VIDEO: Rama garanton komisionerin Hahn në Bruksel: Vetingu këtë javë në fazën vendimtare të zbatimit

20 Mars 2018, 10:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka takuar në Bruksel
komisionerin Johannes Hahn.

Mësohet se tema kryesore e bisdimeve ka qenë Vettingu ku shefi i qeverisë ka siguruar se procesi këtë javë hyn në javën vendimtare të zbatimit.

“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama në Facebook teksa ndan edhe një video gjatë takimit. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Rama garanton komisionerin Hahn në Bruksel: Vetingu këtë javë në fazën vendimtare të zbatimit”

  1. X. says:

    Rames i iku perlesh Kazani me 613 kg çorbe dhe i ka ngelur vetem Tepsija thate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje