Erison Durda ishte vetëm 7 vjeç e gjysmë, në 15 marsin e vitit 2008.
Ai ndodhej shumë pranë fabrikës së demontimit të municioneve kur shpërtheu dhe mori plagë të rënda djegieje në të gjithë trupin.
Pas 18 ditëve betejë me vdekjen, në një spital në Brindizi të Italisë, më 4 prill mbylli përgjithmonë sytë, duke u kthyer tragjikisht në një nga 26 viktimat e shpërthimit të Gërdecit.
Ai ishte një fëmijë i shëndetshëm dhe energjik. Nxënës me nota shumë të mira, i klasës së parë.
Po aq të mira i kishte marrëdhëniet edhe me lojërat dhe biçikletën.
Madje, atë mesditë po bënte garën e radhës me shokët, derisa shpërthimi në fabrikën e demontimit në Gërdec do t’a çonte drejt një gare… që nuk e fitoi!
Zamira Durda, nëna e tij, prej 10 vitesh kërkon drejtësi për të birin, ndërsa kujton bisedën e fundit me të.
“Vjersha e fundit që më ka thënë ishte kur u takova me të në spital.
Më thoshte doktori foli djalit gjatë gjithë kohës, që të rrinte zgjuar.
Kur e pyeta për detyrat, mbaj mend që më tha se e kishin lënë Abetaren te ‘thuthuqi’ e menjëherë kaloi në gjendje kome për të mos u zgjuar më”, rrëfen Zamira.
Erisoni kishte dhe një ëndërr.
“Gjatë mësimeve, kur e pyesja se çfarë donte të bëhej kur të rritej, më thoshte se donte të bëhej president, që të shpëtonte Shqipërinë, por nuk arriti as të rritej”, kujton Zamira.
10 vjet nga vdekja e tij dhe 25 personave të tjera, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Fatmir Mediu etj, jo vetëm që nuk ndodhen në burg, por kapardisen ca në parlament e ca duke bërë pushime luksoze anembanë botës.
Por, gjaku i atyre 26 të pafajshmëve thërret për drejtësi, dhe në mos një ditë, ajo do të bëhet, në një mënyrë apo në një tjetër.(TemA)
u kane lidhur ndonje pesion familjeve te gerdecit shteti?
DREJTESI per Gerdecin dhe viktimet e shkaktuara atje nga banda e Sali Berishes,i biri dhe ministri ditezi i tij,Fatmir Mediu ,qe fatkeqesisht ne vend te ishin ne burg,kapardisen ne parlamentin shqiptar sikur te mos kete ndodhur gje.Kurse i biri i kulishit Berisha bredh boten me parate e nxjerra ne menyre kriminale nga i jati dhe vete ai si mafjoz qe eshte dhe vazhdon i pashqetesuar veprimtarine e tij kriminale qe ka filluar nen sqetullen e te jatit,qysh i vogel ,sepse sic thote dhe Izet Haxhia “qe i vogel i ka patur qejf parate”.Populli shqiptar dhe nder ta dhe familjaret e viktimave te Gerdecit,tani qe i degjeneruari shebek i Berishes dhe Ilir Metes e ka boshatisur zyren shpresojne qe kjjo ceshtje te rihapet dhe te gjykohet nga nje gjykate me te vertete e paaneshme dhe keta kriminele te mbajne pergjegjesi para ligjit per kete krim te shemtuar shteteror si dhe per te tjera krime qe rendojne mbi supet e tyre.
Te ish bere isgte bere drejtesia. Dhe nuk ka per tu bere. Kjo nene para se te qaje per femijen duhet te mallkoje 100 here ata qe i dhane duart dhe e bene mik perseri Berishen duke e votuar perseri.
Kjo nene duhet te mallkoje kete popull qe e la vetem, ashtu si te gjithe viktimat e tjera
Populli eshte i zene me mitingje per Partine dhe nuk kerkon denimin e krimineleve.
As kjo qeveri qe ka ardhur nuk ja bere asgje per drejtesine, perkundrazi, vetem eshte justifikuar se nuk ka cben.
Ndersa tani po derdh djerse per te provuar qe Luli eshte spiun rus. E duan ne burg gjoja.
Sikur nuk e pasjan ditur deri tani cfare plere spiune eshte Luli, dhe aq me keq sikur nuk kane pare e sikur nuk kane degjuar per ndonje krim tjeter me te madh se lobimi i Lulit.
Ja, ky krim ketu ne mes te sheshit. Me fytyre te viktimave qe nuk jane me..
Per kete krim nuk u kujdes askush. Pervec dates se kalendarit askush nuk e mori mundimin te shfletonte faqet e tmerrit dhe te pergjegjesve te tij. Ky eshte nje popull qe te ka lene vetem zonje.
Jo vetem ty, po te gjithe viktimat e krimit.
o mirel , po pse kjo qeveri e ka fajin qe nuk jane ne burg akoma ata ??? Ore po pse ci dije ti ata ?? budallenj ?? Ata qe vendosen te benin ato qe kane bere ,mos ti numuroje tani se ckane bere , sepse dihen boterisht nga te gjithe shqiptaret, per( Saliun e kam fjelen ) gjate 27 vjeteve , krijuan nje mekanizem te forte , te mbuloje gjithe veprimtarine e tyre , u zhduken dokumenta , njerez dhe deshimtare , vendosen gjithe drejtesine ne sherbim te tyre , dhe shume e shume masa te tjera qe nuk gjen dot perendia nga fillon dhe nga mbaron nje ceshtje , dhe kjo u be me mjeshteri , u desh nje kohe e madhe te behej gjithe kjo , keshtu qe nuk ta ka fajin as qeveria e sotme qe ben te pamunduren , por as kryeministri qe ti e shan perhere . Fajin e ka populli shqiptar qe i zgjodhi prap ne 2009 dha ata kishin gjithe kohen e bollshme ti mbulonin gjurmet me mjeshteri , keshtu qe mos i akuzo kot , do ta them une kush eshte kanceri i Shqiperise , neperka qe nuk ndihet por qe ka bere nje dem kolosal Shqiperise ??? Ai eshte nje , dhe quhet Ilir Meta , ai po te donte e razonte qeverine , dhe do fillonin hetimet sa qe e fresket ngjarja , por jo mori dhe ai “racionin ” dhe e mbylli gojen , u zgjodh prap dhe 4 vite te tjera , ata filluan te zhduknin cdo gjurme per ta bere shume te veshtire punen e kujtdo qe do nisi hetimet , per kete do na thuash gje ??? se ne komentet godet vetem Ramen , po per ILIR hajdutin a ke gje per te thene ??? . E kupton o mirel , jane tezgjuar kriminelat sjane budallenj ti zbuloje cdokush , se e mira eshte ti kapesh mat me fakte , me te dhena , me deshimtare , dhe jo me fjale te medha , drejtesia do fakte , do dosje do deshimtare , ku jane ata ?? ku jane dosjet ?? Tiku i zhduku , keshtu duhet pune kolosale te rindertosh gjithe mekanizmin e drejtesise qe te punoje me ndershmeri dhe tu japi fund gjithe padrejtesive qe hoqem dhe heqim ……..
Me vjen keq moj zonje. Mos u dorzo. Ne burg eshte pak ti futish keta vrases….
Saliu, Shkelzeni dhe Fatmiri u shofshin me liber shtepie.
Dhe me fletore për detyrat e klasës
Te humbasesh djalin 7 vjec driten e syve eshte e paimagjinueshme….. Nuk ka ngushellim qe ta qetesoje shpirtin dhe zemren e kesaj nene….. ?
Nuk mund te kerkosh drejtesi tek monstrat qe shkaktuan ate masaker qe bene monstrat Sali, Shkelzen, Fatmir, Delijorgji, Pinari etj…..
DO TI SYGJEROJA NJE DICKA KESAJ NENE TE VRARE DHE POSHTERUAR NGA QEVERIA E MEPARSHME E SALI KRIMINELIT DHE SISTEMI I PA DREJTESISE:
NESE TE KA NGELUR NDONJE QINDARKE BEJE NJE INVESTIM ATY KU DUHET DHE HIQI QAFE KETO MONSTRA NE MOS ME DOREN TENDE ME POROSINE TENDE.
Shkrim prekes. Te te iki femija nga duart pa pritur epa kujtuar nga disa qe donin te pasuroheshin e po pasurohen me gjakun e ketij populli! Po po, rrengjethese kur r=e kujton. Por eshte edhe revoltues fakti se keta qe u vrane e u coptuan nga Sali Berisha me njerezit e tij,perseri votuan qe Saliu te ishte ne pushtet dhe Fatmir Mediu te behej perseri minister ,po jo ushtrie ,por mejdisi… pra te ishte perseri ne pushtet…