PROFILI: Kush është Fran Frrokaj, kryebashkiaku i Lezhës i arrestuar sot

16 Mars 2018, 18:37Kronika TEMA

Fran Frrokaj, kryebashkiaku që u arrestua sot, pas akuzave për tjetërsim prone në Lezhë, ka mbajtur disa poste publike.

Për tre mandate rresht ai është zgjedhur kryetar i Komunës së Shënkollit, ndërsa në 2015 qytetarët i besuan drejtimin e bashkisë së Lezhës.

Posti si kryebashkiak nuk ka qenë i vetmi post publik që ka mbajtur Frrokaj.

Kryebashkiaku i Lezhës fillimisht është zgjedhur kryetar komune.

Këtë post Frrokaj e ka mbajtur për tre mandate me radhë, nga viti 2003 deri në zgjedhjet lokale të 2015-ës, kur qytetarët e Lezhës i votëbesuan drejtimin e bashkisë.

I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë mekanike, Universiteti i Tiranës, Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin juridik, Universiteti  ‘L.Gurakuqi’,  Shkodër.

Për disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrugëve, Lezhë.

Për katër vite 1995-1999, Frrokaj ka punuar Oficer i Policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe për një vit ka qenë shef i policisë rrugore  në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Kryebashkiaku i Lezhës ka mbajtur edhe disa poste të tjera publike.

Ai ka shërbyer si përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Lezhë dhe Tiranë në vitet 2000-2003.

I pari i Lezhës, që sot është në kushtet e arrestit, ka një aktivitet të gjatë partiak dhe që prej vitit 2014 nënkryetar i Partisë Demokratike në degën e Lezhës dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

4 komente në “PROFILI: Kush është Fran Frrokaj, kryebashkiaku i Lezhës i arrestuar sot”

  1. Pedro i ri says:

    Ka mbajtur poste hajdutesh gjithe kohen

    1. Unë says:

      Keni fytyrë dhe shani Franin. E njihni? Ai është njeri I jashtëzakonshëm që I ka shokët e rrallë

  2. Nick says:

    Apapaaaa çfare CV-je e pasur…
    Duhet te shtoni edhe qe i ngjan Murrizit te Lushnjes edhe behet tamam fare!

  3. Bgredetasi says:

    mafia eshte edhe ne Arshiven e Lezhes ku ne pranga duhet te shkoje Angjellin aish drejtoresha e klanit Pd-se. Ajo eshte nderlidhsja dhe fallsifikatorja me e madhe e dokumetave te pronave ne Lezhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje