Ish-strategjisti i Trump-it qëndron pas përdorimit të të dhënave të marra nga “Facebook”-u

21 Mars 2018, 09:25Bota TEMA

Programi për mbledhjen e të dhënave në “Facebook” nga kompania “Cambridge Analytica”, është mbikëqyrur nga Steve Banon, ish-shefi i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Chris Wylie, personi që nxori i pari detajet që provokuan skandalin, Banon, tre vjet para detyrës në Shtëpinë e Bardhë, nisi të punonte me një program ambicioz: ndërtimin e profileve të detajuara të miliona zgjedhësve amerikanë, te të cilët do të shpërndaheshin më pas mesazhet populiste që karakterizuan fushatën e Trump-it.

Banon ka qenë pjesë e bordit të kompanisë “Cambridge Analytica”, kur u bë një nga njerëzit më të fuqishëm të fushatës elektorale të Trump-it.

Ai e lançoi i pari kompaninë falë financimeve të mbështetësve të pasur.

Sipas ish-punonjësit të “Cambridge Analytica”, Wylie, i cili ka folur për “Washington Post”, Banon në atë kohë ishte shefi i Alexander Nix, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, që është pezulluar nga puna ditën e djeshme.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje