Rreh barbarisht të vëllain në Mat, tenton t'i marrë jetën për disa... gurë

19 Mars 2018, 11:44Kronika TEMA

Dy vëllezër janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në Mat ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sherri mes tyre ka nisur për disa gurë e cila degjeneroi me përdorimin e sendeve të forta.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi Romeo Lika, 44 vjeç, banues në fshatin Rremull-Mat.

Sipas të dhënave zyrtare nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, Lika është konfliktuar për një grumbull gurësh në rrugën e fshatit Rremull.

Pasi nuk ka pranuar që të negociojë me të vëllain, ai ka zgjedhur ta godasë me mjete të forta në kokë.

Shtetasi F.L., 55 vjeç pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.(TemA)

 

1 komente në “Rreh barbarisht të vëllain në Mat, tenton t’i marrë jetën për disa… gurë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje