Abuzimi me pronat: Ja kur pritet të dalë para gjykatës kryebashkiaku i PD

18 Mars 2018, 09:52Kronika TEMA

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, dhe 11 zyrtarëve të tjerë të bashkisë, do të dalin nesër përpara Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Seanca ndaj tyre do të nisë në orën 09:00.

Kreu i bashkisë u arrestua të premten pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj dhe zyrtarëve të tjerë, me urdhër të Prokurorisë, janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2.

Ndërkohë, arrestimi i Frrokajt është pritur me protesta nga simpatizantët e tij, të cilat kanë filluar prej ditës së djeshme dhe vazhdojnë edhe sot të mbledhur para bashkisë. (TemA)

1 komente në “Abuzimi me pronat: Ja kur pritet të dalë para gjykatës kryebashkiaku i PD”

  1. Lumi A says:

    Protestojne se kane arrestuar autorin e vjedhjes se pronave te popullit. Ka me absurde se kjo? Pikerisht per kete keta hajduter kane bere kerdine pasi kane sllever qe I perkrahin. Ju protestus na beni nje nder te pakten: jepni edhe pronat tuja ketyre hajduterve se jane ne hadh. Po ikeni ne shtepi o njerz pa shtylle korrizore dhe lerni drejetesin te flas. Nuk e kuptoni se skllaveria e juaj vjen nga keta per te cilet ju protestoni. Turp, Turp, dhe vetem Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje