Ministri shqiptar i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen dhe vendimin e ka argumentuar për shkaqe morale.
Përmes një deklarate për mediat, Saliji thotë se shkak është bërë vendimi i Prokurorisë për të rikualifikuar akuzën në rastin e aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu.
“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Saliji.
Ai thotë se aktin e dorëheqjes e ndërmerr jo nga dështimi apo presioni, por si një akt ndërgjegjësues edhe më të madh në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë.
4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë, pas një konflikt me familjarë të vogëlushit.
Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje dhe e cilëson veprën si aksidentale, duke e akuzuar atë për “aksident me pasojë vdekjen”, një akuzë më e zbutur nga e mëparshmja.
Mos bre burre, mos e ngre kaq shume steken se na le pa minister drejtesie ne kendej nga Shqiperia.
pffff
Akuze e zbutur duhet te ishte vrasje nga pakujdesia ne gjaknxehtesi. Aspak aksidentale.
Bilen, shqiptar?
Saliji, shqiptar?
Sigurohuni mos eshte informacion i gabuar.
Apo gabimi eshte i vjeter,shekullor.
Ka te ngjare te jete kjo e fundit (fatkeqesisht!).