Përplasja Rusi-Britani, May: Moska qëndron prapa helmimit të ish-spiunit rus

19 Mars 2018, 16:50Bota TEMA

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka thënë sot se vetëm Rusia mund të fajësohet për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Ajo ka hedhur poshtë mohimet për përfshirje në këtë incident, që i ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin.

Putin kishte thënë të dielën se është e pakuptimtë të mendohet se Moska qëndron prapa këtij incidenti.

“Jam e qartë në atë që kemi parë që se tregon se nuk ka asnjë përfundim tjetër, por shteti i Rusisë është fajtor për atë që ndodhi në Salisbury”, ka thënë May për Sky News, kur është pyetur nëse Putin është duke gënjyer.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, pas ekspozimit ndaj një agjenti kimik, janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në një spital në Salisbury të Britanisë.(rel)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje