ANALIZA: Një iluzion me emrin Putin

19 Mars 2018, 13:38Bota TEMA

Nga Bernard Guetta

Tre dekada pas revolucionit të saj, Franca hyri në fazën e rindërtimit. Një fazë të ngjashme tranzicioni po kalon sot Rusia e Putinit, ende në gjendje shoku pas kalimit në kapitalizëm, prej fundit të perandorisë së saj si dhe përmbysjet, që erdhën me të njëjtën shpejtësi, si agimi i komunizmit në vitin 1917, apo fundi i “ancien régime” në Francë.

27 vjet më parë, udhëheqësit sovjetikë më konservatorë i mbërtheu paniku, të bindur se pa një ndërhyrje të menjëhershme, liritë politike që prezantoi Mikhail Gorbaçovi do ta kishin fundosur komunizmin. Kishin të drejtë, sepse babai i perestrojkës kishte tentuar ta shpëtonte Rusinë nga shembja e një sistemi në agoni, duke e demokratizuar me një seri reformash.

Konservatorët u përpoqën ta përmbysnin Gorbaçovin në gusht të vitit 1991, por dështuan sepse vendi kishte dalë tashmë nga komunizmi. Megjithatë, Gorbaçovi ishte dobësuar kaq shumë nga manovra që në dhjetor, presidenti i Federatës ruse Boris Jelsin, bëri me mbështetjen e presidentit ukrainas dhe atij bjellorus.

Cari i ri

Në këtë mënyrë, jelsini kishte realizuar projektin e tij për të hyrë në Kremlin. Brenda një nate, pasi kishte humbur Evropën qendrore, Rusia humbi perandorinë që kishin ndërtuar carët. Pak muaj më vonë, pronësia kolektive e Bashkimit Sovjetik kaloi në duart e baronëve-banditë, që e ndanë me justifikimin e privatizimeve, duke blerë mbështetjen e carit të ri.

Inflacioni zhyti në mjerim pensionistët. Pasuri të mëdha u krijuan përmes zhvatjes. Pasi kish qenë në të njëjtin nivel me amerikanët, tashmë Rusia ishte zhdukur nga skena ndërkombëtare.

Kur kjo dekadencë brutale i rraskapiti rusët, të detyruar të duronin mjerimin e një presidenti të alkoolizuar, sipërmarrësit dhe forcat e sigurisë (përfaqësues të dy fuqive të mëdha ruse) ngjitën në fron një spiun të ri në moshë, Vladimir Putinin, që diti të bëjë të harrohet afërsia e tij me Boris Jelsinin, duke premtuar që të hakmerret ndaj hajdutëve dhe të zhdukte independentizmin çeçen.

Putini i pëlqente popullit, jepte siguri. Rritja e çmimit të naftës i lejoi të rrisë pensionet. Në ata vite lindi legjenda e Putinit, njeriu që dje rusët e rizgjodhën, jo sepse rindërtoi vendin (nuk e bëri), por sepse eleminoi çdo formë opozite.

Sot nuk ekziston më (ose nuk ekziston ende), asnjë alternativë ndaj tij. Pas një shekulli kaos të pandërprerë, rusët preferojnë vazhdimësinë dhe jo aventurën, aq më tepër që afirmimi i ri ndërkombëtar i vendit të tyre dhe rimarrja e Krimesë, kanë forcuar krenarinë e tyre kombëtare. Ashtu si Franca e rindërtimit, Rusia është në kërkim të vetvetes, në një iluzion me emrin Putin. / France Inter – Bota.al

4 komente në “ANALIZA: Një iluzion me emrin Putin”

  1. kanina says:

    Putin-it dhe ruseve, t’u rruani topet, që nga TEMA e deri tek të gjitha travestitë-politikanë Perendimorë që i kemi për “liderë”…!!! Është i vetmi BURRË SHTETI sot në Botë, që pas 18 vjet në pushtet, ka një mbështetje kaq të gjerë në popull dhe… kjo i tërbon ata që botën e duan “një supë” të gatuar sipas oreksit të tyre…! Të bërtiturat dhe propaganta antiruse e “ronxhobonxhove” të Perëndimit, ngjajnë me lehjet e një koneje prapa kangjellave të hekurta të shtëpisë, kur në rrugë kalon një ari…!!!

    1. vanja says:

      Super kanina !!!!! Kur e mori Putin Rusine nuk kishin buke per te ngrene mbahej me ndihma nga Europa (prej politikes se Jellsinit dhe Gorbatçovit ) …. e sot eshte superfuqia e dyte !!!

    2. jon says:

      Kanina. Jane vetem cifutet qe po terbohen. Jane cifute 100% qe e organizojne ket fushate diskretituese kunda Rusise. S’kane as piken e tyrpit kur e krahasojne me Carin. Jo se Cari kishte gje te keqe por se pikerisht suksesi me i madh cifut ne historine e ekzistences se tyre mijravjecare si kali i trijes ne cdo komb te kotes u be realitet me vraseje e Carit nga vete cifutet. Bolshevizmi ishte komplet jo vetem ideologji, por edhe e organizuar nga Cifutet. Por Cifutin Guetta ajo qe i vjen keq atij eshte se cifutet sjane me ne pushtet ne Rusi dhe kejo qe po ndodh mund te ndodhi edhe ne vende te tjera. Demokraci do te thote Cifutet ne Pushtet. Kapitalizmi dhe komunismi jane 2 ane te te njetes monedhe cifute. Armiqte e tyre jane ata qe si neneshtrohen diktatures cifut te tjerat jane gjera kozmike.

  2. olimpia says:

    Nje artikull bulevardesk ….Tema ,ka shume analiza serioze ne shtypin boteror ,ne se doni te beni informacion te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje