Kotësi e ligësisë/ Artan Lame tregon historinë e një punonjëse mosmirënjohëse: O arnautët e mij, shoqërinë e mban më këmbë bashkë njerzillëku dhe dashuria

18 Mars 2018, 20:16Politika TEMA

Nga Artan Lame

Miq, si sot dy vjet të shkuara u nisa në tjetër udhë, po s’di për ç’plan të sajin, Perëndia më ktheu sërisht. Fola e shkrojta aso kohe përjetimet e mia dhe mësimet që më dha kjo e ngjarë. S’besoja se do ndreqja botën, por sot gëzimi i mundësisë për të folur sërisht, më përzjehet me trishtimin e të kuptuarit se sa energji të liga zbrazin njerëzia m’kot mbi njëri-tjetrin!
Ndaj në këtë ditë, me drojen se mos më merrni për predikonjës a moralshitës, dua t’u kujtoj kotësinë e ligësisë.

Zor të ketë mes jush ndonjë që e njeh Evgjeni M., alias Eva S. Ka qenë punonjëse e Aluiznit që prej vitit të largët 2012. Kur u ndërruan qeveritë ca ikën vetë se e dinin zullumin që kishin bërë, e ca të tjerë i hoqëm vetë. Javash-javash u përpoqëm të heqim veç ata që ishin të ngjyer. Evgjenia ishte e divorcuar, ndaj na ndërhyri për hallet që kish mbi kokë dhe e mbajtëm në punë.
Ajo pastaj vazhdoi vit pas viti të punonte në një prej drejtorive të ALUIZNI-t, derisa në janar 2017 kërkoi të shkëputej nga puna. I bënë letrat e shkëputjes, por drejtoria përkatëse i kërkoi që të dorëzonte me procesverbal dosjet që kishte në ngarkim. I jap rëndësi kësaj gjëje, pasi na ndodh shpesh që humbin dokumenta nga dosjet, me apo pa qëllim, duke na shkaktuar mjaft kokëcarje me qytetarët. Me vijnë e më thonë që Evgjenia s’pranon t’i shtrohet rregullit dhe drejtorja e vet i paskesh dhënë edhe vërejtje për këtë punë. Ndërhyj dhe e thërras vetë. Më vjen në zyrë dhe bëjmë “pazar”, unë do t’i hiqja vërejtjen, ajo do mbyllte dorëzimin me procesverbal. Iku dhe se pashë më.
Kaloi ndonjë muaj kur s’ka ca ditë punonjësja e shtypit më sjell… postimet e Evgjenisë në “fb”. Pupupu ç’tu tregoj e ç’tu them, vrer e zi, e të qëna e të paqëna. Pa asnjë arsye, thjesht siç thonë italianët “inutile cativeria”. Shan, nxin, derdh fjalë plot ligësi jeshile…
Evgjenia kaloi gati 6 vjet në këtë vend pune. Ushqeu veten dhe familjen me këtë rrogë. Gëzoi, u mërzit, bëri shokë e miq, kaloi të mira e të liga, bëri punën e shtetit por bëri edhe ndere, mori falenderime dhe mirënjohje. Po ç’dreqin ke që pasi ikën, derdh vrer të zi mbi punën që të dha bukën, moj Evgjeni?!

Kjo është ajo që unë them që duhet të ndërrojmë ne shqipot. Hasetin, a inatin, a keqdashjen, a quajeni si të doni. Eshtë e paimagjinueshme se sa prodhimtare i paskëshim patur gjëndrat e vrerit ne ballkanasit, e ca më veçan ne arbërorët.
Evgjenia e do mbeskën e saj, të cilës i poston edhe foto në “fb”. Po s’mjafton të duash familjen, se pjellën e vet e do edhe majmuni e dhia. Puna është të duash njerëzit. Eshtë ky mësimi i madh që nxora unë nga ajo që më ndodhi dy vjet të shkuara.
O njerëz, mos derdhni vrer kot. Më të shumtët e atyre që po i lexojnë këto rradhë, janë në të dyzetat, kështu që i bie ta kanë ngrënë gjysmën e luadhit të jetës. Edhe gjysma e luadhit ju ka mbetur. Mos e harxhoni atë duke urryer m’kot.

