Presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski, ka pranuar para një komisioni hetimor të Kongresit se ai ka përdorur një kompani në Ishujt Virgin për të shmangur taksat amerikane.
Kuczynski e pranoi këtë fakt gjatë seancës dëgjimore që zgjati më shumë se 7 orë, ndërsa u përpoq të distancohej nga një skandal në rritje, ndërkohë që brenda kësaj jave pritet votimi në Kongres.
Ish-bankieri i Wall Street, i martuar me një amerikane, Kuczynski, i tha komisionit se kompania offshore “Dorado Asset Management Ltd”, kontrollohej nga vajza e tij dhe e ndihmoi të shmangë taksat amerikane mbi pronat e tij në Peru.
“Pse duhet t’i paguajmë qeverisë amerikane dhe presidentit Trump një mal me para këtu në Peru”, dëgjohet Kuczynski në një regjistrim 4-minutësh të siguruar nga Reuters, ndërkohë që mbledhja ishte me dyer të mbyllura.
Kuczynski do të takohet me presidentin Trump, i cili nga ana e tij e ka quajtur diçka të zgjuar shmangien e taksave, muajin e ardhshëm në një samit të liderëve të rajonit që do të zhvillohet në Lima.
Pas rrjedhjes së regjistrimit në media, avokati i Kuczynskit, i cili ka qenë i pranishëm në mbledhje, i ka thënë agjencisë Reuters se transaksionet kanë qenë të ligjshme dhe e ka vlerësuar klientin e tij për gatishmërinë për të diskutuar rreth financave personale në një kohë kur klima politike është nxehur.
Pavarësisht se nuk janë në shkelje të ligjit, skemat e shmangies së taksave kanë shkaktuar debat të madh që nga publikimi në vitin 2016 i “Panama Papers”, një hetim mbi llogaritë në parajsat fiskale, ku shumë liderë dhe njerëz të pasur kanë fshehur pasuritë e tyre.
Kuczynski ka pasur shtetësinë amerikane deri në vitin 2016, kur u detyrua të hiqte dorë prej saj, për shkak të kandidimit si president i Perusë.
Kur e mori këtë post, ai shihej si njeriu që do të përdorte përvojën e fituar në sektorin privat për të pastruar korrupsionin qeveritar.
Por ku ka kaluar më pak se gjysma e mandatit të tij, pasuritë e Kuczynski-t janë në vëmendjen e opozitës, e cila e akuzon për bashkëpunim me Oderbrecht, një kompani ndërtimi braziliane nën hetim për ryshfet.
Një raport i mbikqyrësit bankar të Perusë këtë javë zbuloi se Kuczynski ka regjistruar shitjen e shtëpisë së tij në Lima për 695 000 dollarë kompanisë offshore Dorado-s në vitin 2006, përpara se kompania të zhvendosej në Peru nën kontrollin e Kuczynski gati një dekadë më vonë.
Kur u pyetën për shitjen e pronës, Kuczynski i tha komisionit:
“Është shumë e thjeshtë. Në Shtetet e Bashkuara ekziston një taksë e lartë nëse heq dorë nga shtetësia dhe sa më pak prona të kesh, aq më pak paguan.
Kështu që unë duhet të çoj pasurinë time jashtë, ose të vdes i varfër.”
Deputetët e opozitës në komision thonë se përdorimi i kompanive offshore nga Kuczynski ngriti pikëpyetje të reja rreth përshtatshmërisë së tij morale për të mbajtur detyrën e presidentit.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Shume mire ka thene……pse duhet tu japesh leke hajduteve si ne Albanistan…..qe paguajne amerikanet me leket qe i vjedhin pipellit albanez dhe ju a jap8n per te bere VITTINGUN HAHAHAHAHAHAHHAA….MASHTRIME O SY LESHE….
Kur nuk i merr as populli peruan fa nculo Trump…etj,me mire merri vet.
undefined