Sot bëhen plot 10 vite nga tragjedia e rëndë e Gërdecit, nderkohe qe autoret e ketij krimi shteteror nuk i ndahen politikes.
Më 15 Mars të vitit 2008 një fabrikë demontimi armësh shpërtheu në fshatin në periferi të Vorës, duke lënë 26 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara.
Thuajse të gjitha banesat e fshatit Gërdec u shkatërruan dhe vatra zjarri u përhapën gjithandej nga municionet.
Predhat fluturuan në ajër me kilometra dhe për vite me radhë zona përbënte rrezik. Në këtë fabrikë demontimi punonin njerëz të thjeshtë.
Ngjarja në fjalë shkaktoi shumë debate të ashpra mes opozitës së asaj kohe, e drejtuar nga Edi Rama, dhe mazhorancës me në krye Sali Berishën.
Opozita akuzonte për implikim në biznesin e dmeontimit të armëve djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Sot pas 10 vitesh familjarët që humbën të afërmit ende nuk kanë marrë drejtësinë.
mbetet dramatike kur e shikon
Ne se Japonia ka Hiroshimen dheNagasakin ,ku bombat atomike shkaterruan dy qytete dhe bene te mundur kapitullimin e saj ,Shqiperia ka Gerdecin ,ku Berisha shkaterroi nje fshat ,26 te vdekur ,qindra te plagosur ,por Berisha ,Mediu dhe banda e tij nuk kapitulluan ,perkundrazi jane akoma ne politike ,u pasuruan ,jane akoma ne pritjet shteterore ,ambasadoriale ,shetisin te gjitha zyrat e partnereve nderkombetare duke buzeqeshur me cinizmin e te vdekurve.Per fat te keq ,pa dashur te ofendoj njeri ,ne Shqiperi ka akoma njerez me psikologji mesjetare qe i votojne akoma ,nderkohe qe ne cdo vend te botes ,perfshi vendet me te prapambetura ,personazhe te tille do te ishin fshire me kohe jo vetem nga politika ,por do te kishin perfunduar prapa hekurave .Zeni ,impreditori ,gezon plazhet e Maldiveve….Havait….votoni ,,,,votoni Berishen ,qe tju çoje prape ne Gerdec ,ne sketerren e 97…
Te vrasesh 25 njerez, te shaterosh nje zone duke e rrafshuar eshte tmerr,dhe te mos hyje njeri ne burg kjo vetem ne qeverisjen e Sali krimineli ndodh.