Nuk mjaftojnë ligjet e rregullat për të krijuar shoqërinë. Përkundër, ato shërbejnë vetëm për të mbajtur drejt ata që duan t’u shmangen rregullave.
Evgjeninë s’do ta bëjë “njeri” fakti që institucioni do t’i bëjë denoncim për braktisje të vendit të punës dhe do ta ndjekë gjithandej. Denoncimi do shërbejë veç që shoqëria të marrë mbrapsht të drejtat e saj. Evgjeninë do të mund ta bënte njeri veç njerzillëku.

O arnautët e mij, shoqërinë e mban më këmbë bashkë njerzillëku dhe dashuria, ndaj krishtërimi arriti edhe atje ku nuk arrinte dot as shpata. Secili prej nesh nuk i ka asfare të tijat ato ç’ka ngrumbullon me thonj e me sherr e me luftë. Toka, prona, firma, makina, aksione, shtëpi, investime, valutë, pishina, vila. Nuk i ka, sepse kur të vdesë, prapë vetëm dy metro dhè do të marrë. Madje edhe ato do ja japë njerzillëku i të gjallëve të mbetur, se po s’ja dhanë mbetet zbuluar dhe e hanë orlat e korbat.

Secili prej nesh ka vetëm atë që ka dhuruar. Ajo që kemi dhuruar do të vazhdojë të jetojë edhe pas nesh. E mes atyre që mund të dhurojmë më lehtësisht është mirësia.
Atëhere mos derdhni më kot vrer në jetë, se sa më shumë të derdhni aq më shumë mekanizmi i tij do të prodhojë tjetër vrer brenda jush. Vreri ndaj botës është si një drogë e zezë që, sa më shumë ta konsumosh, aq më shumë të kërkon trupi.

Që shqipot nuk e kanë të ri këtë hall e mërzi, është e lehtë të dëshmohet. “O udhëtar, mos kalo nga fshati ku ke bërë nder” – thonin të moçmit. E kanë vuajtur pa e kanë thënë.
“-Nastradin efendi, mos shko asaj udhe se do gjesh qeder – i thanë një herë. -Po unë s’kam bërë ndonjë nder që të më gjejë ndonjë qeder – u përgjegj qetë qetë efendiu i përjetshëm. “Ka ngjarë pa tregohet”, thosh ime gjyshe.
Bota s’i ka të reja këto halle, ndaj ndonjëherë duket e kotë ç’do përpjekje për ta ndrequr. E megjithatë s’do humbur shpresa tek e mira, qoftë ajo edhe veç një ëndërr e bukur. Qoftë edhe duke ju bërë të lexoni këto rradhë, të paktën ju pengova një gjysmë ore nga të bërët keq tjetrit, a nga të shkrojturit a të postuarit nëpër rrjete keq për tjetrin.
E shihni që për të mirën ja vlen të luftohet!

43 komente në “Kotësi e ligësisë/ Artan Lame tregon historinë e një punonjëse mosmirënjohëse: O arnautët e mij, shoqërinë e mban më këmbë bashkë njerzillëku dhe dashuria”

  1. miri says:

    Zgjuarsiam me e madhe e njeriut eshte te kuptoje se sa i paditur eshte. Lame je komplet idiot.

    1. Luan says:

      O Miri, po ca te keqe tha mor rob zoti qe e ke “idiot” ne maje te gjuhes.?! Cfare njerez jeni qe edhe nje artikull qe jep nje mesazh personal per te mire ta nxini serish??
      Nuk e di kur do kthehet ky vend i mbytur nga mllefet, inatet, cmira dhe ego per tu pasuruar ne nje dite..

      Zoti e shpetofte Shqiperine nga shqiptaret!

    2. d.didani says:

      O Miri : O idiot…Flake per flake e nxorre mllefin!!!Mos te ka bere ndonje nder Artani Si e ke hallin,Na e thuaj se nuk e sqaron fare ,vetem cfryne si kafshe ..!???

    3. liri says:

      o lame kemi gati tre vjet qe kemi aplikuar per legalizim dhe na sjellin verdalle ata nepunesit peshkaqenet e vegjel qe do gjejne ndonje klecke dhe kerkojne ta rrjepin lekuren permes sorrollatjeve hipoteke aluizni. Ty Zoti te ka bere jetegjate dhe qofsh i tille per jete po mos harro se mllefi inati pakenaqesia apo gjithcka qe ti permend ne analizen tende pervec gjenetikes eshte edhe si rezultat i ketyre padrejtesive qe ne masen me te madhe jane krijuar nga gjindja politike e ketij vendi ku edhe ti ke qene madje je edhe pjese sa kohe qe ushtron ate funksion. Ndaj beni edhe ju punen qe duhet te beni o perfituesit e parave tona dhe kontribuoni ne uljen e nivelit te urrjetjes dhe mllefit

    4. fshatari.pafshat says:

      Miri.
      Je fare I sakte. Lamja eshte vet antinjeriu. Rasti I nepunses idiote nuk e shpelan pse nuk do te thote se Lamja nuk do te jete objekt I VETTINGUT per… .

    5. Dhimitri says:

      Per Lamen,
      Artan,
      je nje spekulant i peshtire, ngaterron punet e Perendise me punet e tua.
      Del dhe pergojon nje femer dhe jeten e saj private, statusin e saj civil.
      Ne nuk na hyn ne pune nese Eva eshte e martuar apo e divorcuar, nuk na hyn ne pune as nese vesh tanga (se ka edhe burra qe i veshin, mos u skuq) dhe nuk na duhet se c ben Eva.
      Ke ngaterruar me dashje problemet e tua shendetesore me problemet e institucionit te perlyer qe drejton.
      Ke perdorur nje arsenal jo te barabarte me zonjen, zotrote ka mundesi te hape dyer ne media, ndersa zonja natyrisht qe ka vetem FB, dhe prandaj e perdor.
      Nuk dua te bej arbitrin se kush ka te drejte, vetem dua te shprehem ne lidhje me pabarazine dhe spekulimin.
      Artan,
      nese Perendia nderroi mendje dhe te la, hap syte se kur zhgenjehet te merr ty dhe te tjeret rreth e qark teje, perfshire edhe ata burrat me tanga. Ashtu sic thua dhe vete, te gjithe do te marrim vetem 2 metra, ceshtja eshte te ikim me radhe, dhe pa shume dhimbje.
      Degjoje trokitjen o Lame.

  2. Daja says:

    Bukur e thua po kujt ia thua!!!!!!!!??????

  3. zi says:

    Po mire, o Tano mire,
    por ne fund e ke dhjere.
    Nuk bejme lufte qe te fitojme te miren,
    lufta sjell vec te keqen.
    Paqe duam dhe miresia reshqet vetvetiu vitesh,
    e dhimbeshme,e lodheshme,e vuajteshme,fisnike.
    Vec n.q.s nenkupton luften me perpjekjen.

  4. Lee lee says:

    Se prisja per zotin.Te pakten e kuptove ca homo erectus jemi.

  5. Iliri says:

    Ka te drejte njerzilleku dhe dashuria.Por djalin tim me prof ing ndertimi e hoqi nga puna pa asnje arsye dhe mbajti ne pune elektricista magazinjer apome gjimnaz dhe pa shkolle.

  6. qazim says:

    Nje esse e bukur.Por kush jemi ne????
    Mik i vleresoj shume shkrimet e tua.

  7. ermal says:

    legalizimi i shtepive te ndertuara mbi token e zaptuar pronarit ose te shtetit (prones se perbashket), eshte shume me i dhimbshem se shkrimet(kercenimet) e Evgjenisene fb, z.Lame. Ju po ia beni keto padrejtesi qytetarit dhe popullit tuaj perdite, kjo eshte ajo trashegimia ‘kristiane’qe ju leni pas vetes, ne te gjalle dhe ne te vdekur.
    Lidhur me mirenjohjen, duket sikur Evgjenia duhet t’jua dije per nder qe e keni mbajtur ne pune edhe pas ndryshimit te regjimit partiak. Nese ishte punonjese e mire, duhej mbajtur, nese ishte abuzive me shtetin dhe qytetarin duhej pushuar. Meqe eshte mosmirenjohese qe e keni mbajtur ju me buke, per hir te ndjenjave te mira te frymezuara nga Krishti, atehere po e ndiqni penalisht. Jeni duke luajtur Zotin, kur jemi ne nje Republike ku zyrtari duhet te respektonte te drejten administrative dhe te drejtat themelore te njeriut, sic eshte e drejta e prones dmth e djerses se ballit, gjakut dhe sakrifices se gjysherve tane, qe te trashegonin femite e tyre, jo hajdutet dhe arrogantet si zaptuesit, apo Evgjenia dhe Aluizni qe e ndjejne veten pronare te pronave tona. Vazhdoni me padrejtesite dhe vjedhjet e pronave se nuk ju ndalim dot, por te pakten na kurseni patetiken tuaj genjeshtare.

    1. e po says:

      E paske kuptuar, ermal, mesazhin. Po s’ke ç’i ben kur mbi token shqiptare, tani edhe neper bote, rrojne kafshe me fytyre njeriu! As keni per tu bere te drejte kurre, kurrizos vetem varri ja drejton kurrizin. Beni punen tuaj.

  8. Edi SHPATA says:

    je nje cope mutiiii…..nje kryqezor i vitit 2018 bej punen tende dhe leri üerrallat se cfare ka bere krishterimi se e dime sh.mire zoti spurdhjak….

    1. Moisi Golemi says:

      Nuk thuhet Kryqezor, o analfabet. Por thuhet Kryqtar. Kryqezori eshte lloj anije e madhe luftarake. Te ngjan gje Artan Lamja me anije??

    2. Moisi Golemi says:

      Thuhet Kryqtar, jo kryqezor, o analfabet.

  9. lexuesi i irrituar says:

    Shembulli konkret i shkrimit tuaj z.Artan, tre komentet e mesiperme…

  10. mik says:

    Shkrim idjot dhe i ulet.
    Nqs Evgjenia ka shkelur ligjin, bej denoncimin, por ti nuk ke asnje te drejte ta diskretitosh nje person, kushdo qofte ai, aq ma teper kur personi ne fjal nuk ka akses te barabarte me tendin per vetmbrojtje.
    Sulmi qe i bahet asaj gruaje asht i pajustifiikuar dhe i pafalshem, aq ma teper tingellon personal.

    1. Bato says:

      Punonjesja e shtypit te Aluizmit remon ne profilet personale te FB te ish punonjesve? A kane pune keta njerez? Pupu gjema Artan?

  11. duno says:

    Me siguri kjo Evgjenia per te cilen na mollois zotrote ka mare leksione per mosmirnjohjen nga profesori i fushes , Edvin Rama . N.q.s ka njeri ne kete vend qe mund te personifikoje mosmirnjohjen , ligesine , vrer vjelljen ky eshe vetem kapiteni i rilindjes dhe i yti , Edvini . Te beshe pjese ne stafin e ngushte te tij , dhe pastaj tu shesesh mend te tjereve e te biesh si shembull njefar Evgjenia , kjo nuk mund te jete tjeter vecse pafytyresi. O Artan , ben mire te heshtesh kur ske gje per te thene

  12. demokrat says:

    Rama, kryeministri i Shqiperise te gjithe Tanet tullace qe e rrethojne i ka hajdute me damke, por ky Tani i kolonjes edhe delirant ne shkalle siperore. Ky otoman ne shpirt ka edhe ligesine dhe shpirtvogelsine e nje orientali. Per kete monster shqiptaret ndahen ne muhamedane dhe kaur. Ta dha Perendia nje shans te dyte ne jete o njeri i vogel, jetoje per tu bere me i mire jo per te lare hesapet me grate e kesaj bote.

  13. REZI says:

    Është plotësisht e saktë kjo që shkruan Lame. Shkruhet diku se u bë dicka, po këtej nga ana jonë kur do bëhet?
    Ideja për të parë gjërat me dyshim është bërë mënyrë jetese dhe mendimi në shqipëri, sepse kështu u edukuan këtë vite të pas demokracisë. Sepse si mund të ndodhë që edhe për gjëra të mira të mos bashkëpunohet?
    P.sh. po punohet të gjelbërohet Tirana e njerëzit e thjeshtë, po i përgjigjen me sa munden thirrjeve të bashkisë për këtë investim për brezat.
    Po si nuk pashë një opozitar të tregojë qytetarinë e të mbjellin një pemë?
    Tirana është e të gjithëve, do jetë për brezat që vijnë, edhe për fëmijët e opozitarëve.
    Faleminderit të themi cdo mëngjes që gdhihemi, fundja fjalën dhe veprimin, falas e kemi.
    Është në dorën të nëse e përdorim për mirë apo për keq. Zgjidh o njeri të mirën që dhe tjetri që ja thua të ndjehet mirë.

  14. Atdheu says:

    Aktual. Keshtu jemi?

  15. Shvejk says:

    O miri, po a ka me idiot se ti qe ulesh para tastieres vetem per te share dike qe as nuk e njeh e as te lidh gje me te. Po jep nje mendim per shkrimin o barbar, nuk ka nevoje te shash patjeter dike per tu dukur interesant.

  16. Vasiliki says:

    Bukur e ke thene i miri dhe i nderuari Artan Lame !
    Thua, te kuptoje gje Evgjenia, Evgjenite dhe Evgjenet arnaute?!
    Respekt per ty !

  17. Ilir nika says:

    Zoti Lame
    Ishte i cuditshem shkrimi tuaj !!!
    Cudia fillon ,si nje njeri kaq i ditur si puna juaj,arrin te shkruaje per jeten e nje punonjeseje te thjeshte administrate (arkiviste).Une kam disa njohuri per kete ceshtje ndaj dhe dua te sqaroj si me poshte;
    Ne shkrimin tuaj jeni sa cinik edhe genjeshtar.Personi ne fjale ka punuar prej 6 vjetesh ne institucionin tuaj pa asnje verejtje.Kishte mirnjohje qe nuk e hoqet nga puna..Por cfare bete ju se bashku me nje pjese te stafit tuaj!!!
    Presione,presione,presione per te dhene doreheqjen per 3 muaj rresht.
    Tregojuni shqiptareve sa njerez keni detyruer te lene punen me keto metoda makabre presioni ?
    Sa per arnautet ,ti je pjesa me e keqe e tyre.Nga sa di une Evgjenia eshte ortodokse vlonjate .Familja e saj eshte me kontribute patiotike qe ne ngritjen e flamurit me Jani Mingen ne mes te atyre burrave te nderuar.
    Kurse ti je nje kolonjar i peshtire dhe i neveritshem.
    E respektoj Faik Konicen.

    1. Moisi Golemi says:

      Eh mor trap, I. Nika. Sapo e zbulove qe emri i vertete qenka Evgjeni Minga. Edhe mos i shaj kolonjaret vetem per te ngritur vlonjatet. Sepse te tregon akoma me avdall se c’je. Hajt tung tani! E te fala Eves.

  18. TanTanBorizan says:

    O Tano, si perfundim, a do na e thuash si e legalizove shtesen pa leje te Armando Dukes ne Durres me ndihmen e Ben Dervishajt te FSHF-se, a.k.a Cikllopi?

  19. TNT says:

    O Lame me ate si thone Italianet me bere te lotohem! Po akoma or idiot ben krahasime te tilla, eshte 2018, kur do beheni njerez… Sa per rastin leri keto gjyqet neper gazeta, por coje ne gjykate per shpifje dhe mos na caj b ne qe na keni marre cdo gje, tani doni te na merrni dhe kohen…

  20. EVA says:

    MOSMIRENJOHJA!
    Kjo ishte arsyeja qe me dha guximin te dergoja sms te ju zoti Lame (pa pergjigje) te kerkoja takim me ju(pa pergjigje) dhe “t,iu gjeja deren “ e zyres ne janar 2018.Erdha te vija ne vend dinjitetin tim dhe t,iu tregoja dhunen psikologjike dhe morale qe po perballja prej 2 muajsh ne institucionin ku punova 6 vjet pa asnje verejtje,ku vrapova me libra protokolli neper fushata e mitingje elektorale,ku u perkushtova orar e pa orar .
    Por ne 5 minuta takim vetem 1 minute arrita te flas,sepse ju nxituat te mbyllni”pazarin”.Jo per mua nuk ishte pazar ,por ti largohesha sa me pare presionit dhe te keqes.Per ju po ishte pazar dhe fillimii nje plani te lig per te me ngarkuar me “braktisje pune” sepse edhe pasi bera procesverbale dhe nje muaj pune per dorezimin, nuk me erdhi asnjehere shkresa e shkeputjes.
    Arnaut dhe shqipo jam une qe tregova realitetin tim te 2 muajve ne institucion apo ju qe ne nje dite si kjo ku duhet te ishit falenderues perveshet shpaten ndaj nje ish-punonjeseje?
    Kotesi e ligesi eshte imja ,qe hoqa ne kurriz shume padrejtesi e shkelje procedurash per shkeputje nga puna nga nje pjese e stafit tuaj apo juaja qe kontrolloni e perflisni fb e fotot e mia?
    Te paqena e vrer nuk jane ato qe jetova une por i gjithe versioni juaj i historise , qe kur permend dosjet per te prekur hallexhinjte,kur une nuk kisha asnje dosje ne pergjegjesi por vetem shkresa administrative dhe deri te “interesimi”juaj.
    Mua ne pune nuk me mbajti as miqesia,as partia,as spiunlleku qe ben oune rendom aty,por aftesia ime,perkushtimi im orar e pa orar .Mjafton vetem FAKTI qe une nuk ‘IU GJETA DEREN “ as kur u nderuan qeverite ne 2013 e asnjehere tjeter ,por vetem per te pranuar doreheqjen time . KAQ DOJA TE THOJA O NJEREZ TE MIRE.

    )

    1. Miremengjesni says:

      Eva-Evgjeni,Miremengjesi e dite te mbar!!!
      Nje lutje kam per ty dhe per z.Mero.
      Ti Eva ke te gjithe mbeshtetjen e njerzeve te mire te ketij vendi.Te lutem vazhdoje kete “çeshteje” der ne fund,sidomos kete te presionit.
      Per z.Mero,lutja eshte kjo; meqenese znj.Evgjeni qenka dhe lexusja juaj,ja vlen te merresh vete me kete teme e te dali e drejta ne drite.

    2. Moisi Golemi says:

      Na moj ti, Evgjeni Minga. Nga njera ane thua se nuk te mbajti ne pune as miqesia e as Partia. Nga ana tjeter thua qe vrapoje me libra protokolli neper fushata e mitingje elektorale.
      Ndaje mendjen, o njeren, o tjetren!

  21. Eva says:

    Mosmirenjohja!
    Kjo ishte qe me dha guximin te dergoja sms(pa pergjigje) te kerkoja takim me z.Lame (pa pergjigje) dhe “t,iu gjeja deren” nje mbasdite Janari 2018.
    Erdha te vija ne vend dinjitetin tim dhe tu tregoja per dhunen morale me shkresa te stisura e psikologjike qe po jetoja prej 2 muajsh ne institucionin ku punova 6 vjet pa asnje verejtje,ku vrapova me libra protokolli neper fushata e mitingje elektorale ,ku u perkushtova orar e pa orar ,sepse ashtu jam e gatuar ,e pergjegjshme deri ne fund dhe er cdo gje e bej.Por ne 5 minuta takim arrita te flas vetem nje fjali sepse z.Lame nxitoi te nmbyllte “pazarin”.Jo oer mua nuk ishte pazar por te ikja sa me pare nga presioni dhe e keqja.Per ju dhe stafin tuaj po ‘pazar” dhe fillimi i nje plani te lig per te me ngarkuar me pergjegjesi qe nuk i kisha dhe me braktisje te punes,sepse edhe pasi bera cdo procesverbal dhe dhe pune dorezuese prej nje muaji ,asnjehere nuk me erdhi urdher lirimi nga detyra,(dhe pse kaloi nje muaj nga doreheqja ime e detyruar).
    Arnaut dhe shqipo jam une qe tregova realitetin tim apo ju qe ne nje dite si kjo qe predikoni ,miresie dhe dashurie ,zgjodhet te pervishni shpaten me nje ish punonjese?
    Kotesi e ligesi eshte imja qe hoqa ne kurriz padrejtesi dhe intriga nga nje pjese e stafit tuaj ,apo juaja qe kontrolloni e perflisni fb e e jeten time private ?
    Te paqena nuk jane ato qe tregova dhe jetova une ,por gjithe varianti juaj i historise (qe kur permendni dosjet per te prekur popullin me halle,kur une nuk kisha asnje dosje ne pergjegjesi) e deri tek “interesimi “juaj.
    Mua ne pune nuk me mbajtet as ju ,as miqesia,as partia ,por puna ime ,perkushtimi dhe ppergjegjshmeria ime.
    Dhe vetem fakti qe une nuk erdha te ju as kur u nderuan qeverite dhe asnjehere tjeter por iu njoha vetem per te pranuar doreheqjen flet shume…..o njerez te mire…..

  22. Iliri says:

    Zoti LAME !
    Ishte i cuditshem shkrimi juaj !!!
    Cudia fillon si nje njeri kaq i ditur si puna juaj ,arrin te shkruaje per jeten private te nje punonjeseje te tjeshte administrate(arkiviste).Une kam ca njohuri per kete ceshtje dhe dua te sqarij si me poshte:
    Shkrimin tuaj jeni sa cinik edhe genjeshtar.Personi ne fjale ka punuar prej 6vjetesh ne ate institucion pa sanje verejtje.Kishte mirnjohje qe nuk e hoqet nga ouna.por c,bete ju dhe nje pjese e stafit tuaj ???!!!
    Presione, presione, presione per te dhene doreheqjen gjate 3 muajve rresht.Tregojuani shqiptareve sa njerez keni hequr nga puna me metoda makabre dhe presione pa fund.
    Sa per arnautet qe permend,ti je pjesa me e keqe e tyre.Nga sa di une Evgjenia eshte ortodokse vlonjate.Familja e saj eshte me kontribute patriotike qe ne ngritjen e flamurit me Jani Minges si paraardhes,kurse ti je nje kolonjar i peshtire dhe i neveritshem.
    E respektoj Faik Konicen.

  23. Balli Fariu says:

    Artan, bukur e ke shkruar dhe ja vlen te mendohesh mbasi e lexon, por kam frike se pak kush te kupton. Te pakten ketu ne Albanistan mund te quhet”kaligrafi ne bythen e majmunit”
    Megjithate fm

  24. Pensionistja says:

    Tano, ca bone mire?
    Mos u merzit do e shikosh qe me kalimin
    e kohes do te kaloje e do behesh me mire.
    Te shkuara.

  25. Miremengjesni says:

    Pa e ditur se kush ishte dhe eshte kjo punojse,por duke mare te mireqene tregimin e Lames,se mbase ka te drejt kjo puntorja e shtetit…kur ti si minister nuk ja dole me nje ” puntore” …mendo neve popullin e thjesht seç heqim.
    Luften filloje nga vartesi yt i pare o Lame…aty kerkoje ” sherimin shoqeror”.

  26. Cobo says:

    Thirrje per njerezillek dhe ekuiliber shoqeror. Shkrim I thjesht e qellimmire, per me teper nga nje drejtues.

  27. Lumi says:

    Eva, puna per ty eshte kapitull I mbyllur. Shijo ate pensionin dhe Facebook-un perdore ne menyre njerezore.

  28. kanina says:

    @Miri, kur IDIOTI, të thotë “idiot”, do të thotë se je në rrugë të mbarë…(!) Nuk e di, a arrin “truri” jot (n.q.se ke), të kuptojë këtë që po them… Sa për Tan Lamen, që më pëlqeu shumë artikulli i tij, desha të shtoj, se “dhuntia” kryesore e shqipove historikisht, është MOSMIRËNJOHJA, nga e cila rrjedhin të gjitha “të tjerat”, që i kanë me shumicë…!

  29. Lilo says:

    Z. Lame. Nga shkrimi juaj nuk humba gjysëm ore për ti bërë keq dikuj por mësova ( jo se nuk e dija) si funksionon shteti ynë i leshit. Si mund të bëhet “pazar” me punën shtet apo privat qoftë. Çfarë do me thëne ” unë të heq vërejtjen ti plotëso proçes-verbalin” . Ka ikur koha kur njollën ta hiqte partia. Këtë shkrim do ta pranoja nëse kjo punonjëse do ishte ndjekur penalisht për abuzim e bërë, të paktën për këtë që tregoni ju. Se nga kjo pastaj më bën të besoj që edhe puna që ka bërë ka qënë korruptive derisa refuzon ta dorëzojë.

  30. Shqiptari nga Kosova says:

    Ǒnjerez qenkemi..! Jemi ne hall te madh. He te shkruash mire e he te shkruash keq..! Por ne shkrimin e Lames une lexova veq njerzillek.
    Jemi rrace e veçante ne glob, per te keq sigurisht..!

  31. luani says:

    Lame ,arkitekti i leshit me dengla prej snobi e verteton edhe nje here me kete shkrim se eshte pjese e klikes se Edi Rames ,zgjyres se peshtire veshur me rroba te firmosura qe me arrogance tallen dhe perkembin njerzit e thjeshte te punes.
    Meqe termin ” arnaut” e perdor me qellim fyes per pjesen tjeter te popullit ,uroj qe sa me shpejt keta “arnaute” te mund te bashkohen ne urrejtjen e tyre e ti itregojne vendin kallepeve te tipit hajdut me pushtet e kollare ,sic je dhe ti Lame snobi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje