Aktorja e “Sex and the City” shpall kandidaturën për guvernatore e Nju-Jorkut

20 Mars 2018, 11:53Lifestyle TEMA

Aktorja e njohur e serialit “Sex and the City”, Cynthia Nixon, ka bërë të ditur ambiciet e saj për të bërë guvernatore e Nju-Jorkut.

Nixon, e cila njihet për rolin e Mirandës në serialin e HBO-së, do të sfidojë guvernatorin Andrew Cuomo, në radhët e demokratëve.

Aktorja 51-vjeçare nuk ka mbajtur kurrë post të zgjedhur me votë.

E martuar në vitin 2012 me Christine Marinoni, ajo është mama e dy fëmijëve, të lindur nga një marrëdhënie e mëparshme me një fotograf.

Nixon dhe partnerja e saj kanë kontribuuar financiarisht në fushatën e demokratit Bill de Blasio, që u zgjodh kryebashkiak i Nju-Jorkut.

Marinoni, një avokate e të drejtave të komunitetit LGBT ka punuar në stafin e De Blasios deri pak muaj më parë.

Në një video të laçuar të hënën, Nixon prezantoi prioritetet e fushatës së saj.

“Jemi të lodhur nga politikanët që shqetësohen më shumë për titujt e gazetave dhe pushtetin e tyre sesa për qytetarët.

Nuk mund të jetë më thjesht biznes, siç ka qenë deri tani”, shprehet ajo.

Edukimi në shkollat publike është një tjetër pikë e platformës së saj.

“Jam krenare për diplomën time në një shkollë publike.

Jam krenare që fëmijët e mi ndjekin shkollat publike.

Unë kam pasur shanse që sot nuk shoh t’i kenë fëmijët e Nju-Jorkut. Liderët tanë po na zhgënjejnë”, thotë ajo më tej.

Nëse zgjidhet, Nixon do të bëhet femra e parë dhe personi i parë gei që drejton shtetin e Nju-Jorkut.

Guvernatori 60-vjeçar, Cuomo, kërkon një mandat të tretë.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje