Dërgonin njerëz drejt SHBA e Kanadasë, zbulohet skema e trafikut dhe si kujdeseshin organizatorët për klandestinët

21 Mars 2018, 15:54Kronika TEMA

Grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt SHBA, Kanada dhe Britani, kujdesej që personat që do dërgoheshin në këto vende të shoqëroheshin gjatë gjithë itinerarit nga pjesetarë të organizatës. ABC News zbulon disa detaje nga skema e këtij trafikimi.

 Trafiku i qënieve njerëzore drejt Kanadasë, SHBA dhe Britanisë ka qenë i mirëorganizuar nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët i shoqëronin vetë deri në destinacion personat që niseshin drejt ketyre vendeve

ABC News ka siguruar një dokument nga grupi hetimor, ku zbulohet skema si Luan Qyrku dhe Genc Osmanaj drejtonin këtë trafik të paligjshëm nga Shqipëria, drejt Bullgarisë e më pas, Belgjikës , duke pasur  Republiken Domenikane si pikë fundore për të arritur në SHBA.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar një rast ku, Qyrku, më date 8 shtator 2017, me automjetin e tij kishte kaluar nga pika kufitare e Qafë Thanës 5 persona, i ndihmuar edhe nga personi tjetër i prangosur Genc Osmanaj.

Ky i fundit kishte kaluar në mënyrë të parregullt në sistemin TIMS, pasi nuk ishte regjistruar, duke korruptuar edhe punonjësit e policisë Kufitare.

Ndërkohë, në Bullgari emigrantët e paligjshëm pajiseshin me pasaporta me ndihmën e Marin Vasiliev, i cili njihet edhe me pseudonimin “Ivani” dhe bashkombasit tjetër, Borisov  Krumov. Te dy keta shtetas bullgare jane shpallur tashme ne kerkim.

Udhëtimi në mënyrë të jashtëligjshme vijonte i kontolluar nga Qyrku dhe Osmanaj. Sipas  policies, pas  mbërritjes në Belgjikë , grupit kriminal i bashkohet edhe personi tjetër nën hetim Përparim Kule. Ky i fundit, shfrytëzonte njohjet në shtetin Belg dhe më pas ishte nisur drejt Republikës Domenikane, bashkë me 5 personat që donin të shkonin mënyrë ilegale ne SHBA.

Në dokumentin e siguruar nga burime prane grupit hetimor,  thuhet se:

 “Nga  Belgjika këta persona, të shoqëruar nga Përparim Kule, kanë fluturuar në drejtim të Republikës Domenikane, në qytetin Punta Cana. Nën kujdesin e shtetasit nën hetim Përparim Kule, personat u akomoduan në një banesë, ndërsa Kule u kthye përsëri në Belgjikë”.   

Deri tani të arrestuar për këtë aktivitet trafiku te qënieve njerëzore janë 40 persona. Ata akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë dërguar në mënyrë të paligjshme rreth 1000 persona në SHBA, Kanada dhe Angli./abcnews.al/

1 komente në “Dërgonin njerëz drejt SHBA e Kanadasë, zbulohet skema e trafikut dhe si kujdeseshin organizatorët për klandestinët”

  1. ela says:

    Cjane keto idiotizma? arestohen keta? per cfare se mdihmonin njerez qe te largoheshin nga ky vend i mallkuar? budallallak me brire arestohesh se ndihmon me para apo pa para crendesi ka ,hyrje e ligjshme apo e pa ligjshme? zoti token e ka krijuar per te gjithe dhe jo te ver kufi midis njerezve.njeriu duhet te jetoje aty ku do te jetoje aty kundihet mire,.per disa ide dhe regulla idiote per te kontrolluar njerezit i detyrojne qe te bejne veprime te paligjsheme.ne kete rast i areston.liron hajdutet dhe kriminelet politikane dhe areston keta,pse a e dini qe ne shqiperi fillon korupsioni qe ne gjeneze? po po ne momentin qe nena shkon per te lindur duhet ti jap doktorit per ndihme para,pastaj me vone per nje vend ne cerdhe,me vone per ne kopesht duhet te dorovise edukatoret per nje trajtim te mire te femijes e,me vone ne shkolle,e pastaj nje te drejt studimi nje punesim te ashtquajtur konkurs ,qe behet per te thene qe eshte konkurs ku favorizohen qelbesirat,nga qelbesirat'”” ish drejtoreshat” e bashkive e me radhe. ja pra korupsioni ,vetem Edi Rama i kamuflon me shou televiziv.ishin PD-istat po te pakten ishin te drejtperdrejt jo si keta .megjithate cinizmi i rilindasve eshte ;; motoja se po ke punuar ne bashki je i afte ,ndryshe nuk ka vend per ty.te jep idene se kushedi cfar ndodhte ne bashki? detyrimisht lind pyetja cfare te vecante kishin keta ish dhe jane bashkiak? atehere lindin shume pyetje cfare ndodhte ne bashki? me teper se pune? ndoshta ndarje fitimesh? apo. . secili kuptimin le ta nxjere vete.? haram socialisteve qe lejuan te lindte ;;Rilindja e qelbesirave” nuk u kenaqen me betonizimin e qytetit? e te tjera tjera .ketu ka faj dhe Berisha ka luajt nje rol mbeshtetes ke Rilindja.po tani? cfare po ndodh? ne keq ishim atehere ,e votuam me shprese se do te ndryshonte dicka,por jo fare?asgje. punesim =zero ,taksa ritje per cdo ze ne max(dhe ketu dallohen kush paguan inspektorin , behet diferencim,ne bashki drejton nje kryemafioz me njerezit e vete,sic eshte Ermal Kapllani,qe po te futet shiku shef shume cudira,pale te futet kontrolli i shtetit te prokurimet cudira te medha,por nuk futet se ka m,beshtetjen e Metes)biznese ne mbyllje,futja e bizneseve me Tvsh(sepse shteti nuk kontrollon dot shitjet me fature te distributoreve te medhenj) kontroll terrori psikollogjik mbi tatim paguesit,inspektoret tatimore seksere te studiove kontabel,si dhe garantues te bizneseve nga kontrollet pervec rrushfeteve e te tjerea tjera,qe te besh analizen athere jo te largohesh po pasi te largohesh duhet te hedhesh nje gure prapa.Cfare ben Rama me qeverine?asgje po tu ankohesh ministrave eshte e kote,sepse sduan tia dine, deputeteve ? thone sna i var njeri,kujt Rames ne asnje menyre ,se ke vec ofendime. njerezit shpresuan shume. tani u mesuam dhe na u vra shpresa.Tani jemi ne humnere.te kush te shpresosh? Te Meta? kuren e kurres. Te basha berisha? ne asnje menyre,te kush te |Erjon Brace? sja var njeri,pra te kush? atehere atdhetare mundohuni te ndihmoni ne largimin e njerezve tuaj nga ky vend.EDI RAMA E BEN VETEM PER NJE EMER TE VET NE BOTE,mos ti futemi analizave te sektoreve te tjere,shendetesi,arsimim,industris,permbytjeve e ku e ku sa te tjera.premtoi mos lejimin e transfertave jasht shqiperie,asgje,asnje investim.ky eshte ferri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje