180 mln euro kokainë, kalon në sitë pasuria Arbër Çekaj

13 Mars 2018, 14:41Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis në terren verifikimin e pasurisë për Donaldo Lushaj, Armando Pezakun dhe Arbri Cekajn pronarin e kompanisë “Arbri Garden” në kontenierin e të cilit u zbuluan 613 kg kokainë.

Burime nga akuza sqaruan për Report Tv se u është kërkuar informacion bankave, agjensive të transfertave të parave dhe hipotekave në lidhje me pasuritë dhe llogaritë e veprimet bankare të tre të proceduarve.

Për Cekajn po ashtu është kërkuar ndihma e Interpol dhe Europol për ta arrestuar pasi prej datës 24 shkurt 2017ai rezulton se ndodhet jashtë shqipërisë.

Këta shtetas po hetohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh pasi dyshohet se janë të përfshirë në ngarkesën prej 613 kg kokainë të mbërritur nga kolumbia në kontenierin e bananeve dhe sekuestruar më 27 shkrut 2018 me operacionin “Last Snow”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje