paraqitesh personalisht në një gjykatë në Rumani nuk është arsye e mjaftueshme për t’i bindur gjyqtarët që je gjallë. Historia në kufijtë e të pabesueshmes i ka ndodhur një burri në Rumani. Autoritetet gjyqësore në Vasului e kanë rrëzuar pretendimin e një 63-vjeçari, i cili në dokumente rezulton i vdekur. Constantin Reliu nuk mund të deklarohet i gjallë, sepse sipas gjykatës ai e ka apeluar me vonesë certifikatën e tij të vdekjes. Për më tepër, gjykata e cilëson këtë një vendim final.
Gjitçka nisi kur Reliu shkoi në Turqi në vitin 1992. Aty gjeti një punë si shef kuzhine, por familja e tij e pa për herë të fundit në vitin 1999, kur u kthye në Rumani për një vizitë të shkurtër. Pasi nuk pati më asnjë lajm prej tij pas këtij momenti, bashkëshortja kërkoi që ai të deklarohej i vdekur dhe ia doli të merrte një certifikatë vdekjeje të tij në vitin 2016.
Por ndërkohë, Reliu ishte shëndoshë e mirë në Turqi, deri në janar të këtij viti, kur autoritetet turke e dëbuan pasi leja e qëndrimit atje i kishte mbaruar. Ai u kthye në Rumani, ku zbuloi se ligjërisht rezultonte i vdekur. Dyshimet e para se diçka nuk shkonte i pati që në përballjen e parë me policinë kufitare, kur agjentët e pyetën disa herë për emrin e saktë.
“Mu desh kohë t’i bindja se nuk ishte një shaka. Tani jam zyrtarisht i vdekur, edhe pse jam gjallë. Nuk kam të ardhura, pasi rezultoj i vdekur. Nuk mund të bëj më asgjë”, thotë ai për AP.
Reliu thotë se është përpjekur të komunikojë me gruan dhe vajzën tashmë 39-vjeçare, por ato e kanë refuzuar. Pasi e çoi çështjen në gjykatë, atij i shpjeguan se në bazë të ligjit rumun, apelimi ishte bërë shumë vonë, rreth dy vjet pasi vdekja e tij ishte dokumentuar me certifikatë, dhe si rezultat pretendimi nuk merret parasysh nga gjykata.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
MIRE DO TE BENI TE SHIHNI “XHEVAHIRET E SHQIPERISE” , PASI KEMI GJETUR BELANE ME EMRAT TANE TE VERTETE .. ! NJE I TILLE ESHTE MIKU I IM QE QUHET LEONARD . KAM QENE ME TE NE CERDHE , KOPESHT SHKOLLE 8 VJECARE , SHKOLLE TE MESME TE PERGJITHESHME . AI KUDO ISHTE LEONARD , SHKURT NARDI . NE VITIN 1973 PAS MATURES SHKOJ NE SHKOLLE TE LARTE PER TE CILEN KERKOHEJ DHE TRASFERIMI I KARTAVE PER EFEKT USHTRIE , KU PUNONJESI {USHTARAKU} E KISHTE TE SHKRUAR NE KARTAT ME EMER NARDI , DUKE I KERKUAR TE MARRE NJE VERTETIM NGA SEKSIONI I ARSIMIT , QE NARDI DHE LEONARDI ESHTE I NJEJTI PERSON , E PERSERIS NE SEKSIONIN E ARSIMIT , KU C`DO GJE PERFUNDOJ RREGULLISHT . NUK PATI PROBLEME KUR DOLI NE PUNE QE ISHIN ME PERGJEGJESI SI NE USHTRI , LLOGARITAR I PARE , NE KONTROLL -REVIZJON KU PERHERE ISHTE LEONARDI . POR PROBLEMET I PATI KUR “RA ” SISTEMI KOMUNIST , QE PER MUA ISHTE SISTEMI I PUNES DHE I DEMOKRACISE , DUKE U ZEVENDESUAR ME ATE TE RREMUJES , KU NJEREZIT I VUNE EMRAT SI TE DESHIN ..! PUNONJESIT E GJENDJES CIVILE , ANTARE TE “BANDES ” BERISHJANE , TE MARE NGA ARRAT BUJQESORE { KU DHE ATJE NUK JA THOSHIN , E AKUZONIN SE NUK ISHTE LEONARD , KUR ME TE KISHIN PIRE ME QINRA HERE KAFE BILE ISHIN NENESHTRUAR KONTROLLIT TE TIJ , KUR DISA VJET KISHIN PUNUAR NE NDERMARJE TREGETARE ..! SI PERFUNDIM , PAS SHUME POTRESIVE PASI NDODHEJ NE “KURBET” PERSERI ME EMRIN LEONARD , E KANE DETYRUAR TE BEJE KERKESE QE NE KOMUNE QE TE NDRYSHOJE EMRI NE LEONARD , PASI GOGANA E VENDIT FQI , E KISHTE KETHYER MBRAPSH , PASI KISHTE MARRE INFORMACION PER NJE SERI DOKUMENTASH TE PA RREGULLTA , KJO ESHTE E NJOHUR PER BASTISJET QE BEHESHIN NE ATE VEND PAS VITEVE 90 ,BILE BEHEN DHE SOT ..!.. LEONARDI E NXORI PASHAPORTEN E RE , POR E PAGOI ME GJOBEN QE I VURRI POLICIA , PASI DOKUMENTI I PARE ISHTE I RREGULLT DHE NUK JUSTIFIKOHEJ PA VLEFSHMERIA E TIJ , PASI ISHTE I DALE NGA ORGANET PERKATESE .. ! .. MOJ KASOLLE KU NA MBLODHE ..!DUA TE SHPJEGOJ SE PER EFEKT TE PUNES SE TIJ , MIKU I IM ISHTE SHUME I MIRE NJOHUR NGA ORGANET E HETUESISE , PROKURORISE GJYKATES ETJ , KUR ATO ISHIN NE POZITA PUNE , PASI ME VONE “NUK E NJIHNIN” , FILLUAN “TE RRONIN TE LUMTUR ” , POR MIKU I IM , NUK JA U KISHTE NEVOJEN AS DJE DHE AS SOT ..! PRA PER LEONARDIN – “TI S`JE LEONARDI E PER RUMANIN E GJALLE- TI JE I VDEKUR ..!