Super aksion i policisë në të gjithë vendin: Dhjetra të arrestuar, mes tyre zyrtarë e punonjës policie

17 Mars 2018, 10:31Kronika TEMA

Një mega operacion policor është ndërmarrë gjatë natës në disa qytete të Shqipërisë.

Në operacionin janë angazhuar të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

Operacioni po vijon në qytetet Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër e Korçë.

Burime nga policia thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetra persona, saktësisht 40 deri tani, ndërkohë që janë lëshuar 51 urdhër-arreste.

Mes të ndaluarve ka dhe zyrtarë dhe punonjës policie.

Arrestimet janë kryer për aktivitetin kriminal për trafikim emigrantësh në SHBA deh Kanada

Operacioni është ende në zhvillim dhe policia është treguar tepër e rezervuar për informacione.

Burime nga policia tregojnë se janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale, por detajet pritet të mësohen në vijim.(TemA)

12 komente në “Super aksion i policisë në të gjithë vendin: Dhjetra të arrestuar, mes tyre zyrtarë e punonjës policie”

  1. Po te zbatohen ligjet, gjysma e shqiptareve shkojne ne burg,qe nga vjedhjet mashtrimet droga sharjet ndertim pa leje shkeljet rrugore pushtim dhe pervetsim pronash fallsifike vizat e dikurshme…..

    1. LORA says:

      Ti duhet te jesh vete per burg,,,,perderisa ”paske” statistika te sakta te aspiranteve per burg.
      Une mendoj krejt te kunderten tende;qelbi i 28 viteve te fundit,i perbashkuar tash ne betejen e mbijeteses perballe Vetting-ut dhe Drejtesise se Drejte,eshte tejet i interesuar per propagandimin e nje shoqerie te inkriminuar ne menyre pandemike,,,si nje rreth vicioz nga i cili eshte praktikisht e pamundur te dilet .Sipas teje i bie qe nje pakice e vogel qenka vjedhur dhe abuzuar,,,,gje qe eshte krejt ngjarje e pamundur ,per gjallimin e nje shumice kusare.
      E kunderta po,,,,ke per t’a marre vesh edhe ti ,qe eshte keshtu si them une.

    2. ??? says:

      Asnje nga fisi im nuk shkelur ligjin dhe jetojne me pune. Duhet te kesh nje familje te degjeneruar qe te mendosh te gjithe Shqiptaret jane kiminele.

    3. Shigjeta says:

      Ore lamash , kush ti tha keto statistikat ?? Saliu ?? Pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit …na beke gjysmen e shqiptareve ti rocke , mos nangateron me Saliun ??

  2. LORA says:

    Mbeshtes me gjithe fuqine e mendjes Policine e Shtetit ne punen e saj ,me rritje cilesore progresive.

  3. Omer Zgjuarsia says:

    Shqiperia, si ne burg si jashte burgut eshte njesoj,futi te gjithe brenda se kjo paska qene demokracia alla shqiptare,rrofte Edvini dhe Zahoja dhe Omer Bazi.

  4. Bushi says:

    Bravo policia! Kjo tregon se kemi nje fije shprese per te na kthyer sigurine e jetes dhe te prones.Forca e ligjit po u zbatua keshtu,do jemi me te sigurt dhe do kapen edhe peshqit e medhenj,te cileve u ka hyre tartakuti ne bark.Le te berrtas e gerthasin sa te duan lakenjet e opozites,te cilet nuk i duan keto qe po bene policia,pasi te arrestuarit jane njerez te tyre shume te korruptuar.

  5. TOMORI SHBA says:

    NJe bravo te madhe ministrit te brendeshem, zotit Fatmir XHafa dhe Kryeprokurores, zonjes Arta Marku. qe po gogasin krimin e organizuar ne te gjitha drejtimet.
    Fillimi i mbar, per te zen edhe peshqit e medhenj se shpejti. Keshtu edhe vendi yne, dote behet shtet. SHpresojm shum.

    1. g says:

      krimi nuk goditet duke kap 40 gjynafqare o militant i ridhjerjes or duke shkaterruar gjithe kliken krimi ale olitike dhe mbi 40 orgianizata mafioze qe jane mish e thua me politiken, nder kryesoret e ketyre eshte edhe edvin droga

  6. popull pa fat says:

    mbas sali berishes ai qe e beri popullin tone kriminel eshte edi rama, ne itali 2 ne 3 shiptar meren me droge edhe per kryeministrin tone eshte gje mese normale sepse kryeministri jone mendon qe shitja e droges na ngre GDP, harron qe populli i shkret eshte kthyer ne bande kriminale me shtytje te politikes.

  7. XXX says:

    Hajde shyqyr se kemi degjeneru keq..!

  8. Popull me fat says:

    O populli pa fat, po ku i numerove ti more pis ata 2 ne 3 Shqiptaret qe merren me droge ne Itali? Po si ke fytyre ti more horr te akuzosh mijra bashkekombes qe derdhin djerse e gjak duke punuar larg familjes per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje