Zbardhen detajet: Deputeti miliarder i Lulzim Bashës, trazoi PD-në

19 Mars 2018, 18:44Politika TEMA

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD ka filluar me një sqarim, që më pas është kthyer në një debat nga kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho.

Ky i fundit mësohet të ketë thënë se ka vepruar gabim për projektligjin e çuar në Kuvend për shfuqizimin e 20 shkurtit, si datë përkujtimore për viktimat e komunizmit dhe vendosjen e një tjetër date.

Spaho ka kërkuar që deputetët e rinj të grupit parlamentar të jenë më të kujdesshëm, më pak aktiv dhe të këshillohen përpara se të marrin qëndrime apo veprime të caktuara.

Spaho ka thënë se, e gjithë iniciativa për ndryshimin e kësaj date ka qenë e deputetit Agron Shehaj, raporton CNA.al.

Ai ka qenë personi që ka kërkuar që të bëhet ky projektligj, por gjithmonë duke ju theksuar kolegëve, se do të shtohej edhe një datë tjetër, dhe kurrsesi nuk do kërkohej heqja e 20 shkurtit.

Në fakt, deputetët firmosen në mirëbesim dhe Shehaj përgatiti ligjin të cilin Edmond Spaho e çoi në Parlament.

I ndodhur përballë furtunës mediatike dhe qëndrimit të ashpër jo vetëm nga baza, por edhe nga vetë deputetët firmëtarë, Spaho u detyrua ta tërhiqte dokumentin që kishte dorëzuar në parlament, për të cilin iniciativën dhe përgatitjen e plotë e kishte bërë deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj.

Përtej përgjegjësive morale të firmëtarëve, Agron Shehaj, duket të jetë përgjegjësi kryesor politik i një turbëllire, e cila tronditi jo pak, jo vetëm imazhin, por edhe qëndrimet e PD-së në marrëdhëniet me militantët e saj.

5 komente në “Zbardhen detajet: Deputeti miliarder i Lulzim Bashës, trazoi PD-në”

  1. luka says:

    Ja dhe nje gomar dhe hajdut tjeter i PD-se! Kur u be me tru z. Shehaj, mor aman???

  2. luli says:

    Keta nuk shikojne se ckane bere gjithe keto vitet e hajduterise por merren me datat sikur i preu barku per te persekutuarit apo te vraret.Por kur therresin Spahon profesor te vjen per te qeshur.Edhe Sali fshatari profesor ishte por nderroj zanat dhe u be kryehajdut.Rrofshin hajdutet dhe maskarenjte e te gjitha ngjyrave.

  3. shqip says:

    Parti leshi . Njeri gozhdes , tjetri patkoit . Po mire mo ” z ” Spaho !. Para se ta çoje ne parlament , nuk i hodhe nje sy permbajtjes ?

  4. NJE POPULL says:

    C’faj ka ishkreti, kur pr dr E S eshte ANALFABET , ate i dhane ate coi . Mire qe ka shoke, se te iehte vete do pelciste .

  5. NJE POPULL says:

    Agroni beri nje te vertete , kot mbureni me 20 shkurtin , shtatoren e hoqi vete R Alia. Shikoni filmimet e asaj dite , apo nxirni protagonistet e asaj ngjarje , dhe ku jane sot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje