Shqipëria shumë shpejt mund të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese.
Nëse Komisioni i Pavarur i Apelimit, organi i shkallës së parë i Vetingut, vendos ditën e premte përjashtimin nga drejtësia të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit me dokumentacion ligjor të pasurisë së deklaruar, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë më asnjë vendim, shkruan Shqiptarja.com.
Me dorëheqjen e anëtarit tjetër Besnik Imeraj, po për shkak të Vetingut, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me pesë anëtarë me mandat të plotë, aq sa duhet shumica e domosdoshme për të marrë një vendim.
Kushtetuesja përbëhet nga nëntë anëtarë dhe që një vendim të jetë i vlefshëm, duhet të votohet nga pesë anëtarë pro.
Por, nëse organet e Vetingut vendosin të ndëshkojnë anëtarin tjetër Fatos Lulon, siç edhe u dhanë disa sinjale në seancën e djeshme dëgjimore, Gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë dhe për pasojë as nuk mund të mblidhet më dhe as nuk mund të marrë vendim.
Ndërkaq, me vijimin e procesit të Vetingut një fat të tillë mund ta këtë edhe Gjykata e Lartë, anëtarët e së cilët kanë deklaruar pasuri marramendëse në vite të ndryshme kalendarike.
Mundësia e boshatisjes së gjykatave dhe prokurorive nga gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të procesit të Vetingut është paralajmëruar dy vjet më parë nga përfaqësuesit ndërkombëtar, por ende nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar në kolaps të përgjithshëm.
Me mire pa gjykata te korruptuara se me hajdut si keta gjyqtare qe jane kriminela dhe Po e shkaterojne vendin
Paguani me mire te huaj, prokurore dhe gjygjtare ,gjermane p.sh . dhe mbyllet korrupsjoni ne fushen e drejtesise,keni 15 vjet jo drejtesia keshtu ,jo ashtu dhe pa zgjidhur gje ! Kaq e veshtire ju duket ,apo vetem mashtroni qe do beni reforme ne drejtesi ?
Po u mbyllen keto gjykata padrejtesie cfare ndodh? Asgje e keqe, do ikin hajdutet, do shtyhen disa ceshtje dhe me pas vjen normaliteti. Ndoshta kjo duhej bere qysh ne fillim, te largoheshin nga sistemi drejtesise te gjithe gjykatesit si pjese e nje sistemi te korruptuar. Pastaj te fillonte punesimi perfshi ata qe kane qene pjese e sistemit. Nje miku im ka 15 vjet qe nuk ben do nje ndarje pasurie (ndarjen e shtepise). Besoj se nuk ka gjyqtar te ndershem, qe eshte sjell korrekt apo nuk ka mare leke.
Merrni dhe caktoni me emerim çuna dhe vajza qe kane mbaruar dhe filloren jashte shtetit tone dhe ata te japin drejtesi dhe jo megahajdutet. Nuk ndreqet me kursantet e kursantat e Berishes Gjykata Kushtetuese dhe e Larta.
Besoj se dhe te tjeret mendojne keshtu.z
Keni 15 mije te diplomuar ne perendim therisni te vijne profesionistet dhe vendi hyn ne normalitet,te zhduket mediokriteti
Ndyshone ligjin pra, edhe krijoni nje gjykate tjeter ! Keni votat,pse nuk e beni?