DETAJET: 43 persona në pranga për 2.5 t drogë, kreu i DIA-s në Tiranë zbulon prapaskenat e operacionit "Shefi"

16 Mars 2018, 11:55Kronika TEMA

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe drejtori i Antimafias (DIA) në Rajonin e Puglias në Itali, Ettore Cardinali, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ata kanë dhënë detajet e para lidhur me operacionin e tre ditëve më parë që çoi në arrestimin e 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë.

Hajdarmataj u shpreh se operacioni është kryer në koordimin e prokurorive të të dy vendeve.

Nga ana tjetër drejtuesi i DIA-s sqaroi termin e përdorur për kodimin e operacionit “Shefi”.

Sipas tij nuk ka të bëjë me persona të veçantë, por lidhet me organizimin hierarkik të grupit të trafikut të drogës.

Deklarata e prokurorit Hajdarmataj:

Nga operacioni janë proceduar 21 shtetas shqiptarë, 19 të arrestuar dhe dy në kërkim të cilët janë pjesë e grupevbe të strukturuara kriminale, të trafikut të narkotikëve Shqipëri-Itali, të lëndëve narkotike kanabis ku 2016-2017 janë sekuestruar 2.5 ton, 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë. Arrestimi si rezultat i hetimeve të përbashkëta të prokurorisë së krimebve të rënda tiranë dhe prokurorisë së barit në Itali. 

Në 2017 mes dy prokurorive është nënshtrkaur një marrëvshjeve për hetimet e përbashkëta hetimore. Tre nga shqiptarët e arrestuar ndodheshin në vendin tonë dhe ishin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë. U arrestuan në datën 14.03.2018. Ky operacion shënon finalizimin e një bashkëpunimi mjaft të suksesshëm, duke bashkuar edhe njëherë vullnetin tonë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Është hera e parë që në një operacion të tillë marrin pjesë edhe oficerë të DIA-s të cilët treguan frymën e tyre të bashkëpunimit në terren me Policinë e Shtetit. 

Ndërkohë është dhënë masë arrest me burg për Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi. Hetimet janë ende në vijim. Në kërkim janë shpallur edhe dy shqiptare Marlin Aliaj dhe Andi Peshku”, tha Hajdarmataj.

Pyetje nga gazetarët: 

Pse u quajt “Shefi” operacioni i madh antidrogë?

Kreu i DIA: “Shefi” sepse organizimi vinte nga lart. Sa i përket zonës nga vinte droga, duhet të jetë zona e Orikumit. është emri i cili i është vendosur operacionit, jo emri i një personi të caktuar. Në vijim të hetimeve janë vënë dy organizata të ndara nga njëra-tjetra. Njëra që bënte shefin në Bari drejtonte lëndën narkotike dhe tjetra që e shpërndante. Pra, ishin dy organizata të ndryshme. 

Çfarë përfaqësonin personat e arrestuar në Shqipëri gjatë operacionit “Shefi”? Ka pasur ndihmesë nga policia? 
Kreu i DIA: Nuk kemi të dhëna të tilla. Këta përfaqësonin furnizuesit e lëndës narkotike.

Hajdarmataj: Nuk na rezulton me background përfshirja e tyre në biznese. Kjo do jetë pjesë e hetimeve në vijim.  

Ardi Veliu: Gjatë hetimeve nuk është se ka pasur bashkëpunim mes furnitorëve të drogës me individë të policisë shqiptare.  

Emrat e shqiptarët të arrestuar nga “Shefi”

1-Dritan Naci, 31 vjeç

2-Mariglen Shusha, 31 nga Vlore

3-Vullnet Daci, 28

4-Gezim Bircaj, 53

5-Malton Lleshi, 34

6-Fiqiret Seferi, 53

7-Ernest Peza, 26

8-Leonidha Sejdiaj, 51

9-Elton Ismaili, 38

10-Ferhat Hajdini, 44

11-Vullnet Cila, 38

12-Shpetim Shehi, 38

13-Donial Drolli, 28

14-Ibrahim Xhihani, 25

15-Ergen Seferi, 27

16-Arian Kërtusha, 47

17-Senat Hallunaj, 22 nga Shkoder

18-Hamid Seferi, 24

19- Marlin Aliaj 23 Në kerkim

20-Andi Peshku 28 Në kerkim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje