Akuzat për financime të dyshimta të fushatës, shoqërohet në polici ish-presidenti Sarkozy(ndodh në Francë kjo. Basha u financua nga rusët dhe ...)

20 Mars 2018, 09:29Bota TEMA
Akuzat për financime të dyshimta të fushatës,

Mediat franceze bëjnë të ditur se Sarkozy po merret në pyetje lidhur me financimet e dyshimta të fushatës se vitit 2007.

Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.

Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.

Sarkozy ka shërbyer si president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit në partinë e tij për ta mbështetur.

1 komente në “Akuzat për financime të dyshimta të fushatës, shoqërohet në polici ish-presidenti Sarkozy(ndodh në Francë kjo. Basha u financua nga rusët dhe …)”

  1. Rrufeja says:

    1)Se mos i ndodh bashes kjo…te gjejme vend e te futemi.
    2)Qe ne oren tete te mengjesit eshte perhapur ky lajme ne mediat boterore…ketu nga 9:15.
    Edhe lajmet na vine me zor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje