Presidenti Ilir Meta i ka hapur më në fund rrugë nisjes së negociatave të Shqipërisë më Greqinë për çështjen e kufirit detar.
Ai i ka dhënë sot autorizim ministrit Ditmir Bushati, që të nisë bisedimet me homologun e tij grek.
Lajmi vjen në një kohë kur dy ministrat e jashtëm të të dy vendeve Bushati dhe Kotzias po takohen në Bruksel dhe dhënia e autorizimit të kreut të shtetit i jep zgjidhje ngërçit që u krijua javët e fundit e që fillimisht reflektoi tension mes dy institucioneve shqiptare.
Dhënia e autorizimit të plotfuqisë për marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar është një shenjë pozitive për avancimin e bisedimeve të bllokuara me Greqinë dhe zhbllokon dhe vizitën e kryeministrit grek Aleksis Tsipras për pashkë në Korçë më 8 prill.
Pas mbërritjes më 7 mars të dosjes voluminoze me përgjigje nga Ministria e Jashtme në drejtim të Presidencës, garancitë se gjërat do të ecnin me mirëkuptim i përforcoi dhe Kryeministri Rama, i cili i shkoi në zyrë Presidentit Meta.
Si presidenti, edhe kreu i Qeverisë kanë premtuar publikisht se negociatat për një marrëveshje të tillë do të bëhen vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo marrëveshje është pjesë e rëndësishme e paketës së diskutimeve dypalëshe Bushati-Kotzias në Kretë dhe Korçë, me të cilën Shqipëria dhe Greqia synojnë të mbyllin kapitullin e çështjeve që herë pas here kanë tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pritet abrogimi i ligjit të luftës, është arritur marrëveshja për ndërtimin e varrezës së ushtarëve grekë në Shqipëri, marrëveshja për vulën apostile dhe së shpejti pritet dhe ajo për lejet e drejtimit të automjeve.
Të gjitha këto do të diskutohen në Korçë gjatë takimit Rama-Tsipras, takim i cili duket se pas autorizimit do të zhbllohet. Ndërkohë në një takim tjetër zyrtar dy kryeministrat pritet të firmosin dokumentin e ri strategjik të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka pranuar ftesën e Edi Ramës për të kaluar Pashkët Ortodokse së bashku me familjet e tyre, por edhe në shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias, në datën 6-8 prill, ndërsa mbetet ende e pakonfirmuar data e vizitës zyrtare të tij në Tiranë, ku më e mundshme është përcaktimi i saj në 10-12 prill, ose diku rreth fundit të prillit, nëse do të vendoset për firmosje të të gjithë marrëveshjeve të dakortësuara.
Një ditë më parë, përmes një interviste për gazetën greke “To Vima”, Ilir Meta tha se marrëveshja e re për kufirin detar nuk duhet të kalojë “vijën e kuqe”, që ai tha se është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, kur argumentoi rrëzimin e marrëveshjes Berisha-Karamanlis të 2009.
“Shqipëria dhe Greqia janë të interesuara që marrëveshja për detin të jetë ligjërisht e përkryer, praktikisht e zbatueshme dhe përfundimisht e pakthyeshme”, ka thënë ai.
Ilir Meta refuzoi të japë më herët autorizimin për plotfuqishmërinë e Bushatit duke kërkuar që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë, si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator.
Njoftimi i Presidencës
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbështetje të nenit 92 gërma “ë”, nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutës; Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”.(TemA)
Dmth Presidenti kerkon te dije perfundimin e negociatave akoma pa u ulur ne tryeze ekspertet teknik…… Ehe gjigand fare per prapesi ?
Dridhe Like FLORIRI, dridhe! Populli e di mirë se ti bën çfar të thotë Sali KRIMINELI.
Ne te vetmin rast,ku Meta doli duar bosh,PA perfitime politike
Beri gjoja qendrese!!!.Po kush te pjerdh Ty O LOLO.Ty po te afrohet Vetingu :Nuk i fheh dot Prapsite qe ke bere me Mona Baxhellen..Bej ca qejf tashti per tashti se ne Esfel do te perfundosh .Apo e ndjen se Minjte e LSI po braktisin Anijen????.Ju erdhi Fundi i Merituar!!!
E detyruan Ustallare te tjere Liken
Se te qe per Liken as kishte ndermend
Nuk e shiste kollaj Saliun ai ,se ka pike te dobet Salen ai,,,,
E meghithate do sajoje pengesa te tjera Likja
Turp qe Shqiperia te drejtohet nga plehra te tille si likja qe duhet ta kete vendin ne burg.Nuk mund te negociohet per kufirin Shqiptar pa refendum popullor,pa u larguar kjo klase politike e felliqur qe ska lidhje me fatet e kombit Shqiptar.
Turp qe Shqiperia te drejtohet nga plehra te tille si likja qe duhet ta kete vendin ne burg.Nuk mund te negociohet per kufirin Shqiptar pa refendum popullor,pa u larguar kjo klase politike e felliqur qe ska lidhje me fatet e kombit Shqiptar.Presidenti jo i zgjedhur me vote por i vendosur nga rahmuti ben te veshtirin .
Shpresoj qe do te kete e afert dita qe presidenti te mos zgjidhet ndermjet politikaneve te konsumuar,te civet kane marre gjithcka nag vendi I tyre pa dhe dhene Asgje por nga njerez qe kane dhene gjithka per shoqerine pa marre asgje .
Z Meta u gjete brenda tepsise sic ju pelqejne ta emerojne tashme, per te ruajtur ekuilibrin e perfitimeve midis grupeve politike duke ndare ndermjet tyre pasurite private e shtetrore perfshire dhe lumenjte ,pasuri keto qe ju takojne gjithe shqiptareve .Ne se ata Jane kokepalar simbas shprehjes se z.Meta dmth qe nuk kane kushtet baze te jeteses:punesim,strehim,ushqim,ngrohje ,uje, etj qe tregojne mireqenien dhe stimulojne per vec pastertise edhe dinjitetin njerezor per perzgjedhjen ne votime….
A po ja lepini nga njeren bole sali berishes dhe ilir metes ju lutem- ju bijt e Enver hoxhes
sh e sakte … bijte e enver hoxhes jane mbledhur te Tema…. askush nuk ermend Kokainen e Rilindjes
Nuk ka kuptim shprehja …premtoje se do te mbeshtetet ne kushtetute…..Ne kushtetuten e vitit 77,ne mos gaboj ,ishte nje nen ku shprehej….askush nuk ka te drejte …pra as qeveria as parlamenti ,as presidenti…te beje marreveshje me fuqi te huaja per kapitullimin apo tjetersimin e teresise tokesore dhe hapsires detare te vendit .Nuk di ,por ne se ky nen nuk eshte ne kushtetuten aktuale ,mendoj se duhet te perfshihet..Nderkohe bisedimet me Greqine nuk mund dhe absolutisht nuk duhen bere per te gjitha problemet me kohe te percaktuar .Nuk jemi nen pushtim ,nuk kemi ultimatum .Cdo çeshtje duhet biseduar me saktesi matematike ,jo me kompromise por bazuar vetem ne kushtetuten dhe te drejten nderkombetare .Sepse fjala kompromis nenkupton leshim ,pra leshojme ne leshojne edhe greket…Por cfare leshojme ne…me qe ata heqin ligjin e luftes ,qe realisht eshte absurd ,mos valle duhet te pranojme minoritetin grek deri ne Vlore….Ata ligjin e luftes fuhet ta heqin pa asnje kompromis ,duhet BE ti detyroje ,dhe ne se nuk e heqin ,tu ndalohen ndihmat.Po ,une jam dakord qe te zgjerohet zona e minoritetit ,,,,,por me nje kusht …te njihet gjithe popullsia autoktone shqiptare ne Greqi ,deri ne rrethet e Athines ,tu krijohen mundesi per shkolla dhe universitete shqipe …Ky eshte kompromis i barabarte ,i pranueshem .Keshtu duhet vepruar per te gjitha problemet midis paleve ,duhet zbatuar parimi …rulit kompresor…ne diplomaci ,shprehje kjo e perdorur nga Ribentropi kur i ankohej Hitlerit se Molotovi ishte si nje rul kompresor ne bisedime..nuk leshonte asnje cm..pa marre diçka si kompensim…..Shpresoj qe dikush ta kujtoje Ramen se Shqiperia nuk eshte prone private ,ne sot jemi ,neser jo ,por Shqiperia do te jetoje deri sa te kete jete .Dhe brezat qe bijne do te na njollosin ,ashtu sic kemi njollosur ne Toptanin apo bashkepunetoret e pushtuesve…
Shume i drejte komenti jot. Une nuk e di cfare ka patur te shprehur Kushtetuta e 77es, dhe cfare nuk ka Kushtetuta e re. Por, normalisht ne asnje vend te botes kufijte nuk mund te ndryshojne sipas orekseve te partive politike. Nese eshte e vertete ao qe thua ti, atehere heqja e ketij neni nga Kushtetuta do te thote qe bandat politike ne Shqiperi e pergatiten grabitjen dhe shitjen e trojeve shqiptare me perpara.
Kot nuk e lane Shqiperine pa kufij detar, si Berisha, si Ramiu.
Minoritetin grek ta ka prure gjer ne Vlore. Qe kur zgjeroi kuotat e minoritetit dhe rivendosi kufijte e Vorio-Epirit me varrezat greke, Edi Ramuti e vulosi perfundimisht shitjen e Shqiperise. Por palo militantet RiPiSa e kane mendjen te bejne tifozllek.
Sipas tyre shitjen nuk duhet ta kete ne dore Meta, por Ramuti.
Palo shqiptare.
Nje popull i tille eshte i destinuar te vdese.
Ramuti, duke i bere tradhetine me te madhe ketij vendi e ktheu Shqiperine para vutit 1912.
Le te brohorasin RiPiSat.
Kur nuk ka njeri qe tjya fusi plumbin atje ku ju takon, kane te drejte.
Presidenti thote pak a shume:”Mos beni sic bera une me Saliun,por beni sic ju them une!” ?
Ja dhe nje … i dhjere por krenar!… ?
Kolopuci , po, c’do bente tjeter ?!!!!!
Shiko plerat RiPiSa si komentojne, sikur kufijte e Shqiperise jane bast midis Edi Ramiut dhe Ilir Metes.
He mo bajga rilindas, kush e fitoi bastin e kufijve te Shqiperise?
Iliri apo Ramiu?
Mos harroni Dulen, plera