Skandali me pronat, drejtoresha e Hipotekës ishte dënuar edhe më parë

20 Mars 2018, 08:55Kronika TEMA

Gjelina Bacaj, është drejtoresha e Hipotekës në Lezhë, e cila është vënë nën akuzë për skandalin me tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë.

Mirëpo ky nuk është rasti i parë ku Bacaj, e cila u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, del para Gjykatës së Lezhës, shkruan “Panorama.

Në vitin 2013, ajo është akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre” në një tjetër rast të ngjashëm.

“Panorama” ka siguruar vendimin për Bacajn, se si ajo ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas, sikur figuronin të patrajtuar me pronë.

Bëhet fjalë për një rast korruptim të vitit 2011, që u zbulua një vit më pas me katër persona që ishin trajtuar në mënyrë të paligjshme me pronë.

Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për personat e tjerë, sikur ata nuk ishin trajtuar më parë me pronë nga ligji.

Vendimi për Bacajn shkruan:

“Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë.

Më tej, vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës.

Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik “shkrimi e nënshkrimi”, nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj”.

3 komente në “Skandali me pronat, drejtoresha e Hipotekës ishte dënuar edhe më parë”

  1. Sarreqi says:

    Mafia gjithmone rekruton elemente te cilet i sakrifikon ne kohe dhe moment te caktuar! Gjela nuk paska nxjerre mesim nga hera e pare….

  2. Albi says:

    Po patjeter qe kjo eshte pikerisht personi i duhur per ate vend pune . Dhe keshtu si kjo i perzgjedhin te gjithe drejtuesit e institucioneve .Nuk ka nevoje per shume mend .Duhen persona te tille bedele te marrin te japin dhe t’u mbetet edhe per vete.Dhe ne fund te therrasin RROFTE MBRETI .Jane te gjithe derra te zhytur ne llucen e korrupsionit.Ne rast se do te duhej te vihej ne vend “nderi i neperkembur i shtetit” do te duhet qe bashke me kete zarben te dorehiqeshin te gjithe ata qe i propozojne , i emerojne , i kontrollojne .Eh moj rilindje sa shume u zotove.

  3. Vlonjati says:

    Ouuuu…..!!! Si ka mundesi qe kjo drejtoreshe e denuar njehere per shperdorim detyre ti kete shpetuar syrit vigjilent te komunistave te karit qe organizuan dhe konkursin per drejtuesit e hipotekave ne rang republike?!!!
    Pra, komunistat e karit qe drejtojne, dhe krye kari qe eshte ne qeveri, ka dashur ti jape dhe nje shans te dyte kesaj drejtoreshe qe te ndryshoje, qe t’i hyj udhes se drejte qe kerkon partia, por jo nuk qe e thene!! Kjo drejtoreshe mosmirenjohese ndaj bujarise dhe shpirtemadhesise se partise dhe krye karit, beri ate qe di te bej me mire, te vjedhe! Pamvaresisht qe kjo drejtoreshe ishte nder me te shkolluarat dhe me te aftat per ate vend pune, gje per te cilen dhe partia e promovoi duke e vendosur ne funksionin e drejtorit – megjithe te shkuaren e saj -, ajo prap katile ngeli!!
    Ahh… moj Rilindje… moj Rilindje…!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje