Rikthehet përplasja Turqi-Gjermani, Merkel kritika të forta Erdoganit

21 Mars 2018, 14:31Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar ofensivën e ushtrisë turke ndaj militantëve kurdë, në qytetin sirian, Afrin.

“Pavarësisht, interesave legjitime që ka Turqia mbi sigurinë, është e papranueshme ajo çfarë po ndodh në Afrin, ku mijëra civilë po përndiqen, po vdesin ose po detyrohen të largohen”, ka thënë Merkel, gjatë fjalimit në Parlament.

“Ne dënojmë fuqishëm këto veprime”, ka shtuar tutje ajo.

Turqia ka nisur ofensivë ushtarake në Afrin, kundër militantëve kurdë të Sirisë, të cilët i konsidereron terroristë. Ankaraja thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Ankaraja ka deklaruar se ka marrë nën kontroll qytetin Afrin të Sirisë.

8 komente në “Rikthehet përplasja Turqi-Gjermani, Merkel kritika të forta Erdoganit”

  1. Klimax says:

    Po Edi Rama cfare mendimi ka per “fitoren” e vella Erdogan-it ne Afrin? Jo per gje, por “ceshtja came”, sot mbas 75 vitesh, eshte futur si ceshtja kryesore e politikes shqiptare(!!!!) a thua se Shqiperia nuk ka probleme me ekonomine e saj, demokracine, drejtesine, korrupsionin, krimin, etj, etj, ndersa ky spastrim etnik apo gjenocid ndaj me shume se 200 mije kurdeve ne Afrin si faze e pare dhe ne vazhdimesi edhe ne territoret kurde te Irakut kalohet ne heshtje!!!!! Perse?

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    Qe te kuptoni se cilet jane turqit birazere te sumqireve muslims,kane prere edhe ujin ne zonat e pushtuara me qellim qe te largohen kurdet…………..!!!!!

    1. Te tilla poshtersira kane bere edhe “greket” nuk eshte per tu habitur e kane ne gjak keta vellezer gjaku bastard Anadolli

  3. Stambolliu says:

    Hallall Erdogan baba per Afrinin tani kollodokun Selanikut te rimaresh tokat e Perandorise dhe komunitetin turk atje qe eshte nen dhunen e Shtetit te te pabeseve kurdo-arvanitas

    1. Flm says:

      O Stan-bole …. perse gezon qe Erdokari dashur pa dashur luan lojen e Rusis ????
      Shtetin Kurd e krijojne Amerikanet (si rasti i Kosoves) per te shkelur kemben ne kufi me Iranin ne mbeshtetje te Izraelit.
      Rusia nuk e lejon duke “ulur celsin” e mbroejtjes kundra airore te asaj pjese te Siris ku donte Turqia te bombardonte.
      Dmth Rusia nxjer “geshtenjat nga zjarri” me duart e Turku, asgje per tu ndiher krenar… o KARRR.

  4. Bledar says:

    Erdogani duhet te arrestohet dhe cohet ne gjykjaten e Hages si Miloshevici.Ai po pushton nje vend tjeter dhe po ben reprezalje cnjerezore,ndersa brenda Turqise vazhdon genocidin ndaj kundershtareve te tij politik ,medias dhe mendimit ndryshme.
    Bledari

  5. Ulix says:

    Po per kurdet e Mirdites qe shkaterruan flamurin turk cdo te behet ??Valle a mund ta kete ne axhenden e tij Erdogani ne nje te ardhme te afert. Ti japi pak leksion qytetarie.

  6. Poli says:

    O stambolliu, I beson me të vërtetë asaj që shkruan apo ke ethe të forta, për të mposhtur kurdet babes tënd ju deshën dy muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje