Qendra shëndetësore e Qukësit si në mesjetë, Balla: Do të rikonstruktohet brenda vitit

19 Mars 2018, 14:32Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Nuri Belba inspektuan Qendrën Shëndetësore në Njësinë Administrative Qukës, në Prrenjas, ku marin shërbim shëndetësor 11500 persona.

E lënë në harresë prej 20 vitesh me radhë, kjo qendër shëndetësore është amortizuar totalisht dhe është e përfshirë nga lagështira si dhe mungojnë aparaturat e nevojshme mjeksore për të ofruar shërbim shëndetësor.

Nisur nga gjendja në të cilën ndodhet kjo qendër shëndetësore, Balla i premtoi banorëve dhe stafit mjeksor se brenda vitit kjo qendër shëndetësore do të rikonstruktohet totalisht.

“Brenda këtij viti të ndërhyjmë. Për ne ka qenë një prioritet Qendra Shëndetësore e Njësisë Administrative më të madhe në Bashkinë Prrenjas, që është Qukësi, e që u shërben 11.500 banorëve ku bëhen mbi 100 kontrolle check-up në muaj.

Kështu që së bashku me deputetin Belba kemi marrë angazhim që këte vit të rikonstruktohet qendra shëndetësore e Qukësit dhe e Stravajt dhe kujtoj këtu dhe qendrën shëndetësore të Prrenjasit që është investimi më i madh në të gjithë qarkun.

Qendra Shëndetësore e Qukësit u vjen në ndihmë edhe udhëtarëve kur kanë nevoja shëndetësore pasi gjendet ngjitur me aksin nacional Librazhd-Prrenjas”, tha Balla.

Ndërsa sipas mjekëve, kjo qendër kryen të gjitha shërbimet që i nevojiten popullësisë, që tek vizitat e mjekut, kujdesi nënës dhe fëmijës, check-up etj.

Qendra Shëndetësore e Qukësit do të jetë pjesë e rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore brenda vitit 2018 në të gjithë vendin.

1 komente në “Qendra shëndetësore e Qukësit si në mesjetë, Balla: Do të rikonstruktohet brenda vitit”

  1. Tr says:

    NORMAL SI NE MESJETE , SEPSE BERISHA NUK E VRISTE MENDJEN PER SHQIPERINE, QE PO RRENOHEJ NGA VITI ME VIT . TANI BEN MORAL DHE TREGON VARFERINE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje