Asgjë e re… nga Gjiri i Lalzit!

18 Mars 2018, 19:38Politika TEMA

Nga Anri Bala

Sot, si ditë pushimi dhe me një kohë të bukur, prisja të qetësohesha e të relaksohesha disi me “dhuratën” jo shumë të zakonshme të bërë së fundmi nga natyra, por nuk ishte e mundur, pasi teknologjia e informimit na “ndjek” gjithandej. Që pa gdhirë, mediat e gjithkund gjendura, e nisën ditën me lezhjanët e irrituar, që po protestonin duke rrethuar komisariatin e Lezhës, për t’i detyruar policët të lironin kryetarin e tyre të zgjedhur nga ata, sepse as nuk e imagjinoni se ishte fajtor!

Më erdhi pak çudi, për metodën jo shumë të zgjuar që këta besnik donin të bënin drejtësi, duke i kërkuar policisë të lironte të ndaluarit, sepse ishin të pafajshëm. U çudita, sepse as miqtë e kryetarit nuk ishin drejtësia dhe as policia nuk ishte drejtësia.

Të dyja palët e përfshira në “konflikt”, ishin askushi për të liruar apo burgosur politikisht, ligjërisht, drejtësisht dhe padrejtësisht. Ndaj, nuk e kuptoja se përse ishin aty përballë njëra tjetrës, kur nuk kishin asgjë kundra dhe asgjë të përbashkët?! U largova nga video e protestës me qëllimin e mirë, që t’i harroja të dyja palët, sepse çudia më e madhe në çdo vend tre ditë zgjat, ndërsa tek ne një ditë e gjysëm. A e dini pse? Sepse çuditë tek ne “nxitojnë” t’i zënë radhën njëra tjetrës.

Se di pse, por më hypi dëshira, që sot pikërisht sot, çudia e radhës të zëvendësohej me një lajm bombë: “Prangosen të gjithë hajdutët dhe grabitësit me anë të tjetërsimit, të “Gjirit të Lalzit!”

Eh moj ëndërr…

Ndoshta, kjo nuk do ishte një çudi që zgjat tre ditë, sepse do prodhonte çdo ditë, po aty, në atë vend, një çudi dhe një krim radhe të konsumuar. Të gjithë e kujtojnë me nostalgji ndoshta Gjirin e Lalzit, një humbëtirë, ku notonin e rreziteshin në diell  “fakir fukarenjtë” si puna ime, që nuk kishin as makina, as para për një shezlong ose çadër, por me bukë e djathë dhe një dëshirë të madhe për ta bërë jetën më argëtuese, kalonin ditë e netë me çadra, në atë “perlë” të natyrës, jo shumë larg kryeqytetit.

Por për fatin e keq të “fukarait”, e pa syri i grabitqarit dhe sot ajo perlë, ashtu siç do perlë tjetër e këtij vendi, shumë shpejt u kthye në “mollë e ndaluar”.  Aty qelbet vendi… nga mortaja ogurzezë që ka prodhuar ky vend! Edhe nëse mendon se mund të afrohesh, mos e bëj… sepse  do të mallkosh veten nesër, kur ta shikosh si je katandisur, vetëm se u bëre palë sa andej këndej, për një copë bukë nga sofra e grabitqarit, që po ti, ua kishe shtruar me dhimbje dhe besnikëri. Ndaj, mos u afro, sepse je vite larg me lumturinë dhe babëzinë e tij.

Më kishte zënë gjumi dhe doja ta vazhdoja ëndrrën me sy hapur. Ju sula drejtësisë, që po na arrestoka një Fran, se paska tjetërsuar duke mashtruar bashkë me ca miq të tij prona të shtetit, pa na thënë, se sa është dëmi i bërë ndaj qytetarëve, se me ç’shikojmë, “Rana e hedhun” nuk ka lëviz… veçse në letra.

Ani mirë bëjnë, por me “Ranun e Xanme” të Gjirit të Lalzit, çfarë bëhet që është tjetërsuar, ndërtuar, pushtuar nga pushtat të të gjithë llojeve?!

Toka, dikur e askujt, sot ka tituj pronësie shtetarësh e ish shtetarësh, zyrtarësh e kollovarësh, ushtarësh dhe zullumqarësh të oligarkëve të mediave dhe atyre të heshtjes, tituj pronësie për të gjitha figurat më të errëta, që prodhoi politika në Shqipëri.

Tituj pronësie në emër të pjellave të tyre, që dikur nuk mund të ngrinin brekët dhe fshinin qurret, e sot kapardisen në majë të kështjellave, e nuk u merren mendt… që s’kanë, por të bëjnë ty të rrëzohesh në tokë nga dhimbja që ndjen në shpirt. Prandaj, vazhdoj çdo ditë të pyes lartë e poshtë: A ka ndonjë gjë të re nga Gjiri i Lalzit?!

Por me ç’po shoh, asnjë lajm nuk po marrë dhe asgjë të re nuk do ketë: Korbat nuk i’a nxjerrin sytë njëri tjetrit! Jam i trembur se do të dëgjojmë plot çudira, por kurrë lajmin që dëshiroj me shpirt, e që do të më lumturonte: Filloi “inkastrimi dhe sterilizimi” i gjithë rracës së kopilave politik nga drejtësia e sapolindur!

14 komente në “Asgjë e re… nga Gjiri i Lalzit!”

  1. Trumcaku says:

    Jane shkrime qe arrine thelle ne ndergjegjen e atij qe i lexon. Bravo, Anri

  2. Liri says:

    Filloje nga lart poshte apo anasjelltas nga velipoja shengjini patoku durresi. Golemi ku te hedhesh bomben vret plot peshq te medhenj majtas djathtas apo te leshelise apo te frymeqelburit republikan medihoxha zbrit me poshte ne divjake ne vlore ne dhermi palase himare e deri ne ksamil. Eh sa kriminele dhe hajdute e te korruptuar prodhoi kjo kohe e maskarenjve. Te shohesh halabake kriminele injorante bq qe levizin me makina superluksoze qe kane prona pa fund qe kane llogari edhe per dashnoret ke deshire te kesh fuqi te mbinatyrshme dhe ti zhdukesh keta plehra me soj e sorrollop.

  3. Ne Lalez eshte formuar blloku i ri nga ata qe sulmojne bllokun dhe bllokmenet.
    Kane nje ndryshim bllokmenet e rinj se harxhojne ne nje dite me shume se sa harxhonin bllokmenet qe ne i urrenim.
    Bllokmenet e vjeter nuk kishin asgje me dokumenta,keta te rinjte megjithese i pushtuatokat ndertuan pa leje,por i kane me dokumenta dhe ja trashegojne hajduteve te vegjel si bora 15 vjecare zonje e pare.
    Po te kete ndonje lajm per token e xanun te lalzit do te ngrihen trushplaret e saliut te ilirfloririt te monika cizmes te fatmir gerdecit dhe gjithe hajduteve.
    Keta trushplare do ngrihen ti mbrojne dhe ti justifikojne bllokmenet qe e ndane Shqiperin midis tyre,madje madje mbasi u ngopen po i japin edhe grekut det e toke…….

  4. asd says:

    Ne bejme ate qe kombe te tjera nuk e bejne kurre. Pra zgjidhet kryetar bashkie nje pizeveng qe tjeterson krejt pasurine publike, 471.000 m2 ne bregdetin e Lezhes. Mire ky paska qene nje rast i nje perbindeshi te rralle, po ai tjetri i gjirit te Lalesit, po ai i Vlores? Te gjithe qe vjedhin e shkaterrojne. Kryeprokurori i Shqiperise i perfshire ne krime, po ashtu edhe kryeministrat, presidenti, kryetaret e partive, ministrat, deputetet, gjykates, e prokurore, drejtoret e hipotekave, drejtoret e policise, mjeket, infermieret, polica e doganiere, bankiere e drejtore bankash, mesues e docente, fshatare, muratore, hamej e punetore, komshinjte qe shtyjne gardhet, te punesuarit qe vjedhin punedhenesit … tabloja eshte si ajo ne muzeun e Krujes ku ushtrite jane gamathepsur jo per te luftuar per lirine por per te vjedhur e plackitur. Pyetja ime eshte ; a eshte vend normal ky i yni ?

  5. Kombi says:

    BEJ DURIM I DASHUR GAZETAR, SE NUK DO TE JETE E LARGET DITA E LARGIMIT TE KORBAVE FAMEKEQE ,QE I VUNE ZJARRIN KETIJ VENDI ME MAKUTERINE E TYRE . LUFTA SAPO KA FILLUAR , AJO NUK DO TE NDALET . DREJTESIA DO TE VENDOSET .

  6. Jak Boston says:

    Peshqit e medhenj jane tek Gjiri i Lalzit, kurse peshku i Ranes se Hedhun eshte peshku i vogel.
    Tani organet e drejtesise shqiptare kane frike se populli nuk ka stomak per peshqit e medhenj dhe kap te vegjelit, apo si gjithmone bjeri samarit qe ta marre vesh gomari.
    Nese eshte kjo e dyta atehere nuk kemi ce duam fare drejtesine, pasi vetegjyqesia eshte me e pranueshme.
    Nese jo atehere nxitoni se kemi humbur 3 dekada dhe jemi te fundit , prandaj beni detyren ose futuni vete brenda pasi ska me c…i q….I tamen sot e c…I q…I tamen neser.

  7. Emigranti says:

    Nje artikull brilant, faleminderit Anri Bala!
    Gjiri i Lalzit eshte po aq simbolik sa Gerdeci dhe 21 janari!
    O popull i martirizuar shqiptar: a do me per korruptionin?
    Cfare te kane bere magjistaret qe te udheheqin sot, qe me rri keshtu i tulatur, sikur te ishe nje populle i zhdukur?
    Shqiptar, mos rri po duku! Perndryshe historia do te te damkose perjetesisht!

  8. mmoisiu says:

    Atje eshte mafia politike ,te rafshohen te gjitha vilat e te koruptuareve dhe te behen hotele per turistet e huaj dhe te menaxhohen nga shteti ,
    politikanet nuk duan shtet te fuqishem se nuk mund te vjedhin ,duan ti privatezojne te gjitha !

  9. Albani says:

    Te jeni te bindur se te gjithe shqiptaret i madh dhe i vogel pret me pa durim te reja nga Gjiri i Lalzit por shpresa na thote se do pak kohe ,ose ne te kundert do te behet nje vrime ne uje si gjate ketyre 28 vjeteve te shkuara.Gjiri i Lalzit duhet qe pa tjeter ti kthehet kombit shqiptar me dokumenta te patjetersushme pastaj qeveria te mendoje se çfar duhet te beje per te miren e asaj zone dhe me gjere.Ne kete zone duhet te nderrohen rolet e atyre qe shikojne nga kulla me ata qe bjene ne toke kga fukaralleku etj,etj,etj,

  10. USA says:

    NE GJIRIN E LALZIT JAN TE TE GJITHE PESHKAQENET ATJE I KAN TE MOS MUNDOHEN KOT ,SKAN ÇA PRESIN TË FILLOJN ME RADHE ATJE ESHTE KOKA E KRIMIT SHQIPTARE ATJE JAN ATA QE KAN BERE ÇA KAN DASHUR DHE QE KAN NEPERKBUR KETE POPULL ATJE JAN HAJDUTET DHE KRIMINELET E KETI VENDI

  11. Treviso says:

    Pershendes zotinz Gala per artikullin brilant. Protesta para komisatjatit te Lezhes eshte e menduar dhe e paguar mire nga ana e mafjes shqiptate. Kjo mafie mendon se shteti do te friksohet per te arritur tek peshqit e medhenj. Domethane per te arritur tek peshqit e medhenj do tronditet shteti. A thua se nuk e kan kuptuar akoma, apo Jane manovrat e fundit qe munde te venne?

  12. Juglindori nga Korça says:

    Nje artikull brilant , per temen qe trajton , por sidomos per faktin qe , ndryshe nga heret e tjera , nuk gjen as me te voglin gabim drejtshkrimor dhe ke qef t’a lexosh . Kam shkruar edhe here tjeter (dhe jo vetem une) qe Anri , eshte nje gazetar i talentuar , por shkrimet e tij duhen redaktuar per gabimet e shumta drejtshkrimore , sidomos ne perdorimin e germes “ë” . Kete rradhe , na paske degjuar , zoti Anri .

  13. Po deshet botoeni,po sdeshet mos e botoni.Komenti juaj po monitorohet?! Perse?! Apo po paguhemi nga tema dhe po i bejme dem temes me komentet tona?! says:

    I teri ky shkrim,mua nje gje me tingolloj shume keq…fjala”shezllon”.
    Shqip quhen: NDENJESE.
    Nuk e di se si ka arritur kjo fjale te behet e perditshme…por me kujton vitet 98-99 kur Tani i topradios i thoshte CD-se “ci-di”.Ashtu e kishte mesuar ne itali ashtu e percolli dhe ne shqiperi.Na u desh nja 15 vjet qe ta thoshim shqip…CD( ce-de).
    Vetem sa degjoj kete fjalen” shazllon”…ne vend qe te clodhem ne det…me futet nje ndjehesi sikur jam ne vendet sllave…ssshhhhaaazzzllonnn.
    Per te tjerat(!) gri sallat kot.Edhe kjo e Lezhes eshte per ujqerit e medhej.Nuk e ke kuptuar se po ndertohet nje rruge e re per ne ShenGjin dhe do kete bum ekonomik?!

  14. @ says:

    Komentet per shkrimin e ketij gazetaruci botohen menjehere, ndersa ato per Ben Andonin vonohen me disa dite..
    Tek njeri,10 komente shkruhet tek titulli, 10 te botuara. Tek tjetri shkruhet 15 komente dhe botohen vetem 5.
    Sepse, Ben Andoni kritikon te gjithe klasen politike, ndersa Bala-t dhe Balot e Temes jane militantet e Rames..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje